E hene, 11.11.2024, 10:36 AM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Dua të dehem

E enjte, 14.04.2016, 05:12 PM


Poezi

 

Ilir Muharremi

 

Dua të dehem

 

E vërej avullin e alkoolit në kokë

Ngadalë më rrëmben

Ndjenjë  e mirë jo çfarëdo

E rrallë  sikur ta përjetoja edhe pa u deh

Ndoshta nuk do ta kërkoja dehjen

 

I dehur jam çdo ditë  mëngjes mbrëmje

Vërej gjuhën fjalët dhe nuk vlen të komentohen

I dehuri kur pyetet e mohon këtë

Ai kërkon gjithnjë më shumë

I dehuri i sinqertë ai ekstrem

 

Oh Zot sa keq jam shumë keq

Dehja zëvendësohet me shpirtin

Më pëlqen

Nuk më pëlqen që kam lindur

Nuk më pëlqen edhe mos të kisha lindur

Kjo filozofi s’ka arsye e as kuptim

Më pëlqen të dehem në dhomë time me katër litra birrë

Aty ku e vërej të vërtetën

Ku qimet më  ngritën

Ndjenjat bien

Këmbët tendosen

Fjalët rriten

Poezitë dalin

Arti takon vetveten

E unë ndërmjetësues i dehjes  zotit dhe jetës

Jo i vetvetes

 

Nuk jam vetja nuk e di se kush jam

I dehur ne 20 metra katror

Jam mbret Napoleon këtu

Kam ushtarët e mijë

Unë gjykoj nuk them se gaboj

Asgjë nuk po përsëritet

Jeta na lodh deri ne vdekje

Na bënë viktimë të saj

 

Nuk më intereson a lidhet poezia ose romani

Shkruaj edhe pakuptim sepse dua ta tejkaloj shpirtin

E ai fshihet në pakuptimësi

Pakuptimi është kuptim i pakuptueshëm

 

Gabimet s’kanë hapësirë të korrigjohen

Kjo botë s’ka gabime

Jemi gabim në lindje vazhdojmë drejte vdekjes

E vërej se jam ende në botë se bëjë gabime

Ja tash jetë e poshtër dua të ik nga ti

Jam i dehur e çka tash

Ti prapë më mbanë peng

E Jo vdes në veten time

I përkulem asaj e jo Zotit

Asgjë nuk fitoj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora