E merkure, 30.04.2025, 10:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shaban Polluzha - Hero i Kosovës

E hene, 28.03.2016, 12:19 PM


SHABAN POLLUZHA – HERO I KOSOVËS

 

Më 21 Shkurt  ‘ 45 –

Seç na u shua një yll  me besë !...

N’ kullë  t’ Dvoranëve të Tërstenikut –

Na  e  vrau  dora e armikut !

 

Vajtuan male e vajtuan fusha –

Na u ka vra Shaban Polluzha !

Na u vra trimi atdhetar ,

Komandant dhe luftëtarë !

 

Ju bylbyla që fluturoni ,

Në Drenicë kur të kaloni –

Shaban Polluzhën  ta kujtoni ,

Një këngë t’ bukur t’ ia këndoni !

 

Mbushë Kosova lule  Bozhure –

Ku e ka Shaban Polluzhën ?

Ku e ka atë patriot ,

Që Drenicës i del Zot ?!

 

Ka ra Dielli lugje m’ lugje –

Rreze drite mbi Polluzhën !

Mbi Polluzhë e mbi  Drenicë –

Rreze drite të Lirisë !

 

Shumë do vite kanë kaluar –

Shaban Polluzha nuk është harruar !

Për merita është  nderuar –

“Hero i Kosovës” është dekoruar !

 

*****

Në përkujtim të 71 vjetorit të vrasjes së heroit .

 

Gjilan, më 21.02.2016.        Demir KRASNIQI

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx