E shtune, 18.01.2025, 06:03 PM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Poetët që vijnë nga larg

E premte, 08.04.2016, 05:47 PM


QAZIM D. SHEHU

+++

Kënga i njom buzët e dallgës

Nga e paarritura e gjinkallës,

Nxjerr perlën prej guackës.

Kënga klonon ditët në jerm

Midis fjalës që them dhe nuk them.

Vjen si llavë gurmazit tim

Në gjemb të dëshirës ulet shqim,

Kënga.

Kënga që përkundet nga tinguj mallorë

Herë fle e herë rri zgjuar e gjorë,

Herë ngrihet dhe herë ulet,

Kënga si një nënë që mbi

Plagët tona përkulet.

 

 

NJË ISHULL

 

Fytyra e qeshura

pa trishtim

Dhe fytyrat e trishtuara duke qeshur,

Vijnë në ishullin tim intim

Ma heqin e shtojnë vetminë.

Ky ishulli im sa trupi im

I madh deri ku dëshira arrin,

Dhe vendi im një ishull mbetet

Nacionet e tij janë tërmetet

E shkundin herë herë

Dhe tunden themele çati qiejsh vazhdojnë

Duke rënë,

Dhe unë e di

Vetëm me nacionalizëm

Mbahemi në këmbë…

 

 

AI

 

Ai e ngriti gurin e vuri në majë

Sizifi e pa me habi,

Kush ia mundësoi këtë të pangjarë,

Kotësia të ecë  mirë.

 

Ç`ka ndodhur vëlla, i tha,

Një rrugë, dhe si ka mundësi?

Maskarait edhe zoti rrugë i hap,

Të mos merret me poshtërsitë e tij…

 

 

POETËT QË VIJNË NGA LARG

 

Poeti që vjen nga larg

Më shpëton zemrën me një varg

Ai më merr në flatrat e tij

Dhe më shpie kudo,

Atje ku dëgjon një njeri.

Poeti që vjen nga larg

Poeti që afër më rri,

Mund të jetë një i bardhë a zezak,

Mund të jetë nga një komb

Që nuk e di.

Mund të jetë Nerudë ,Elyar

Nazim Hikmet mund të jetë,

Mjafton fjalë e tij me nektar

Zemrën të ma fërfëllojë

Si një fletë…

Nga era e lehtë.

Ai lavdinë s`e pjeston

Se ndan si copë buke,

Poetët s`kanë gjeografi

Njerëzimit i përkasin,

Në çdo cep të botës jeton i njenjti njeri

E njenjta ndjenjë dhe e njenjta natyrë

Poetët që vijnë nga larg

Janë për të gjithë

Si  yje në hapësirë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora