E hene, 29.04.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Rastësi apo vazhdimësi…

E premte, 01.04.2016, 08:38 PM


Rastësi apo vazhdimësi

Nga Ukshin Zajmi

Me të lexuar të këngës së 26 të “Lahuta e Malcisë“ të quajtur  edhe “Koha e re” të Gjergj Fishtës  në rreshtin 174 përmendet Kliniku, si një ndër udhëheqësit pellazgo-ilir duke e renditur në mesin e Agronit, Teutës, Hila-s, Gencit e Pleuratit.

…Pse dikur këtu dhe Bardyli-vargu 166

Me gjak hasëmsh dhenë kertylli;

E ajo Teuta mbretëreshë,

Vashë ilire sikoleshë

Qi nuk dijti se shka a’tuta:

Si ajo shqipja skepe-kërruta,

Lëshote hovin mbi Romakë,

Pa dhimbë Adrien tue e përgjakë;

Prap Kliniku këtu e Pleurati

Hila, Agroni e Genci i ngrati

Kanë jetue këtu e kanë  lulëzue,

Mirë a keq ata tue psue;

Kush tue mbetë, kush tue fitue.-vargu 178

(Gjergj Fishta “Lahuta e Malcisë”, Botimi i katërt. Faqe 450-451)

Po kush është Kliniku!?

Për të mësuar  shfletoi literaturën që e kam dhe nuk e gjej këtë emër askund. Se Gjergj Fishta e ka përmendur kuturu Klinikun, nuk më besohet, nga se Krist Maloku thot  se,  Gjergj  Fishta:  “ka hulumtue e gërmue ner minierat e shpirtit të kombit Shqiptar... ka zdypë fellë e ma fellë kah gurrat e fshehta të shpirtsisë natyrore arbërore, kah shpella e magjishme e Orëve, Zanave e Shtojzovalleve, të një mistike të përvëlueshme”( Lutfi Alia:Artemise-helene,  Diana-romake, Zana-iliro-shqiptare dhe festa e verës, në “ Zemrashqiptare.net”).

Duke hulumtuar, nga një  legjendë mësohet se Kliniku qenka i biri i Hyllit. (http://shkoder.net/zip/kmsh.pdf) . Për Hyllin mësojmë se, ndër djemtë e shumtë që Herkuli zuri me gra të ndryshme,  dy prej tyre u quajtën me emrin Hylli; i pari u lind nga Dejanira, kurse i dyti nga Melita, bijë e Nausithës, mbret i Feakasve ( marrë nga vëllimi i parë i veprës “Illyricum Sacrum”). Në materialin tjetër të lexuar thuhet se Hylli është biri i Herkulit dhe Melites dhe për t’u dalluar nga vëllai më i madh njifet edhe si Hylli i vogël dhe Hylli i Melites. Përndryshe, po nga “Illyricum Sacrum”, mësojmë se Hylli në vitin 1236 filloi sundimin në vend të babait të tij, Herkulit.

Për Klinikun tjetër gjë nuk dihet, pos legjendës së përmendur, por hetohet se një fshat në Serbi mban emrin Klenike. Se, emërtimi i këtij fshati është rastësi i tillë apo vazhdimësi e emrit të Klinikut, më cyti të hamendëm vendi se ku ndodhet ky fshat. Ky fshati ndodhet në mes të trekëndëshit: Kalaja dhe vendbanimi i lashtë Kërshevica-Manastirit  “Prohor Pqinski” dhe KACIPUPIT të Rahovicës, të komunës së Preshevës.

Hulumtimet serbe në Kalanë e Kërshevicës kanë zbuluar se bëhet fjalë për një vendbanim të moçëm, e që sipas tyre bëhet fjalë për Damastionin që e përmend Straboni, në oborrin e Manastirit “ Prohor Pqinjski”, flitet se ka objekte të moçme por që tash janë mbuluar me dhe, dhe vizitorët e rastit nuk mund t’i shofin, kurse ato pak hulumtime që janë bërë në Kacipup-in e Rahovicës së Preshevës, thuhet se bëhet fjalë për një venbanim antik.

Hamendjen time desha ta ndaj edhe me lexuesit e nderuar, por edhe t’ua bëjë me dije hulumtuesve të historisë e arkeologjisë, që të punojnë në zbardhjen e të dhënave rreth këtij mbreti pellazgo-ilir, e pastaj edhe hamendja ime rreth emërtimit të këtij, a është rastësi apo vazhdimësi me emrin e KLINIKUT të fshatit KLENIKE në afërsi të Bujanocit në Serbi,do të elemonohet.

Pamje nga germimet ne Kershevice



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora