E diele, 16.02.2025, 06:59 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lufta për çlirimin e Kërçovës

E diele, 03.04.2016, 11:19 AM


LUFTA  PËR ÇLIRIMIN E KËRÇOVËS

 

Hej, sot jam shumë i lumtur edhe jam krenarë ,

Që i erdhi radha një këngë për  t’ia marrë ,

Për një hero t’ kombit , për një trim shqiptarë –

Nga fshati Cërvicë e rrethit kërçovarë !...

 

Për një sypatrembur , për një atdhetarë ,

Për një luftëtarë  që doli vullnetarë ,

Për një Komandant    Ballit  Kombëtarë –

Ballë për ballë armiqve që iu doli  mbarë !

 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,

Në Kërçovë , n’ këtë tokë arbërore –

Erdhën forcat partizane :

Serbo - malazezo – maqedone !...

 

Me forca t’ Ballit Kombëtarë ,

Në përbërje nga shqiptarë –

Nisën luftën ballë për ballë ,

Në Kërçovë dhe fshatrat mbarë  !...

 

Ajo luftë n’ histori t’ gjallë –

Quhej Lufta Ballë për Ballë !

Për çlirimin e Kërçovës –

Nën Flamurin e Shqiponjës !

 

Ushtrinë e Ballit Kombëtarë ,

E udhëhiqnin trimat shqiptarë –

Nga Cërvica Ramazan Mislimi

Dhe Habib Kaleshi deri te flijimi !

 

Forca të  mëdha partizane –

Serbo – malazezo – maqedone ...

Ishin vendosë n’ Kërçovë – n’ Kala ,

Thoshin  se Kërçova n’ dorë t’ tyre ka ra !

 

Partizanët sllavë , kriminelë , tradhtarë ,

E kishin shfrytëzuar  atë rastin e parë –

Mefaili i Vogël , kur shkoi n’ Gostivar ,

Bashkë me forca t’ veta t’ Ballit Kombëtarë !

 

Ishte burrë besnik , ky bir i shqiptarit ,

Shkoi për t’i ndihmuar  Xhemë Hasë Gostivarit ,

  n’ fshatrat shqiptare edhe  t’ asaj ane –

T’i  asgjësojnë s’ bashku  forcat partizane !

Të dy komandantët e Ballit Kombëtarë ,

Ishin nga Kërçova,  trima  atdhetarë !

Ishin nën udhëheqje t’ Ramazan Mislimit

Dhe t’ Habib Kaleshit , atij biri t’ trimit !

 

Nga gjithë fshatrat kërçovare –

Iu prinë forcave vullnetare !

Dhe u nisën n’ drejtim t’ Kalasë –

Me forcat partizane me u përplasë !

 

Në Kërçovë , n’ Kala t’ qytetit –

N’ partizanë , krisi tërmeti !

Sulmuan shqipet  si rrufeja –

Për Liri dhe ditë të reja !

 

N’ këtë betejë kund vend s’ iu lanë –

Partizanët e lëshuan Kalanë !

Shpejt e shpejt ia therën ikjes –

Drejt Krushinës dhe Knezhinës !...

 

N’ mes ushtarëve t’ Ballit Kombëtarë –

Ishte shquar një luftëtar !

Nga Cërvica –  Emin Çeliku ,

Që s’ ia trembte syrin armiku !

 

Në një dorë e mbante pushkën –

T’i mbrojë malet , t’ a mbrojë fushën !

N’ një strajcë mbante bomba dore –

Ta sulmonte armikun prore !

 

N’ radhët e para  të paepur ,

Komandantët sypatrembur –

Habib Kaleshi e Ramazan Mislimi ,

Qëndronin në front luftimi !

 

T’ armatosur me mitraloza ,

Që t’ luftonin me bajloza !

Nga dy ndihmës  me fishekë –

Nuk iu dhimbsej jeta me vdekë !

 

Emin Çeliku  shumë i shkathtë –

Sulmonte nga krahu i djathtë !

Përkrah Ramazan Mislimit –

Kishte n’ zemër gjak të trimit !

 

Sypatremburin  nga Cërvica –

S’e  trembë  plumbi , as  sakrifica !

Me mitraloz , trimi n’ këto anë –

Kërdi bënte mbi  partizanë !

 

Rrugët e qytetit kërçovarë –

Ishin mbushë  partizanë të vrarë !

Askush s’ mundej t’i numëronin ,

Por , mbi një mijë të vrarë tregonin !...

 

Partizanë  t’ pa jetë , t’ përdhosur ,

Kishte edhe shumë t’ plagosur !...

Ofshamë, klithma ogurzeze –

N’ gjuhën serbe e malazeze !...

 

Maqedonasit vendas t’ pa fytyre –

Gjuanin nga dritaret e  shtëpive t’ tyre !...

Me i hetua ne nuk  mundeshim –

Shokët e luftës nga na vriteshin ?!

 

Maqedonasit që s’ ishin partizanë aradhe ,

Atje n’ afërsi të Xhamisë së Madhe –

Na e vranë komandantin –  trim Habib Kaleshin ,

Në Kërçovën  trime na e  përgjakën sheshin !...

 

Krimineli maqedonas , shtiu nga një shtëpi –

Dhe Habib Kaleshin na e vrau me tradhti !

Vrasësin , zullumqarin s’e  duron kjo tokë –

Vrasësi i Habibit e pagoi me kokë !

 

Vrasja e komandantit na i tërboi gjithë anët –

Këtë vrasje shumëfish e paguan partizanët ,

Që iknin si lepujt  nga trimat  ballistë ,

Shumëfish e paguan këtë vrasje të pistë !

 

Ramazan Mislimi – Ramazan Dauti ,

Dora e armikut askurrë nuk e tuti !

Me mitraloz  n’ dorë ai bënte kërdi –

Forcat partizane i bënte shkrumb e hi !

 

Partizanët iknin  nga forcat  shqiptare –

Ballistët i ndiqnin – donin me i qitë fare !

Drejt  Krushinës e Knezhinës , kishin mësy me dalë –

Fort pak kishin mbetur, që shpëtuan gjallë !

 

Ramazan Mislimi me armë në dorë –

N’ Kërçovë kishte  mbërri n’ stacion hekurudhor ;

Ku një plumb  i zi nga dritarja e një shpie –

Një  maqedonas e godet pas shpine !

 

Mitralozin nuk  e lëshonte nga dora e vet ,

I plagosur për vdekje –  shokëve  po iu thërret :

“O, hajde , hajde  vëllezër , ju  bëni gajret!...

Ku u humbën partizanët , që asnjë nuk mbet ?...

 

Ku u humbën partizanët , ata faqezi ,

A, mos  i  ka përmbi   ai dheu i zi ?...

Vrisni të pabesët , mos i  lini t’ gjallë –

Ata meritojnë  dhe  varret ma ua kallë !...

 

Tregojuni atyre , se ky vend është i yni –

Prandaj kësaj toke , ju , kurrë mos ia mësyni !

Se kjo tokë e shenjtë quhet Shqipëri –

Për së gjallë s’e lëshojmë –  në zjarr pa u shkri !

 

Këtu nuk ka vend për ardhacakë cergarë ,

Okupatorë serbë , malazezë, bullgarë !...

Këtu jetojnë shqiptarët –  pasardhës t’ Ilirisë ,

Mbrojtësit , luftëtarët e Nënë – Shqipërisë !

 

Vrisni që të gjithë partizanë  çka janë –

Asnjërin prej tyre të gjallë mos me e lanë !”...

Shokëve t’ vetë , këto fjalë duke ua thanë –

Ndërroi jetë mbi një gurë që ndodhej aty pranë !

 

Maqedonasi që  shtiu me pushkë prej shtëpizës ,

E komandantin tonë na e  vrau pas shpinës ;

Nga shqiptarët e brigadës që po vinin pas –

Ai u likuidua  n’ hakmarrje  me shkas !

 

Humbja e komandantit nga fshati Cërvicë –

Na ka lanë zbrazësi në brezat e rinisë !

Vdekja e tij e hershme  t’ gjithë i  ka mërzitë –

N’ kujtime t’ përhershme e mbajnë pleqtë e t’ ritë !

 

Ky trim sypatrembur na u dhimb si për hera ,

Sepse s’ kishte mbushur as 27 pranvera !

Nektarin e jetës nuk e kishte shijuar ,

Ende ishte i ri dhe i pamartuar !...

 

N’ shtëpi kishte lënë  një motër e një vëlla ,

Që për jetë e mote gojën ua ka tha !

Ishte një  burrë trim i fjalës dhe  besës,

N’ fshat i respektuar – rreze dritë e shpresës !

 

Cërvica ,  nuk do ta harrojë kurrë  veprën e tij –

Nuk duroi robëri, por luftoi për  liri !

Ai dha jetë  për t’ mirën e popullit shqiptar ,

Lavdi veprës së tij  - hero atdhetar !

 

Gjilan, më 21.03.2016.        Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora