E premte, 06.12.2024, 10:07 AM (GMT)

Kulturë

Dibran Demaku: Dashuria si ndjenjë shpirtërore

E diele, 10.04.2016, 02:22 PM


DASHURIA SI NDJENJË SHPIRTËRORE DHE REALE NË NJË LIBËR POETIK

Sevëme Fetiqi:“Një gëllënjkë dashuri“ shtëpia botuese“Beqir Musliu“

Nga Dibran Demaku

Dashuria si ndjenjë sublime dhe fisnike e shoqërisë njerëzore është si të thuash sa shpirtërore aq edhe reale.Si ndjnjë shpirtërore, por edhe reale ajo e fisnikëron qenien njerëzore dhe e orienton nga e mira dhe progresivja.Si e tillë ajo, pra dashuria, është bërë objekt i të gjitha llojeve të krijimeve artistike.Artistë të famshëm të të gjitha fushave, veprat e tyre më të mira dhe njëkohësisht më të realizuara ia kanë kushtuar kësaj ndjenje sublime dhe fisnike njerëzore e që emdin e ka-Dashuri.Le të na kujtohen për pak çaste vetëm dy nga veprat më të realizuara dhe më të famshme(ndër të shumtat), në përmas planetare:“Romeo dhe Zhuljeta“ e Shekspirit të madhsi dhe „Monaliza“ e papërseritshme e Leonardo Da Vinqit!Që të dy këto vepra të papërseritshme në brendinë e tyre e ruajnë atë dashurinë sublime, shpirtërore dhe fisnike njerëzore…

Nëse themi se nuk ka qenie njerëzore në planetin e quajtur Tokë, që së paku njëherë në jetën e tij mos të ketë krijuar diçka për dashurinë, mendojmë se nuk gabojmë, përkundrazi e konstatojmë një të vertetë reale dhe të pakundërshtueshme.Sepse dashuria, qoftë si ndjenjë shpirtërore qoftë si ndjenjë reale, e shoqëron çdo qenie të shoqërisë njerëzore gjatë tërë jetës së tij.Edhe krijuesit më të njohur dhe më të mëdhenjë të shoqërisë njerëzore,  të të gjitha fushave,  në jetën e tyre domosdo në ndonjë insert të shkurtër apo të gajtë kohor, i janë kushtuar ndjenës së dashurisë, qoftë asaj shpirtërore, qoftë asaj reale.Kësaj ndjenje, domosdo i janë nënshtruar(të themi kushtimisht) edhe krijues e artistë të shumtë shqiptarë!Dhe edhe ata kanë dhënë kontributin e tyre, sado modest qoftë, në portretizimin e kësaj ndjenje njerëzore, nga më të rëndësishme të jetës…

Sevëme Fetiqi që me krijimet e saj të para, por edhe më mirë që me librin e saj të parë poetik“Rrjedh e lë gjurmë“ të botuar tek „Bota e re“, në vitin e largët 1983, do të tregonte se në fushën e krijimtarisë poetike po vinte një krijuese sa serioze,  aq edhe origjinale dhe me stil të veçantë.Përveq kësaj ajo, pra Sevëmja, me këmbëngulësinë e saj do të tregonte se ajo po hynte në botën e krijimtarisë jo si një shtegëtare e rastit, por si një krijuese e njëmendët, që me origjinalitetin dhe stilin e saj të veqantë të linte gjurmë në krijimtarinë artistike.Se e tërë kjo që u tha më lartë është krejt e vërtetë, janë librat e Sevëmës të botuara nëpër vite.Ajo me këmbëngulësinë e saj si një krijuese tashmë e afirmuar vauhdon që me krijimet e saj të befasojë për të mirë botën artistike dhe krijuese shqiptare.Libri i saj më i ri poetik me një titull të zgjedhur dhe simbolik“Një gëllënjkë dashuri“, është si të thuash befasia e këndshme e radhës.Në këtë libër poetik Dashuria paraqitet si një ndjenjë shpirtërore dhe si realitet, në përmasat e saj reale, me të gjitha gëzimet dhe hidhërimet që bartë me vete.Ndjenja e dashurisë, në krijimet poetike të Sevëmes paraqitet me përmasa reale, herë duke qeshur e herë duke qarë, herë duke u gëzuar e herë duke u pikëlluar, ashtu siç është edhe vetë jeta.Sevëmja në diskursin e saj poetik as nuk e glorifikon e as nuk e zvogëlon këtë ndjenjë sa sublime aq edhe njerëzore, por atë e paraqet ashtu siç në të vërtetë ajo edhe është.Poezia e këtij vëllimi poetik nuk është e ngarkuar me metafora të pakuptueshme dhe hermetike, përkundrazi ajo është poezi reale dhe meditative.Secili nga lexuesit, domosdo në ndonjërën nga poezitë e Sevëmës do ta gjejë vetën e tij, apo ndjenjën e tij të dashurisë, qoftë ajo dashuri optimiste dhe e gëzuar apo qoftë ajo dshuri pesimiste dhe e pikëlluar!Themi kështu, sepse jemi të bindur se çdo qenie njerëzore, së paku njëherë në jetën e tij i ka përjetuar këto të themi „të bëma“ të dashurisë e që Sevëmja me një stil krejt të veqantë vetëm sa na i ka rikujtuar me librin e saj më të ri poetik.Në poezitë e këtij vëllimi poetik, edhe kur qeshet e edhe kur qahet, gjithçka bëhet në përmasa të realitetit, sepse Sevëmja me stilin e saj poetik, krejt të veqantë, qoftë dashurinë si ndjenjë, qoftë individin që përjeton këtë ndjenjë i portretizon gjithmonë si të ri:-„Ti për mua/ mbetesh i ri/ se kjo hënë e sontme“.

Në poezitë e saj, Sevëmja, qoftë si krijuese, qoftë si femër as nuk gëzohet shumë e as nuk pikëllohet shumë.E tëra kjo ta përkujton atë të famshmen popullore:“Mos u gëzo o i gëzuar, mos u pikëllo o i pikëlluar!“.Sipas kësaj maxime popullore individi në rrugëtimin e tij jetësor duhet të ruaj ekuilibrin përballë sfidave që i sjellë jeta, qofshin ato të gëzuara apo të pikëlluara, sepse edhe gëzimi i tepërt është i dëmshëm ashtu siç është i dëmshëm edhe pikëllimi apo hidhërimi i tepërt pas ndonjë përjetimi të sipërpërmendur:“Dyert e parajsës m`i hape/ e ece deri në ferr me mua.Drithmat e dhembjes/ me ty i njoha/ e u shemba në dashuri.Apo:“Duke shkuar nga unë/kërkoi ta falja/ për të gjitha gabimet) dhe mëkatet që i kish bërë. Do t`a falja/sikur me gjestin e fundit/të mos bënte/mëkatin më të pafalur në dashuri/kur më uroi fat e lumturi“…

„Secila poete është një muzë në vete, meqë procesi i vargëzimit të shkëput, të paktën për ca kohë nga realiteti dhe të mbërthen mbështetshëm nën forcën e imagjinatës!“-shprehet Dr.Zejnepe Alili-Rexhepi, kur shkruan për diskursin poetik të Sevëmes.Dhe ne pajtohemi me një konstatim të tillë:Poezia e Sevëmes është sa reale aq edhe e krijuar me imagjinatë.Sepse nëse poezia e Sevëmes do të ishte larg reales dhe e krijuar vetëm me imagjinatë nuk do ta kishte as forcën poetike dha as atë meditative.Me këto dy komponente poezia e Sevëmës është me e kuptueshme dhe më e dashur për lexuesin…



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora