Kulturë
Samir Perihana: Takim me tim atë
E merkure, 06.04.2016, 05:11 PM
Samir Perihana
Takim me tim atë
Një ditë pashë dikë që i ngjante tim eti
në fakt babain se kam takuar ndonjëherë
veç në përfytyrimet e mia ka qënë përherë
Tiparet e tij përcjell nga të shenjtat fotografi
Një buzëqeshje burrërore me vërtetësi
Një mirësi qarkon bindshëm në fytyrë
Ndjeshmëria për të flet se ka qënë burrë
me besim për të qëndruar në betejë
E pashë zotërinë e moçëm me ato thinja
me atë portret gdhendur nga fisnikëria
desha ta ndalja, ti thoja dy fjalë
“Sa shumë o zotëri më kujton babanë”
Vështroi nga kështjellë e pleqërisë
pa bërë zë në emocion e pa u ndjerë
Morri vesh se për kë po flisja
su habita më kur tha se e njihja
Dorën ma shkoi në flokë plak i urtë
Nisi të fliste me zë të shtruar e të butë
Po e kam njohur babanë ndjestë pastë
e kam njohur larg në vise të tjera
Se di pse mu bë aq i afërt ai zotëri
që paskësh qënë dikur shok me tim atë
Atje në Rusi, në Odesë dhe Novoresisk
nje pezëm dhe një mall më hiqej ngadalë
Ah çmë zgjove ato kohë rinore tha plaku
me një vështrim të zjarrtë plot dritë
Odesë e bukura Odesë në Ukrainë
Që laget brigjesh nga Deti i Zi
Fjala rridhte në brazdë të kujtimeve
vaditur nga lumenjtë e përrenjtë në Odesë
me ujra më të pastër se ar e argjënd
ku u la dhe u bekua vetëdija e tij
Në mbarim më vuri dorën në sup
e falenderova me shpirt për atë takim
duke marre fjalën e tij me vete në kthim
“Bir ngandonjëherë njerëzit ngjajnë shumë”
Të dua
Të dua për cdo minutë e për cdo orë
për cdo muaj të zjarrtë a të acartë
me një dashuri të kthjellët e bujare
që snjeh negociata dhe pazare
Të dua për heshtjen tënde të brishtë
ku në të ndjehem si në manastir
Të dua për fjalën tënde të mjaltë
Të dua për nxitimin dhe per mirësinë
Të dua për liqenjte shndërritës të syve të tu
ku kridhem i tëri dhe humbas
frikërat zhduken si me magji
gjithcka e cmuar qenka besnikëri
Të dua për cdo tënden ikje kthim
për më të voglin fisnik shqetësim
për bujarinë që më bën të ndjehem zot
Zot i falem dashurisë jetë e mot
Të dua mike me dashuri zemre
që buron nga lumenj e përrenj gjaku
Të dua për cdo cast e ndjehem fatlum
rob i dashurisë do të jem perherë unë
Të dua për cdo cast të jetës sime
Të dua për sa kohë do të jem gjallë
e do të të dua edhe sikur të mos jem
fëmijët e mi do të ta kujtojnë këtë perherë
Zjarri
Unë jam me zjarrin dhe jo me hirin
sepse jeta aty e ka burimin
Dielli në qiell notuar është zjarr,
dritën hënës kur ikën ja jep hua
Unë jam me zjarrin e ndezur në thellësi
dejeve njerëzor bashkë me pasionin
që fal dhe rrëzon një botë
jo me të vaktën, as me të ftohtën
Zarathustra magjik zjarrit i falej
prej zjarri donte të ngjizte njerinë,
prej zjarri dhe në zjarr botën të shtinte
hiri i saj të ndërtonte sërisht kufinjtë
Duart e plakut drejt flakëve në vatër zgjaten
drejt gjuhëve të zjarrit që tregojnë e tregojnë
për një besëlidhje të lashtë bekuar mbi një mal
me gjak Prometejan që me dashuri u fal
Pëllumba dhe sheshe
Pëllumbat dëshmojnë bukurinë e shesheve të lashtë
Bratislavë, Pragë, Paris, Berlin, New Jork a Moskë
Me sqepet e kaftë cukasin shkujderur pa reshtur
gugasin gu gu gu mes njerëzve në paqe të heshtur
Në sheshin Skënderbej të kryeqytetit të vëndit tim
Zogu i rrallë më sheh me frikë dhe me dyshim
Nuk rri dot pranë meje as ha as gugu nuk bën
A thua se ne fluturim nisur egërsinë time nëm