Kulturë
Nuradin Imeraj: ”Podguri” realizon disa projekte
E merkure, 13.04.2016, 06:54 PM
KL”
PODGURI” NË ISTOG REALIZON DISA PROJEKTE TË RËNDËSISHME LETRARE GJATË VITIT
2015 ORGANIZIMI I KONKURSIT MBARËKOMBËTAR DHE NDARJA E ÇMIMIT POETIK DR.
IBRAHIM RUGOVA NDËR PROJEKTET MË TË RËNDËSISHME LETRARE .
Prof.mr.Migena Arllati triumfoj me Çmimin “DR.IBRAHIM RUGOVA”
Lulzim Loga ,Mimoza Rexhvelaj dhe Trendelina Terziu Omuri
Nga Nuradin Imeraj
Gjatë vitit 2015, Klubi letrar ”Podguri” në Istog ka realizuar disa projekte letrare me karakter kombëtar dhe mbarëkombëtar, ndërsa tërë ky aktivitet është realizuar falë ndihmës financiare që ka bërë Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kuvendit Komunal në Istog, ndihmesë së disa donatorëve lokal dhe mbështetjes së fuqishme që i ka bërë kryetari i komunësë, z. Haki Rugova këtij klubi letrar. Kryetari i KL” Podguri” në Istog Sadik Bicaj pohon se themelimi i këtij klubi letrar më 5 dhjetor të këtij viti ka mbushur plot një vjet të veprimtarisë së vet, por megjithatë falë angazhimit të Kryesisë së këtij klubi, në veçanti të sekretarit organizativ, është arritur të realizohen disa projekte të mëdha dhe shumë të rëndësishme në veprimtarinë e përgjithshme letrare jo vetëm në komunën e Istogut, por edhe në mbarë vendin. “ Gjatë vitit 2015 nga Klubi latrar” Podguri” në Istog janë mbajtur disa orë letrare, duke përfshirë këtu edhe dy orë të mëdha të këtij lloji, por me karakter mbarëkombëtar, si dhe disa promovime librash” thekson Bicaj, duke shtuar se krahas kësaj ky klub letrar është përfaqësuar edhe në shumë manifestime letrare breda dhe jashtë vendi. Nga veprimtaria e përgjithshme e këtij klubi letrar do veçuar sidomos orën e madhe letrare me karakter vendor që është mbajtur me rastin e promovimit themelues të këtij klubi. “ Në këtë orë letrare u promovu libri “ S’VRITET BJESHKA”me autor Sefer Muzlijaj ku morën pjesë krijues letrar nga Durrësi,Mali I Zi,Peja, Gjakova, Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj, etj., dhe u lexuan poezi të ndryshme. Kjo orë letrare kishte karakter njoftimi dhe bashkëpunimi ndërmjet vetë krijuesve, gjë që ishte edhe një ndër synimet e KL” Podguri” në Istog, duke bërë të ditur se një takim i tillë ishte i pari i këtij lloji në Istog. Ndërkaq, sipas tij, projekti më madhor i këtij klubi letrar që u realizua gjatë vitit 2015 ishte organizimi i Konkursit mbarëkombëtar me çmimin poetik Dr. Ibrahim Rugova dhe mbajtja e orës së madhe letrare,si rezultat I Konkursit poetic mbarëkombëtar ku është bërë ndarja e këtij çmimi për poezi më të mirë. “ Nga veprimtaria letrare e këtij klubi për herë të parë në Kosovë u bë edhe ndarja e çmimit Dr. Ibrahim Rugova për poezi më të mirë që kësaj here i takoi poetes Migena Arllati, për poezinë me titull “ Burri i Dheut”, ka spikatur Bicaj. Ai ka njoftuar se ndarja e këtij çmim i në Istog do të jetë tradicional, falë mbështjes së kryetarit të komunës z. Haki Rugova. Sipas, kryetarit të KL” Podguri” në Istog z. Sadik Bicaj, veprimtaria letrare e këtij klubi ka zgjuar interesim të madh te krijuesit letrar dhe te dashamirët e fjalës së shkruar artistike. “ Veprimtaria letrare e KL “ Podguri” në Istog ka gjeturr mbështetje të fuqishme edhe nga strukturat e ndryshme komunale, në veçanti nga drejtori i DAK-ut, z. Agim Haxhiaj dhe kryetari i komunës z. Haki Rugova, si dhe nga drejtues të bizneseve të ndryshme në Istog”si firma “MACON” SHALAJ” IBOS” TROFTA” potencon z. Bicaj, duke mos harruar të shpreh mirënjohje të veçantë për ta. Ai thotë se pa ndihmën e institucioneve komunale dhe ndihmën e donatorëve istogas veprimtaria letrare e këtij klubi letrar do të ishte e zbehtë. ” Unë jam i bindur se ndihma e institucioneve komunale dhe e donatorëve istogas nuk do të mungojë as në të ardhmen, sepse tash më klubi letrar “ Podguri” në Istog ka dëshmuar seriozitetin e vet në ngritjen e cilësisë së aktiviteteve letrare edhe në këtë komunë dhe më gjerë”, ka vlerësuar kryetari i këtij klubi letrar, z. Sadik Bicaj. Duke pasur parasysh këtë, ai premton se KL” Podguri” në Istog në të ardhmen do të shtrijë aktivitetin e vet në mbarë trojet shqiptare dhe do të vazhdojë me realizmin e projekte të veçanta letrare. “ Gjithmonë ia del mbanë, kur di ç’ je duke bërë thuhet në një afarizëm. Ne jem të vetdijshëm se ç’ jemi duke bërë, andaj kemi besimin se mund t’ ia dalim, kuptohet duke pasur ndihmën që kemi nga institucionet komunale dhe nga danatorë të shumtë të komunës së Istogut”, pëfundon z. Bicaj.