E merkure, 30.04.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Ismail Erebara, portret i plotësuar

E hene, 28.03.2016, 12:14 PM


ISMAIL EREBARA ,PORTRET I PLOTËSUAR I NJË ARSIMTARI

NGA QAZIM SHEHU

Libri i fundit i autorëve Faik Xhani dhe Hatixhe Erebara me titull :”I përkushtuari” më solli një mendim të përcaktuar dhe që vjen qartë në mendjen time tash sa kohë:Përkushtimin e disa njerëzve në fronte të ndryshme të jetës ,të cilët, heshturazi,pa bujë  sjellin kontributin e tyre maksimal në dobi të shoqërisë dhe të sendërtimit të shumë ideve dhe ëndrrave aqnatyrshme.Dhe, pa dyshim, këtë e sjellin së pari,ata,arsimtarët të cilët në dekada dhe një kohë të gjatë, punojnë pa u lodhur në përcjelljen e dijeve tek moshat e reja.Ky mendim që më shoqëron vazhdimisht ma sjell vetiu edhe pluarsyetimin se sa e vështirë është të përcjellësh dije kur dihet që në këtë përcjellje lypet interesim,vëmendje, tendosje nga pala dëgjuese,kultivim interesi dhe kulturë të dëgjuasve që ne shqiptarëve hop këtu e hop atje na mungon.Po transmetimi i dijeve kur bëhet në rrugë të drejta me profesionalizëm, durim dhe metodikë, natyrisht e gjen rrugën e vet, ashtu si ajo rrjedha e qetë e lumit  në shtratin që përcaktohet për të ecur.

Këto mendime, natyrisht më lindën pas leximit të këtij libri për profesorin e nderuar të matematikës nga Dibra e Madhe,Ismail Erebara,një mësues i nderuar i këtyre anëve që  nga  shumëkush njhet për korrektesën e tij gjermane dhe fjalën e mbajtur ,për gjithë atë dritë, mirësi dhe humanizëm që ai ka shpërndarë në punën e tij të gjatë.

Fisi Erebara në Dibër të Madhe është një fis historik me rrënjë të ngulur mirë në truallin amtar dhe me një veprimtari të gjërë  dhe të shumanshme në dobi të çështjes kombëtare.Dihet gjithashtu tragjedia që ndodhi me këtë qytet shqiptar i cli padrejtësisht iu shkëput  trungut amtar.Po dibranët, të njohur në histori për qëndresë dhe atdhetari ,asnjëherë nuk e panë të udhës të qëndronin në skaj tjetër përveç skajit kombëtar.Në Dibër të Madhe jo vetëm gjenden rrënjët e këtij fisi,po nëse do të bëjmë një ndërlidhje historike, ne do kuptojmë se Dibra është një dhe e pandarë pavarësisht se vija e kufirit si lak i rri në grykë, po ky lak nuk mund ta mposhtë gurgullimën e Drinit të Zi që rrjedh pashtershëm dhe  shtrihet trojeve amtare.

Gjithë ky reflektim më sillet sa herë që më duhet të rri dhe të përballem me dibranë,me njerëz të këtyre trevave,intelektualë poetë,mësues,pedagogë,inxhinierë ,punëtorë ,apo njerëz të thjeshtë.Dhe natyrisht brenda retorikës kombëtare  më duhet të përcaktoj edhe qëndrimet e mia për këtë krahinë të nderuar që ka nxjerrë burra trima dhe të besës me identitet të fortë kombëtar dhe me imunosufiçensë të epit kombëtar kuptuar kjo natyrshëm jashtë çdo deliri apo kapardisje që nuk shpreh forcë dhe moral.Autorët Hatixhe Erebara dhe Fakik Xhani e kanë ndjekur me vëmendje këtë sfond historik duke treguar edhe jetën,fëmijërinë dhe dashurinë e pakufishme në moshën rinore të Ismail Erebarës për t`i shërbyer arsimit kombëtar.Duke ndjekur në një vijë të përcaktuar dhe në rrafsh kohor arsimimin e Erebarës autorët shënojnë sukseset dhe dëshirat e këtij të riu në dobi të rritjes vetiake përmes dijes..Njohjen me shumë figura të Dibrës, të cilët më vonë do të bëhen të njohur në arsimin dibran si Lutfi Hanku,Shemsi Manjani,Mois Cami,Zenel Sula,Nuri Abdiu,etj etj.

Ky i ri që mësonte në Peshkopi pranë afër kishte Dibrën e Madhe,sa afër,po Dibra si frutat mbi kokën e Tantalit ajo nuk mund të prekej dhe atje iashin prindërit e tij,atje ishte shtëpia e tij.Ishin vitet famëkëqia të 1948-ës.Shpesh me remineshenca të së shkuarës që sillen në derivatet e së sotmes ,regjimet në Ballkan  janë sjellë me logjikën e spastrimit,segregacionit,të dëbimit dhe moslejimit edhe pse shumëherë kufijtë janë ngatërruar në paqartësinë e qasjeve historike dhe të absurdit të kohrave traumatike.Prandaj Dibra e Madhe mbetet një peng rinor i këtij njeriu i cili në ato vite duhej të përballej me sfidat e dijes për të dalë i pari ,po edhe me sfidat e kësaj ndarjeje absurde.Vendlindja në jetën e një njeriu është gjithnjë  një gur në zemër,një peng dhe dashuri e pamatë.Sidomos ajo që për shumë shqiptarë quhet vendlindja e palejuar,siç edhe sot ndodh me çamët.

Kohrat gjithnjë pavarësisht ngjyresave të tyre që sillen në një fluks ngjyrash gjasme demokratike nuk janë sjellë aq bujarisht me shqiptarët,po edhe kur shqiptarët kanë ditur të kapin bujarinë e tyre ,kjo ka qenë e shkurtër dhe në kuadrin e një mirazhi.Po le të vazhdojmë të ndjekim rrjedhën e Ismail Erebarës në aspektin kohor për të kuptuar sesi tek ky njeri spikat  dashuria për dijen dhe vendlindjen,sesi kjo dije mund të shërbehet duke e injektuar në mendjet e atyre vogëlushëve që më vonë do marrin rrugë dhe drejtime të mëdha në shërbim të atdheut.Autorët e kanë ndjekur jetën e profesor Erebarës  në rrjedhën e saj jetësore, përmes punës duke e pikëtakuar atë shpesh me hapësirat e sfondit kohor,e në këtë paralele gjithnjë del në një marrëdhënie të ndërsjelltë njeriu dhe koha,njeriu i i mirë dhe njeriu i keq,injoranca dhe dija,vështirësitë mentale që vijnë nga ballafqimi me të renë,puna e individit të suksesshënm që duhet të kalojë vështirësitë profesionale po edhe kurthet egocentrike të të paftëve etj etj.Në këtë rrjedhë konceptuese natyrisht skalitet portreti i njeriut kurajoz,të përkushtuar, që shikon profesionin e vet,që rrit një familje me kode morale të punës dhe të nderit ,siç ndodhi me Ismail Erebarën.

Në libër më bën përshtypje jo vetëm këto që thashë, po ajo lidhja që ka dibrani me vendlindjen(Ismail Erebara i emëruar mësues në Elbasan ,një qytet i rëndësishëm i bën lutje MInitrisë së Arsimit që të shërbejë në Peshkopi,vetëm e vetëm që nëse s`kishte mundësi të shkonte në dibër të Madhe,të paktën ta shihte atë me sy çdo ditë nga Fusha e Maqellarës apo Zerqani e Gjorica,); gjithashtu edhe gjithë ajo vijë e palëkundur e karakterit dhe e qëndresës ndaj vështirësive të punës  në edukimin shkencor dhe moral të sa e sa brezave,për të ardhur deri në kohët e sotme ku ky libër na përvijon në mënyrë bindëse portretin e plotësuar të një atdhetari dhe arsimtari.Unë mendoj se portreti më i mirë i një arsimtari është  përgatitja priofesionale dhe përkushtimi ndaj punës që lëviz në tokën e moralit të së drejtës dhe zhdërvjelltësisë për të mos e parë të drejtën në mënyrë statike, as pedante po në kufijtë e lejueshëm të tolerancës dhe zgjerimit të përfytyrimit të ndihmës ndaj tjetrit.

Prandaj me një gjuhë narrative të thjeshtë të dy autorët japin mjaft fakte(ato janë të shumta) nga puna përkushtuesi e këtij dinjitari të heshtur,i cili arriti ta tërheqë familjen në qytetin e Peshkopisë dhe  sot(ne në tetor ishim në Dibrën e Madhe ku festuam përurimin e këtij libri në ambientet e komunës ku ishte edhe Ruzhdi Lata,kryera iDibrës së Madhe) ai të shkojë në Dibër të Madhe me krenarinë e qytetarit dhe të birit të saj,ashtu siç shkojnë mjaft qytetarë të saj(emigruar në SHBA apo vende të botës) dhe e mbushin këtë qytet me frymën shqiptare që e ka në rrënjë të mitit historik.Për Ismail Erebarën janë shprehur mjaft njerëz të nderuar të arsimit dibran si Baftjar Gazidede,,Arjan Kadiu,studiues,Ramazan Ilnica,Fran Lena,Sherif Barçi,Astrit Gjunkshi,Myzejen Dumani,Enver Topalli,Riza Lika,Mevlud Buci etj etj,gjithë këta ish nxënës të tij ose kolegë që kanë ecur në jetë japin në përshtypjet e tyre fjalët më të mira dhe kjo e sjell edhe një asosacion emocional:për një mësues të mirë është e natyrshme ti shohë ish nxënësit e vet në kuota të reja që afrojnë sfidat e viteve dhe të kënaqet nga arritjet e tyre,ashtu si edhe për nxënësit mbetet mirënjohja se ishte pikërisht mësuesi ai që i nxiti, i inkurajoi,u mësoi se vetëm puna dhe përkushtimi është çelsi i dijes dhe dija vetë është çelsi i suksesit.Në se këtë ide në kuadër të këtij shtjellimi do e vështronim  përpikmërisht të plotësuar në portretin e një dinjitari të mendjes dhe moralit ,kjo do t`i shkonte më së miri portretit të mësuesit dhe atdhetarit  nga Dibra e Madhe,zotit Ismail Erebara, i cili edhe sot e ruan atë energji dhe edukatë të hershme që buron nga nderimi për punën dhe vetëm për punën…



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx