E merkure, 12.02.2025, 05:21 AM (GMT)

Kulturë

Hoxha: Shtegtimet jetësore të familjes Kabashi

E diele, 03.04.2016, 02:18 PM


(Shtegtimet jetësore të familjes Kabashi)

NGA FSHATI DARDHË I RRETHIT TË PUKËS

DERI NË ZAHAQ TË PEJËS

Nga Mr. sci. SKËNDER R. HOXHA

Familja e Kabashve të  Zhebelit Plak të Dushkajës, që nga viti 1964 janë shpërngulur nga fshati i tyre dhe janë vendosur në Zahaq të komunës së Pejës.

Për të ditur më shumë për këtë familje, lëvizjet e saj nga një vendbanim në tjetrin, gjenealogjinë e saj, etj., më datë 20 dhjetor 2015, vizituam këtë familje, për të biseduar me kryeplakun e tyre, Salih (Xhemë) Kabashi (1924), i cili kishte hyrë në decenien e fundit për të bërë një shekull jetë. Është ky babai i dëshmorit të UÇK-së Jahë Salih Kabashi (1. 11. 1968 – 22.12.1998).

 

(Autori i këtij shkrimi dhe Salih (Xhemë) Kabashi (1924), 20 dhjetor 2015, në Zahaq.)

Kur e pyeta për të kaluarën e familjes së tyre, Salihu fillon të shpalosë kujtimet: “I pari që ka ardhë këtu, në Zhebel Plak të Dushkajës, asht gjyshi, Sadrija, me gru dhe me dy thmi: Xhemën dhe Fatimen.  Baba jem, Xhemë Sadrija, asht le e rritë në fshatin Dardhë të Malësisë, rrethi i Pukës. Atje edhe ish martu me Shkurte Zenelen e Krasniqes. Nuk kam majt n’men senen se kur janë ardhë këtu, në  Zhebel Plak, veç e di se kur ishin kan’ ardhë k’tu, i kishin pas’ gjetë Maliqtë, të cilët edhe sot jetojnë këtu. Ata ton’t, e kishin pas’ çelë malin dhe e kishin pas maru ni shpi k’tu, midis mali. Bile, maj men si thojshin se deri e kishin pas’ maru shpinë, familjarët tanë kishin pas nejtë në Buqan të Lugut të Baranit. Ma vonë, k’tu n’Zhebel Plak, ish kan’ ardhë ni Isuf Pista, nga fshati Pistë i rrethit të Pukës.

Në Zahaq të komunës së Pejës, ku jemi edhe tash, kemi ardhur në vitin 1964, kur patëm ble tokë k’tu.”

Salihu, i cili edhe përkundër moshës së thyer, fizikisht mbahet mirë, memorien e ka të kthjellët dhe është mjaft komunikativ. Për pararëndësit e tij ai tregon, duke filluar nga emri i tij: “Salih Xhema – (baba, Xhemë Sadrija – Sadri Dema – Demë Hasani.

Pej Sadri Demës,(gjyshi jem) i pari jonë që asht ardh n’Zhebel nga Dardha, baba jem (Xhema) ka pasë këta fëmijë: Haxhiu, Rexhepi, Salihu, Shabani, Syla.

1. Haxhiu ka këta fëmijë: Mustafa, Arifi, Bajrami, Ryva, Aliu, Shakja, Brahimi, Naimi;

2. Rexhepi ka këta fëmijë:Tahiri, Rrusta, Avdiu;

3. Salihu (1924) ka këta fëmijë: Cena, Tima, Cyma, Butja, Hasimja, Jaha, Rama;

4. Shabani ka këta fëmijë: Tusha, Hysnija, Miradija, Gzimi, Merita, Fatosi;

5. Syla ka këta fëmijë: Shyhreti, Valdeti, Bashkimi, Burimi, Valoni, Serveti, Burbuqja.

E maj men familjen tonë kur ka pasë 9 an’tarë, kurse tash jemi ma shum’ se 100. Pej tyne, 51  an’tarë  t’familjes i kemi n’Amerikë.”

 

(20 dhjetor 2015, me djem e nipa të Salih Kabashit, në shtëpinë e tyre në Zahaq.)

Ndërkaq, tek ne po bisedonim me xha Salihun, kishim përreth disa nipër të tij. Duke dashur të ndërlidhet në bisedë, nipi i Salihut, Avdiu (1954), tregon se sivjet kishte shkuar në fshatin Dardhë: “Sivjet kam qenë në Dardhë, në kërkim të të afërmve tanë atje. Në këtë fshat gjeta familje që po mbanin mbiemra të ndryshëm familjarë, por kishte edhe shumë familje që po e mbanin mbiemrin (llagapin) Kabashi, ashtu siç e mabjmë edhe ne. Gjatë bisedave me njerëz atje, kur unë shpreha dëshirën të di se nga kah janë të ardhur banorët e fshatit Dardhë te rrethit të Pukës, një i moshuar më tha: “Asht’ ni fshat me emrin Dardhë, në rrethinë të Korçës, e pleqtë tanë thonin se jemi të ardhur prej atje”.



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora