E merkure, 01.05.2024, 05:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Në Ditën Botërore të Poezisë

E shtune, 26.03.2016, 07:44 PM


Në Ditën Botërore të Poezisë

Nga Mehmetali Rexhepi

Miq të çmuar! Mësimdhënës, bashkë-edukatorë, arsimues e veprimtarë të çështjes kombëtare! Mirë se keni ardhur në këtë mjedis arsimor! Ardhja e juaj ka nderuar Ditën Botërore të Poezisë, mësimdhënësit, nxënësit dhe Drejtorinë e Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Të nderuar artdashës! Më keni respektuar mua, si letrar, edukator e veprimtar!

Nisma e këtij takimi përkon  me përmbylljen e karrierës sime arsimore në korrikun e këtij viti mësimor.

U jam mirënjohës përjetë!

Kësisoj, bashkohen ndjesitë tona për të bukurën, për të madhërishmen e sublimit njerëzor. Secilin prej nesh e përshkojnë këto kategori estetike të së bukurës, por vetëm poeti arrin t`i kap maje penës disa nga fijet e ngërthyera, dhe me prekje refleksive shfaq përfytyrime, pamje, mozaik idesh, gjendje magjike për fisnikërimin e prozës së jetës përplot me gjemba stresesh.

Nuk e kuptoj dot jetën pa poezi dhe pa liri. Liria dhe poezia ishin dhe mbeten sinonime të papërmbushura për shqiptarët në kapërcej të shekujve të egër. Te ne, sapo e nxirrte kokën njëra tjetra mbyllej në guacën magjike... Kur na mungonte e para e gjakonim, të fshehur, prapa figurave të dytën... Ndonjëherë, nga trusnia e jashtme, aq shumë e rrudhnim shpalimin e saj, sa e lëndonim të lëngonte edhe në stinët mëkuese...

Tashmë kur jemi brenda sinonimeve të tyre, liria ia ka zgjatur dorën lektisjeve të poezisë... Andaj, të mos ia këpusim atë dorë delikate asaj... Nga ajo dorë prore flluskuese  duam  dhe përkëdheljet e saja lëndore...

Mësyjmë që liria dhe poezia përmes të gjitha ngjyrave, të dukshme e të padukshme, t`ia zgjerojë e kthjelltësojë shkëlqimin shikimit, t`ia hollojnë udhët frymëmarrjes për depërtime në zemra; mes drurësh frutorë të mendimit, mes vuajtjesh e shërimit të racës njerëzore, mes dhimbjes e lumturisë, mes hulumtimeve e kërkimit  në të errëtat e ndërdymes, në enigmat brenda dhe jashtë nesh...

Me lejen tuaj, lexues të çmuar: i falem poezisë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora