E premte, 25.07.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Krasniqi: Shaip Bilalli - Veprimtar i çështjes kombëtare

E premte, 01.04.2016, 08:01 PM


SHAIP BILALLI – VEPRIMTAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE

( 10 Janar 1945 – 20 Mars 2016 )

 

20 Mars 2016 –

Ne na erdh një lajm i shkretë !

Çau Çegrani e Gostivari –

Ka ndërrua jetë sot veprimtari !

Sa t’ lulëzojë fusha dhe mali –

Nuk harrohet Shaip Bilalli !

Flejë i qetë biri i vatanit –

T’ qoftë i lehtë dheu i Çegranit !

 

Ka ndërrua jetë intelektuali –

Mërgimtari Shaip Bilalli !

Veprimtari i çështjes kombëtare –

S’ kishte shoq n’ trojet shqiptare !

Sa t’ lulëzojë fusha dhe mali –

Nuk harrohet intelektuali !

Sa të jetë mbi tokë gjelbërimi –

Do t’ jetojë me ne kujtimi !

 

Në vendlindje që e donte prore –

Punoi mësues n’ shkollën fillore !

Prej Çegranit dhe vendlindjes –

Për studime ia mësyu Prishtinës !

Sa t’ jetojë lapsi e ditari –

Do t’ kujtohet arsimtari !

Sa të jetë dhe Gostivari –

Do t’ kujtohet veprimtari !

 

Për përsosje të diturisë –

Profesor i historisë !

N’ shkollë të mesme me shkollarë –

Për atdhe ishte strumbullar !

Sa t’ jetojë Shari e Çegrani –

Do t’ kujtohet historiani !

Me këtë bir t’ nënës shqiptare –

Ilirida do t’ jetë krenare !

 

  1968 –

Angazhohet n’ aktivitet !...

Me rininë përparimtare –

Për veprime  atdhetare !...

 

Sa t’ jetojë n’ këtë tokë shqiptari –

Do t’ kujtohet atdhetari !

Mbi këto troje t’ Ilirisë –

Udhërrëfyes i Lirisë !

 

Veprimtari shpejt hetohet –

Menjëherë arrestohet !

Shumë torturave iu nënshtrohet ,

Me një vjet burgim dënohet !

S’e harrojmë Shaip Bilallin ,

N’ zemër kishte idealin –

Për Bashkimin Mbarëkombëtar ,

I paepur , qëndresëtar !

 

  1982 –

N’ rrugë t’ kurbetit ia ka mësy !

Për ta gëzuar jetën një  picërr –

Emigroi n’ Vevey , në  Zvicër !

Nga zullumet  e pushtetit –

Shumë djem t’ ri  ia  mësynë kurbetit !

Okupuesi e zullumqari –

Nuk kanë vend n’ këtë tokë shqiptari !

 

Prej fillimit kurrë nuk ndalej –

  Lëvizjen Ilegale !

Kontribut dha ditë e natë –

Për zgjerim të saj n’ mërgatë !

Sa të jetë i gjallë shqiptari –

Do t’ kujtohet prijatari ,

Do t’ kujtohet mërgimtari ,

Udhërrëfyesi dhe pishtari !...

 

Angazhohej , s’ ndalej fare –

Sidomos n’ viset shqiptare !

Që shqiptarët e Maqedonisë –

Ta gëzojnë dritën e Lirisë !

Sa t’ valojë shqipja e flamuri –

Do t’ kujtohet Shaip burri !

Sa t’ jetojë kënga dhe malli –

Do t’ këndohet  Shaip Bilalli !

 

Gjilan, më 22.03.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx