E enjte, 18.04.2024, 10:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Dy qendrat vendimtare te historise sone

E shtune, 26.03.2016, 08:00 PM


Dy qendrat vendimtare te historise sone - Kruja dhe Lezha

Nga Gjon KEKA

Pse i mora këto dy qendra, këto dy pika të orientimit tonë, të mesazhit tonë, të vizionit tonë dhe të vlerës së pavdekshme që kanë.Ka shumë arsye e njëra ndër këto është se pikërisht këto dy qendra janë ndër vendet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar europian.

Kruja duke qenë një metropol dhe një qytete i lashtë i Arbnisë dhe ilirëve, ka qenë gjithmonë zemra e heroizmit, shtylla, dhe vendi më me peshë në historinë e mesjetës respektivisht në epokën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kruaj ka bartë peshën e tërë diplomacisë europiane të kohës së mesjetës, sepse me rikthimin e Gjergj Kastriotit tanim sytë e tërë popujve të Europës ishin kthyer kah Kruja, kah lideri, strategu dhe vizionar i saj, i cili u bë mburoj e civilizimit të përbashkët të familjes europiane.

Kruja është vendi ku u mbrojtë qenja arbnore, nga hordhitë osmane, Kruja është pika e referimit dhe monument i lirisë, pavarësisë dhe i rikthimit të dinjitetit arbnor e europian. Aty nuk është mbrojt vetëm qenja jonë arbnore dhe identiteti e kultura aty është mbrojt e tërë europa, sepse Kruja në krye me Gjergj Kastriotin u bë murë i pakalueshëm për pushtuesin barbar osman.Vlera historike, monumentale dhe heroike që ka Kruja nuk ka vend në botë që mund të krahasohet për nga qëndresa, për nga arsyeja se ishte pikërisht ky vend, ky metropol në atë kohë i cili kishte marrën epitetin e metropolit të Aleksandrit të dytë, e metropolit të Vizionarit, e metrolpolit të Atletit të Krishtit, e metropolit të Strategut dhe liderit të papërsëritshëm Gjergj Kastriotit.Prandaj „Gjergj Kastrioti Skenderbeu në luftën e tij heroike tridhjetëvjecare nga kështjella e tij Kruja u bë një nga emrat e shqiptarëve më të njohur në të gjithë Europën."(H.Gelzer, B. G. Teubner, 1904 faqe 184 )

Thjeshtë në atë kohë Kruja ishte kryeqendra e heroizimit, e sakrificës, e diplomacisë dhe e mbrojtjes se shtepisë së përbashkët të Europës si kontinent.Por kjo vetëm nga një njeri, vetëm nga një Aleksandër i dytë sic ishte Gjergj Kastrioti, pas vdekjes së tij Europa kishte mbet pa kryeqendrën e saj, pa strategun, pa vizionarin, thjeshtë Europa kishte mbetë pa mbrojtësin e saj dhe në rrezik të humbjes së vlerave të përbashkëta që kishte. Por edhe pas vdekjes sërish Shqipëria u bë ndales e dytë e osmanëve barbarë, sepse aty u ndal, aty bëri fushën e saj të marrëzive, të gjenocidit, të zhvlerësimit të Shqipërisë nga një Shqipëri e Kastriotit dhe europiane në një Shqipëri osmane.Në Shqipëri pushtuesi barbar osman e shfryu urrejtjen e saj ndaj këtij kombi të lashtë, ajo aty përdhosi dhe ndaloj të gjitha cfarë përfaqësonte ky komb dhe duke e divorcuar atë për shekuj nga Europa, nga familja e saj e natyrshme.

Ndërsa Lezha, poashtu është një qytetë i lashtë, vend ku janë shenjtëruar themelet e bashkimit të fiseve dhe kombit, vend i marrjes së përgjegjësisë historike dhe fatit të vendit duke lidh besën me njëri tjetërin dhe duke vendos në krye të urtin dhe vizionarin Gergj Kastrioti.

Ky vend i vlerave të pavdekshme të kombit tonë përbën arsyen e madh të kohës në të cilën fati i kombit arbnor ishte i madh se kishte arritë që të unifikoj trupin e tij dhe të realizoj aspiratat e tij historike në luftën për liri kundër pushtuesit barbar osman.Por kjo nuk do të mund të arrihej pa seriozitetin e madh të Gjergj Kastriotit dhe fisnorëve tjerë, dhe sic dihet serioziteti është themeli i të gjithë prosperitetit të një shoqërie, individi, kombi etj.Lezha ka marrë karakterin historik të vecantë sidomos më Kuvendin e Lezhës së 2 Mars 1444, por duhet ditur se Lezha ka një histori edhe më të lashtë, është qëndra e vrojtimit të Shqipërisë dhe jo rastësisht Gjergji ka zgjedh këtë vend për themelimin e Kuvendit të Lezhës.Poashtu Gjergj Kastrioti vdiq aty ku edhe i bashkoj forcat dhe unifikoj kombin.Kështuqë Lezha është e rëndësisë së madhe historike sepse ka dy monumente atë të Kuvendit në Katedralen e Shën Nikollës, dhe vendin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, tek këto dy vende shqiptarët e vërtetë do të duhej gjithmonë të përkulen dhe të frymëzohen e marrin frymën e unitetit, e pavdekësisë dhe seriozitetit të Gjergj Kastriotit dhe porosit e tij.

Shqiptarët sot mund t'i rikthehen rrugës së Gjergj Kastriotit vetëm pasi të kuptojn drejtë luftën që ai bëri kundër pushtuesit barbar osman dhe ideologjisë së saj që la në trojet shqiptare.Gjergj Kastrioti nuk lejoj që ideologjia e pushtuesit osman të zë rrënjë tek arbnorët sa ai ishte gjallë, madje ai nuk la asnjë gjurmë të pushtuesit në trojet arbnore, sepse ai donte një Shqipëri të pastër dhe europiane.

Me pak fjalë këto dy monumente, këto dy vende të paçmueshmë kombëtare flasin më tepër se të gjitha monumentet e mermerit dhe bronzit, aty janë burimet e përjetshme, dhe mbeten si vendet ku kishte strategji, diplomaci, politik të gjithanshem dhe unifikuese si dhe të frytshme dhe këto janë dhe do të jenë për të gjithë brezat e ardhshëm.Prandaj edhe sot sado që nuk janë punët mire dhe nuk janë si Kosova dhe Shqipëria duke ecur rrugës dhe vizionit të Gjergj Kastriotit ato nuk mund t'i rezistojnë diellit i cili na ndriçon të gjithë ne, e cila zgjon të gjitha qeniet arbnore në jetë dhe përshkruan atyre rrugën që ata duhet të ecin në dritën e etërëve tanë të lashtë dhe mbi të gjitha në udhën e Gjergj Kastriotit, udhë kjo e rikthimit tek rrënjët tona, e rikthimit të Shqipërisë në familjen europian.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora