Kulturë
Janaq Pani: Kuvendim me lexuesin shkollor
E hene, 28.03.2016, 11:11 AM
Janaq Pani
KUVENDIM ME LEXUESIN SHKOLLAR
Poemth
Diploma katedrash
Më janë privuar,
Në shkollën e jetës
U pata "zdruguar".
Për vite me rradhë
Ngado që jam endur
Të gjithë librarët
Miq më janë gjendur.
Çdo liber që dilte
E përcillte vlerë,
Nga "poshtë banakut"
Me mik e kam blerë.
Mëngjesi pastaj
Më gjente mbi liber,
Pranverë e verë,
Vjeshtë apo dimer.
Në vlug emocionesh
Dhe shënime mbaja,
Për fate heronjsh
Qeshja apo qaja.
Sa ëndrra më linden
N'atë moshë me vlerë,
Ëndrrat m'u përndritën
Veshur me ylberë.
Me këshilla t'urta
Libri m'u bë prind,
Në qiejt e ëndërrt
Një krijues u lind.
Eca këmbadoras
Duke shkelur vitet
E një ditë veten
E pashë të rritet.
+++
Thesari i popullit
I "tjerur" aq hollë
Ka qënë në vite
Shkollë e mbi shkollë.
Dhimbjes e gëzimit
Me afsh përvëlues
U këndoi bardi
Me pathos krijues.
E fjalën e mençur
Fjalëzën nectar
Ma bëri dhuratë
Ky popull bujar.
Me thëniet e urta,
Ninullat e djepit
U vesh gjelbërim
Udha e poetit.
Me njerëzit e thjeshtë
U ula pa qibër
T'u lëçit mendimet
Ashtu si në liber.
Nëpër rrjedha vitesh
Emocionet mbarten,
Lumi me prurjet
Qjeron shtratin.
+++
Nëpër rrjedhë vitesh
Mësova sekretin,
Te fjala e gdhendur
Do ta gjesh poetin.
Fjala gdhend vetveten
Po gdhend edhe gurin
Burrëron fëmijën
Sendërton dhe burrin.
Veç fjala e mençur
Ka peshë e meter
Të urtë mendimin
Ta gdhendë në letër.
+++
Në pemën e jetës
Fruta lidhin vitet,
Një i pret të bien,
Tjetri lart të ngjitet.
Kush guxon e ngjitet
Më tej do provojë
Dhe në qiej ëndrrash
Do të fluturojë.
Gjithkush uron veten
Shqiponjë të ngjajë,
Shumë mbeten rrugës
Ngjiten pak në majë.
Në majat s'i ngjite
Mos shih me zili,
Që përbrenda shpirtit
Të mbetesh njeri.
+++
Dhe erdhi një ditë
Driteroi bujar
N'armatë krijuesish
Më rreshtoi ushtar.
Një kafe të pish
Me njerëz të zgjuar
Minuta e orë
Rrjedhin pa kuptuar.
E me kokën mbas
Do ndahesh prej tyre,
Një hare e gaz
Të ndrit në fytyrë.
Ja, kështu më rrodhi
E tërë kjo jetë,
E përsëri nxënës
Si dikur kam mbetë.
+++
Sa rrëfeva sot
Them do ketë vlera,
Se fjalën e shkruar
Nuk e fshin dot era.
Kjo na ish receta
Që më dha ca vlerë...
Vogëlush lexoje
Në dorë kur të t'bjerë.
Në se brenda teje
Do ndjesh emocion,
Jo, më shumë se kaq
Shpirti im s'kërkon.
Toronto Gusht 2010