E premte, 06.12.2024, 10:55 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mefail Shehu - Zajazi

E premte, 08.04.2016, 05:37 PM


MEFAIL SHEHU – ZAJAZI

 

Këndojnë bylbylat prej kafazit –

Për dy trima të Zajazit !

Në Zajaz këndojnë bylbylat –

S’i harrojnë dy Mefailat !

Refreni:

Anës e mbas anës ,

Po këndojnë bilbilat –

N’ Zajaz të Uskanës ,

U  linden Mefailat !

Mefailit t’ Madh

Dhe Mafailit t’ Vogël –

Iu shkoi zëri n’ Sharr ,

Në Shkup e në  Shkodër !...

 

Kur këndojnë n’ mal mbi livadh –

I këndojnë Mefailit t’ Madh !

Kur këndojnë n’ mal përmbi kodër –

I këndojnë Mefailit t’ Vogël !

 

Kur këndojnë mbi degë të shelgut –

I këndojnë Mefail Shehut !

Kur këndojnë n’ male t’ Mavrovës –

Këndojnë trimat e mbarë Kërçovës !

 

Kur këndojnë mbi Qafë të Thanës –

Ia këndojnë trimat Uskanës !

Kur këndojnë n’ male të  Dibrës –

Ia këndojnë trimat Iliridës !

 

Kur këndojnë n’ Korab e n’ Sharr –

Këndojnë trimat e Ballit Kombëtar !

Kur këndojnë mbi grykë Radike –

I këndojnë Shqipërisë Etnike !

 

Këndoi bilbili nga kafazi –

E ndjeu këngën mbarë Zajazi !

  Zajaz këndojnë bylbylat –

Lum që i pate Mefailat !

 

II.

Seç na jehoi kënga n’ luginë të Uskanës –

N’ Zajaz të Kërçovës  – djalë i lindi Nanës !

S’ bashku me shqiponja , flut’roi një bilbil –

E pagëzoi djalin me emrin Mefail !

Kur e lindi nëna –  gëzimin nuk e fshehu ,

Se na lindi djali – ai  Mefail Shehu !

Djepi i Mefailit ,  i mbuluar  bardh –

Shpejt e mori famën Mefaili i Madh !

Gjaku i tij valëvitej si mbi det tallazi –

Populli e njihte Mefail Zjajazi !

Trim e atdhetar në  rrethin kërçovarë –

Komandant ushtarak i Ballit Kombëtar !

Nuk e lëshonte pushkën asnjëherë prej dore –

Luftëtarë i paepur gjatë Luftës Dytë Botërore !

Ishte sypatrembur biri i shqiptarit –

Bashkëpunëtor i ngushtë i Xhemë Hasë Gostivarit !

Mefail Zajazi –  nacionalist shqiptar ,

Që kur ishte i ri –  u bë dëshmitar !...

Terrorin , masakrat me sy i kishte parë –

Forcat serbo – sllave ç’ bënin mbi shqiptar !

N’ rajonin e Kërçovës –  donin t’ na qitnin fare ,

Terror dhe masakra ndaj 22 fshatra shqiptare !...

Trim Mefail Shehu ,  me zemër kreshnike –

Nuk iu trembej kurrë forcave armike !

Gjatë gjithë jetës së tij ,  der’  n’ vrasjen kritike –

Ëndërroi dhe luftoi për Shqipërinë Etnike !

Trimit të paepur , shoqi nuk i mbet –

Para se të vdiste , na e la amanet :

“Në bëfshim vëllazërim shqiptarët me sllavët –

Do të dalim fare , do t’ na thahen krahët !

Do t’ na mallkon gjaku –  pafajshëm që është derdhur ,

Do t’ na mallkojnë lotët , që sytë s’ na u kanë  shterur !...

Do t’ na mallkojnë nënat , që nuk ua dinë varret ,

Do të na mallkojë uji , na mallkojnë bunarët –

E mbushura me kokat e familjarëve tanë ,

Prej  terrorit sllavë – viktima që ranë !

Ai që ka guxim të therë një fëmijë –

Ai nuk e ka vendin t’ jetojë me njerëzi !

Ai nuk ka besë , nuk ka shpirt , as Zot –

Kjo u dëshmua bindshëm ndër shekuj  dhe mot !...

Bashkimi Kombëtar –  është forca titanike ,

Rruga  jonë e vetme –  është Shqipëria Etnike !”

 

Gjilan, më 24 Mars 2016. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora