E merkure, 30.04.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Vajza e kapitenit

E hene, 28.03.2016, 11:22 AM


Vajza e kapitenit

Nga Shahin Ibrahimi

Ti rrish pranë një njeriu në nevojë do të thotë të rrespektosh vetveten, dhe të respektosh vetveten do të thotë të njohësh dinjitetin njerëzor, ka thënë një njeri i mënçur. Shumë herë më qëllonte të rrija pranë tij për ti hequr disi  mërzitjen që e kaplonte, se sëmundja që vuante e demoralizonte shumë. Ai ishte njeri i punës dhe i qejfit, i shëtitur dhe shumë i  kulturuar, por mbi të gjitha fjalë pak dhe largpamës.

Buzëqeshja që jepet falas një njeriu që vuan dhe është i prekur nga malli i së kaluarës, tretet shpejt me shpejtësinë e tymi të oxhakut që del në hapësirën e pa fund të qiellit, ndërsa atë loti e ka braktisur dhe të shikon ty si miop.  Në fakt unë jam një tip që molekulat mi ka forcuar deti, sepse unë jam rritur pranë tij, ja njoh buzëqeshjen dhe brengat e padukshme sepse ai i fsheh në hambarët e anijeve dhe i dërgon diku larg, larg banorëve të tij siç na quajnë ne marinarët dhe gjallesat që marrin frymë në ujë. Oh anija ime e dashur që ke udhëtuar ujrave të oqeanëve të plakur, veç ne detarët dijmë ti dëgjojmë ankesat e tij. Oh moshë e sakatosur, ngaqë sot qielli ka bërë fole për njerëzit e lënë në harresë, që gjithë jetën e tyre kanë punuar me vullnet dhe passion, dhe tani vjen një kohë që dëshirojnë të shijojnë ledhet e së kaluarës, si për të lehtësuar sado pak zëmrën që po venitet çdo ditë e më shumë. Ja këto mbresa vazhdojnë të më lenë herë pas here, vullnetet e njerzve të ndryshëm me të cilët kam punuar, që kanë pasur në vetvete besimin, dhe me punën  e tyre kanë kthyer çdo gjë të peshojë nga e drejta reale, dhe jo nga hipokrizia dhe pabesia.

Ai qeshi me vete kur dëgjoi, që njeriu shpesh sheh lëndinat ku ka kaluar në jetë, ai vetë nuk kish kaluar nëpër lëndina, dhe jam i sigurtë se në vënd të lëndinave atij, mund ti dalë përballë vegimi i një peshkaqeni i cili ecën në qejf të vet në detin e gjërë, apo një tufë pulëbardha në udhëtim të lodhshëm.

Urrejtja dhe dëshira kanë të njëjtin zjarr, të djegin njëlloj po ti japësh apo ti marrësh nga të tjerët, as era e fortë, as ngrica e janarit, apo valët e detit, nuk e qetësojnë dot një zemër të prekur nga to. Amaneti i thënë dikur është një plagë që të rëndon në shpirt kur nuk arrin ta përmbushësh, apo nuk ja thua ndonjë të besuari që të ta çoi në vënd ai.

Vallë a e mban varri të bukurën?.

A nuk ka krahë dhe këmbë ajo mos të qëndrojë aty!.

Ai rrinte shtrirë me sytë shpesh herë në tavan dhe nuk i lëviste fare ata. Mos  ndoshta dhe në punën e tij sytë i mbante në të njëjtin drejtim pyeta unë vetveten në çast, sepse deti i gjërë ka lëvizje të përpikta, vetm kur anija hyn në port dhe ankorohet, apo kur kalojnë në një zonë ku ka ishuj dhe shkëmbej nënujorë, që nuk dalin mbi sipërfaqen e ujit. Më tepër ai qetësohet atëhere, kur sjell nëpër mënd gëzimet që ka përjetuar në punë dhe në jetë. Në përgjithësi ai është njeri i muhabetit, sepse ka se ç`të tregojë.

Një ditë më pa me vrejtje të çuditshme, unë i buzëqesha dhe e kuptova që ai  ishte në humor, dhe i thashë, që sot do më tregosh diçka nga ditët e mira që ke përjetuar. Atij sikur i ndriti fytyra. Qëndroi pak i heshtur bëri një  pohoim me kokë, vuri duart përmbi ballë sikur donte të mirrte prej tij kujtimet për ti treguar dhe më tha me zë të butë. Po:

Mirë bëre që më drejtove këtë pyetje, se dhe unë dua të dal pak nga vetja dhe të ndaj me ndonjë diçka që kam shijuar dikur, diçka të ëmbël dhe të  bukur për tja ëmbëlsuar zemrën. Dhe nisi të më tregonte.

Ishte muaji maj i vitit 1991, dhe unë punoja aso kohe Kapiten me anijen Iliria. Iliria në atë kohë ishte një nga anijet më të mëdha të flotës tregtare shqiptare. Ishte anije e madhe me një tonazh njmbëdhjetë mijë e pesëqind ton, dhe bënte rrugë të gjata si në Kinë, Poloni etj. Kjo bënte që ne të rrinim disa muaj pa ardhur në Shqipëri. Me rënien e sistemit monist në vënd, filluam të bënim lidhje tregtare dhe me shtetet ish socialiste si Bashkimi Sovjetik dhe Kina. U nisëm një ditë nga porti i Durrësit për në portin Brajla të  Rumanisë i cili ndodhet mbi lumin Danub të ngarkuar me mineral kromi. Pasi  shkarkuam nga qëndra na japin destinacionin e ngarkimit, për në një nga portet e Ukrainës diku në afërsi të Odesës që quhej Porti “ Iliçefs”. Ishte port i dorës së dytë ku hynin anije me një tonazh deri në njëzet mijë tonëshe. Dolëm nga Danubi dhe marrim drejtimin për në vendin e atyre njerzvë, që katër dekada më parë i quanim vllezër të një ideali.

Ishte politika ajo që na afroi dhe na largoi përsëri me rusët. morëm drejtimin e lindjes në Detin e Zi.

U drejtuam për në portin ku do ngarkonim. Anija ishte bosh dhe ecte lehtë dhe ishte në gjëndje të mire. Kishim fare pak kohë që kishte bërë riparimin kapital të motorit kryesor në kantjerin detar të Durrësit. Do të ngarkonim hekurishte për kombinatin metalurgjik të Elbasanit. Anija jonë ishte anija e parë shqiptare që shkonte në portet e Bashkimit Sovjetik që nga koha kur u prishëm me Hrushovin, për pikpamje politike në vitin e largët njëmijë e nëndëqind e pesëdhjetë e shtatë.

Asnjë anije Shqiptare nuk kishte qënë ndonjë herë në atë port, dhe në kohën që po afroheshim afër radës së portit, na marrin me radio dhe na njoftojnë që të ndalonim aty, mbasi nuk kish vënd të lirë në port. Ca re të bardha venin e vinin mbi një qiell të ftohtë lindor. Qëndruam pak më shumë se katër orë në pritje, kur në drejtim të anijes tonë pamë të vinte një skaf i cili na lajmëroi, që të futeshim në port duke na orientuar me shenja drejt kalatës që do akostonim anijen. Porti ishte i madh dhe mjaft i gjërë dhe nuk hasëm vështirësi. Akostuam anijen dhe e siguruam atë duke lëshuar cimat e mëdha për ta siguruar mos të përplasej me bankinën e tij. Ishim në pritje të veprimeve rituale që bëhen këto raste në çdo port, kur hyn një anije e huaj.  Mbas kontrolleve që iu bënë anijes, në anije hypën, disa foto reportierë që fotografuan anijen tonë në portin e tyre.  Mbas tyre erdhën dy doganierë, njëra ishte një zonjë e re me tipare të bukura dhe flokë bionde, tjetri një trashaluq i sertë dhe filluan veprimet proçeduriale të punës së tyre. Në ambientin ku u kryen veprimet pëballë saj qëndronte i varur flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa pak më tej ishte vendosur në një kornizë Gjergj Kastioti Skëndebeu, me një shikim të prerë dhe krenar i gatshëm për të treguar veten se kush ishte.

Ajo i hidhte sytë me admirim sa nga flamuri sa nga heroi ynë kombëtar. Se ç`kish në vështrimin e asaj gruaje, që për ne ishte e panjohur, por ai shikim më bëri të mendohem, se ai shprehte një respekt dhe dashuri të hapur. Duke shfletuar dekumentacionin, po mendoja se ndoshta do të ketë parë ndonjë film apo dekumentar shqiptar të kohës së diktaturës, ose ndonjë  të kohëve të përmbysjes së diktaturës në vëndin tone. Sepse atë periudhë staconet televizive të huaja i jipnin shpesh e më shpesh. Në ato filma me tirazh të shkurtër tregohej, urrejtja për regjimin që na la të varfër, apo pamje me largimin e shqiptarëve me anije dhe me ç`të mundnin në drejtim të Eurpës për një jetë më të mirë.

Ne komunikonim me të në gjuhën angleze, unë nuk e përvetësja mirë por mjaftueshëm sa për komunikim. Gjate proçesit të plotësimit të dekumentave ne u afruam atyre nga një kafe dhe nxorëm një shishe me konjak Skënderbeu të Korçës, që në atë kohë ishte i një cilësie të mirë, dhe kërkohej në tregjet e jashtme. Në konturet e jashtme të shishes etiketa kishte figurën e Skënderbeut. Ajo filloi të pinte kafenë me konjak. Në një çast mori në dorë shishen dhe e pa me kureshtje etiketën dhe figurën që qëndronte në të, dhe bisedoi me doganierin tjetër në rusisht. Ne po i dëgjonim pa kureshtje, por fiksuam vetëm fjalën harasho, që do të thotë mirë. Ishim në kuvertë të anijes pesë persona të ulur pranë një tavoline portative në karrike druri. Të tre ishim shqiptarë që në shkollë kishim mësuar rusisht, por që nuk e përvetsuam. Vetëm se çna kujtoheshin ndonjë fjalë shatra patra. Mbasi mbaruan dekumentacionin ajo befas na tha, që im atë ka qënë në Shqipëri në vitet 1956 deri në vitin 1958, kur miqësia midis dy Partive u lëkund dhe më vonë u prish. Im atë vazhdoi ajo ishte me detyrë  kapiten në flotën ushtarake detare ruse të asaj kohe, dhe erdhi në vëndin tuaj për të dhënë eksperiencë dhe të njihte specialistët shqiptarë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e nëndetseve, që shqiptarët kishin marrë nga shteti rus. Duke na parë ne në sy me një buzëqeshje që si shuhej ajo filloi të na tregonte mbi, përshtypjet që i kishte dhënë i ati në familje për njerzit që kishte pasur nderin të punonte.

Ajo fliste aq qartë dhe ëmbël për shqiptarët sidomos në mbajtjen e fjalës dhe bujarinë që i karakterizonte. Në veçanti babai thotë shpesh episode që i kanë lënë mbresa dhe që shfaqin më së miri vitalitetin e një populli ku nderi i familjes për të është diçka hyjnore dhe i shënjtë. Kisha rreth tetëmuaj që kisha shkuar në Shqipëri, banonim dhe punonim në bazën detare të Pashalimanit, në brigjet e mrekullueshme të detit Jon. Ju keni dete të ngrohta tha ajo me një zili të qartë në fytyrë. Një mbrëmje im atë shikoj pranë portës së bazës nga ana e jashtme të saj një djalë të ri civil, që po debatonte ashpër me një oficer ushtarak me gradën toger. Nuk kishin problem pune pasi civili i kërkonte llogari dhe e kërcënonte oficerin ashpër. U desh të ndërhynte  një nga oficerët e shërbimit që e largoi civilin e  nervozur.

Më vonë ne morëm vesh se oficeri i kishte propozuar motrës së tij për ta patur të dashur. U bë problem në komandë dhe në organizatë të partisë, ku morën vendim që oficerin ta transferonin në një bazë tjetër detare. Doganierja fliste ngadalë dhe sikur zgjidhte fjalët. Ajo siç dukej e kishte menduar dhe herë të tjera në vetmi këtë episode, dhe e kish marrë si një veçori kombtare, ku nderi i familjes duhet të ruhet me fanatizëm, dhe nuk lejohet të mirret nëpër këmbë rrugëve. Unë jam dakort me propozimin e oficerit tha ajo në anglisht, por  propozimi të bëhej me mirkuptim në familje, se një veprim i tillë në rrugë nuk krijon respekt tek të tjerët. Edhe ne e aprovuam me kokë mendimin e saj. U larguan nga anija duke na dhuruar një buzëqeshje dashamirëse dhe duke na lënë të kuptonim se kishim mendime të përbashkëta në disa aspekte të jetës familjare. Qënka ruse konservatore thamë ne me njëri tjetrin. Pra në ndërgjegjen e saj ajo e kish fiksuar se ky popull e ka dhe e ruan ndershmërinë, dhe nuk fal në parime. Qëndruam trembëdhjetë ditë në atë port të zhurmshëm me shumë lëvizje. Mbasdite dilnin nga anija për të parë qytetin, dhe për të kthyer ndojë godë. Si gjithë të tjerët dhe unë ditën e dytë meqë e kisha pushim dola në qytet i shoqëruar me dy shokë të mi. Shkonim ku na çonin këmbët, për të parë ndonjë gjë interesante të atij qyteti të pa njohur për ne. Ishte një qytet me rreth 90.00 banorë, ku banesat s`ishin të lartë, por të bukura. Binte në sy pastërtia dhe rregulli ngado. Me vete në xhepin e xhaketës kisha një shishe gjysëm kilshe me konjak nga ai që kishim pirë para dy ditësh në këtë port, të cilën e kisha harruar ta vendosja në komedinë.

Duke parë sa majtas djathtas, përshkruam shëtitoren kryesore të qytetit ku nuk kishte lëvizje makinash, dhe u kthyem  në një rrugisë dytësore për të parë më shumë qytetin, ku përsëri dolëm në afërsi të portit. Ishte herët, dhe  ora nuk kish vajtur ende tetëmbëdhjetë e mbrëmjes ndaj dhe vendosëm të kalonim kohën pranë një bari në afërsi të portit.

U ulëm të shkujdesur, siç rrinë zakonisht marinarët kur dalin jashtë portit në një vënd të huaj ku asnjë njeri nuk i njeh. Porositëm një birrë dhe dy votka sa për fillim dhe nisëm të bënim biseda për të kaluar kohën. Ndërkohë në tavolinën përballë ishte duke pirë kafe një çift. Burri që ishtë tek të dyzetat nuk po na i ndante sytë tavolinës sonë, kur ndeshte në sytë e ndonjërit nga ne i ulte i turpëruar, gjë që na ra në sy. Mbas disa minutash ai doli i vetëm nga lokali pak me nxitim, ndërsa shoqëruesja e tij shikonte vjedhurazi në drejtim të tavolinës tonë se mos largoheshim. Nuk e di pse dyshova tek ai njeri, se sigurisht ne ishim jabanxhi në atë qytet, dhe mund të na ndodhte gjithçka. Kishim përjetuar shumë ngjarje nëpër portet që kemi shkuar, prandaj nuk desha të isha pre e ndonjë ngjarje të ndonjë muzhiku këtu në Ukrainë.

Ju a thashë shokëve të iknim menjëherë pa ju treguar për panikun që më kishte kapur ato çaste, por atyre ju kishte pëlqyer votka dhe ishin ngrohur disi, dhe porositën nga një tjetër. Muzika në klub ishte tipike vëndase, ndërsa një televizor përballë jipte nje ndeshje futbolli, duke na bërë dhe ne pre të ndeshjes. Dhe pa kaluar as njëzetë minuta në tavolinën përballë erdhi përsëri ai  burri që u largua, këtë herë i shoqëruar me një të sëmurë me karrocë invalidi. U qetësova disi dhe nisa ta marr veten me të mirë për frikën time të kotë. Shikimet e të moshuarit u bënë më të shpeshta në drejtim të tavolinës tonë. Mbas një farë kohe ai ngriti godën e votkës dhe u afrua drejt nesh me një pamje të ëmbël. Na uroi gëzuar në gjuhën e tij dhe ne ja kthyem në gëzuar dhe faleminderit shqip.

Kur ndëgjoi përgjigjen tonë gëzuar ai diçka bisedoi me çiftin dhe ja dha një të qeshure të fortë. Dukej se diçka donte të thoshte, por nuk mund të shprehej se tavolinat ishin pak larg. Ne nga ana jonë ishim dhënë mbas sportit, papritur erdhi kamarjeri dhe solli një porosi, e pamë të çuditur. I keni nga ajo tavolina atje tha ai, duke bërë me shënjë në drejtim të çiftit. Morëm gotat dhe i thamë përsëri gëzuar dhe faleminderit në shqip. Ju bëftë mirë u përgjegj plaku dhe qeshi si fëmijë. U habitëm se nga mbiu ky shqiptar në Ukrainë thamë mes nesh me ndadalë. Ne e kuptuam dëshirën e tij, por që mos ta mundonim atë invalid, vendosëm në heshtje të shkonim tek ai. Por befasia më e madhe ndodhi pas. Pranë tij ishte ajo, gruaja bjonde e doganës. U shokova kur e pashë zonjën të ulur në karrike përbri të shoqit, çfarë koiçidence takimi në klub me doganieren, ajo na kishte njohur dhe i kishte thënë të shoqit, prandaj ai shikonte nga tavolina jonë. Ata do kenë biseduar dhe shkuan dhe e morën atë, të atin e vajzës dhe e sollën në lokal pranë nesh. Duhej të ishte tek të shtatëdhjetat, por ishte i rëgjuar nga sëmundja. Megjithatë në rini duhej të kish qënë i bukur dhe tip atleti.

Ai na përshëndeti rusisht me fjalën harasho që do të thotë mirë. Dhe pak më vonë ai formoi me vështirësi fjalët mirë dhe shëndet. Ne i buzëqeshëm dhe në shënjë respekti i kapëm dorën dhe i thamë mirë, mirë me shëndet, po ti mirë me shëndet, harasho shëndet. Ata qeshën, pastaj vajza i tha të atit që unë flisja pak anglisht dhe mund të kuptohesha mirë më të, se dhe ai dinte anglisht. Unë anglishten e kisha mësuar me metodikë se e kisha të nevojshme për komunikim në çdo port të huaj që shkoja dhe kjo më mjaftonte. Mirë i tha i jati dhe më foli në anglisht, një anglishte të thatë, por të kuptueshme, mbasi dhe ai kohët e fundit nuk e kishte përdorur. Una tha ai kam qënë oficer me detyrë kapiten në Rrusi, dhe kishte ardhur në Vlorë në Pashaliman tre vjet për ti njohur shqiptarët me nëndetset ruse, mbasi flota jonë luftarake e asaj kohe kishte armatim rus, shumë modern për atë kohë.

Ai fliste i menduar na shikonte, dhe s`ngopej së na pari. Përsëri unë nxora paketën dhe ju dhashë nga një cigare “ DS”, mbasi në atë kohë pija cigare të tilla, pastaj nxora nga xhepi i  xhaketës shishen gjysëm kilshe me konjak Skënderbeu, mora godat e rusëve, mbasi i shplava pak, ju hodha afërsisht nga një teke me miratimin e tyre. Ata e mirëpritën e provuan dhe ngelën të kënaur për cilësinë e konjakut. Kapiteni më tha që në Shqiperi unë vetëm nga konjak pija.

Më pas ai nisi të më tegonte mbresat që kishte nga Shqipëria. Përmëndi disa emra të oficerëve të flotës luftarake të asaj kohe, që i kishte bënë, dhe nuk duroi pa na  përmëndur, disa nga traditat e lashta që kemi ne si popull, si bujarinë, dhe të gjëndurit pranë në kohë të vështirë tjetrit. Ai tha që kur isha në Pashaliman ndërhyra për ti dhënë një marinari nga Kukësi shtatë ditë leje për shtëpi, mbasi e pashë të mërzitur dhe të përmalluar për familjen. Kur erdhi ai nga leja tha ukrainasi, ai solli në repart një gic të egër të vogël rreth dhjetë kilsh, të cilën pasi e poqëm e shijuam me raki rushi aty në ambientet e bazës në Pashaliman. Pastaj nisi ti tregonte vajzës dhe dhëndrrit për bazën që ishte në një vënd të bukur ku dhe deti ishte i pastër. Ai shprehu keqardhje që miqësinë midis dy popujve, që politika e prishi.

Ju si popull jeni popull paqedashës, që si bini njeriu në qafë, dhe partia juaj vazhdoi rrugën e ndërtimit të socializmit, ndërsa Bashkimi Sovjetik devijoi atë dhe përqafoi demokracinë, apo revizionizmin modern siç e quajti partia juaj me përbuzje. Burri fliste me keqardhje për çastin kur Shqipëria doli nga traktati i Varshavës më 1966. Ai fliste për kujtimet e tij dhe, çfarë shkruanin gazetat ruse të asaj kohe për vëndin tonë të vogël, por kaq rebel. Ne ndiqnim çdo lëvizje të tipareve të tij.

Nostalgjia e kujtimeve të shkuara e kishte mbërthyer keqas, dhe dukej se çlirohej në vetvete duke treguar, apo duke dhënë mendimin e tij të urtë dhe të sinqertë.

Qëndrum gjatë me ta dhe në fund u ndamë miqësisht duke i shtrënguar duart njëri tjetrit me respekt dhe dashuri. Kanë kaluar kohë nga ai takim, por unë ende dhe tani e kam para syve atë njeri të sëmurë që nxirte mjaltë nga goja për vëndin dhe për popullin tonë. Qëndruam në atë port trembëdhjetë ditë dhe u largum me një ndjenjë dashamirësie për ata njerës që kontaktuam, për dashurinë dhe respektin e tyre njerëzor.

Thellësitë e fshehta të jetës janë të llahtarshme, nuk ka në botë asnjë zemër që nuk përjeton të kaluarën me detajet më të vogla të saj. Në të kundërtën ato qëndrojnë të strukura në mes të errësirës që të ha gjallë, ndërsa brënda zemrës ndjejmë shqetësimin për veten dhe të tjerët, sfilitjen e lodhjes dhe vegjitimet.

Kujtimet e bukura janë si diej në mugëtirë. Ndaj dhe ata ndriçojnë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx