E hene, 10.02.2025, 11:05 PM (GMT)

Kulturë

Selim Geci: Foshnjet e luleve

E marte, 05.04.2016, 06:02 PM


Shkrimtari, Selim ( Musli ) Geci nga Rogana

Selim ( Musli ) Geci u lind më 22 dhjetor të vitit 1946 në fshatin Roganë të Drdanës.Shkollën fillore, Selimi e kreu në vendlindje. Ndërsa u kualifikua për pjekës të pllakave sanitare të keramikës, në Fabrikën e pllakave në Dardanë. Selimi me shkrime marret që herët, por, rrethanat jetësore qenë të tilla, që edhe hapësira poetike ishte e dënueshme. Unë përherë kam qenë adhurues i natyrës, i botës së vogël të barit, luleve, dhe pemëve. Foshnjet e diellit në lule kanë qenë fshehtësi e poezisë në mua. Shëndeti i barit në livadhe, dhe shëndeti i pemëve, shpirtin ma bënin më natyror. Rogana ka një pamje të pjatës së art. Mjafon të dish ta përdorësh mendjen dhe dorën, lugën do ta kesh përherë plotë me të mira të jetës. Selim ( Musli ) Geci, në vitin 2012, botoi librin, “Vendlindja”, ndërsa në dorëshkrim ka librin, “Foshnjet e luleve”. Për të pas një pasqyrë më të gjerë për shkrimtarin, Selim ( Musli ) Gecin, po japim një tufë me vargje ;

 

FOSHNJET E LULEVE

 

Një fqinj me plotë egërsi

Ia futi thonjtë një luleje

Por rrënja kryengritëse

I dha gjak luleve të tjera

-------------------------------

Këmisha e gjelbër e jetës

njëqind herë m´është shky

por duart e mëmës sime

atë s´e lan të vjetërohet

-------------------------------

Ky diell mbi fletoren time

Është gjak në vargjet e mia

Është gjak në petale lulesh

dhe jetë në foshnjet e luleve

-------------------------------

Një shpat me lisa e prenë

Dhe askush nga ne s´protestoi

Bari tek rrënjët e kujtoi

Dhe I bëri një homazh lisave

--------------------------------

Vëllai im I bie bukur kavallit

Me një tingëllimë epike të tokës

Atij I pëlqejnë lulet e kaçubës

Princeshat e vogla të natyrës

----------------------------------

Fitimit I kam thënë mos mi tremb

Fluturat, as në kopsht, as livadheve

I kam hyjnesha të natryrës

Dhe ëndërra me shumë ylbere!..

----------------------------------

Ah, sa më dhimbsen zogjtë

Kur zogjtë I zë shtrëngata

E shpirti më qanë me lot

Pse zogjëve nuk ua di gjuhën!..

 

Selim ( Musli )  Roganë, 2016



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora