E hene, 20.05.2024, 11:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Të djegur për së gjalli

E enjte, 14.04.2016, 06:11 PM


MULLA  SADRI IMERI NGA  UÇA E ISTOGUT

 

Gjithë kah janë burrat e logut –

Kujtojnë Uçën e Istogut !

E kujtojnë Mulla Sadrinë ,

Fisin Gash dhe diturinë !...

 

Mulla Sadriu –  prijës fetar ,

Arsimdashës dhe atdhetar ,

Dijetar , imam i parë –

Fshati Uçë do t’ jetë krenar !

 

Zgjedha e huaj  ishte shkatërrimtare 

Për popullatën tonë shqiptare ,

Që nuk kishte t’ drejta kurrë fare ,

Shtet formuese , as kombëtare !...

 

Gjithmonë t’ vuajtur , të përpjekur ,

Të nënçmuar , të përndjekur ,

Të nënçmuar , të  prapambetur ,

T’ nëpërkëmbur , t’ humbur e t’ tretur !...

 

Nëpër shekuj e histori –

Për shqiptarë nuk  pat  liri !

Rehati nuk pat , as paqe –

N’ troje t’ veta kurrë s’u kënaqen !

 

Bëri jetë n’ cilësi të robërve –

N’ rezistencë  kundër okupatorëve !

Kurdoherë me armë në  ngjeshje ,

Kurdoherë n’ luftëra  e përleshje !...

 

Kurdoherë rob e burgime ,

Kurdoherë  intervenime !...

N’ troje t’ veta stërgjyshore –

Luftëra , djegie , vrasje mizore !...

 

Kurdoherë  n’ trojet shqiptare –

Sakrifica , peripeci gjithë fare !...

Mulla Sadriu , ishte    ngjarje –

Nga  populli  nuk kishte ndarje !

 

Me te ndante “t’ mirën e t’ keqën “ –

Drejtësisë kurrë s’ ia bënte t’ keqën !

Me  popull  ishte mishëruar –

Vendin  për ta përparuar !

Duke ndejë e kontaktuar –

Për  krah  njerëzve  të dalluar !

Për krah t’ krerëve t’ mençurisë ,

Për krah t’ shtyllave të trimërisë !...

 

Prijatar i mençurisë ,

Fanar drite i  diturisë !...

Nga gjithë  shtresat popullore –

Respekt  t’ madh gëzonte prore !

 

Autoritet të lartë gëzonte –

Jo, veç n’ vendet ku jetonte !

Por , n’ gjithë vendet ku vepronte –

Gjithë rrethina  e nderonte !

 

Gjithë kjo pasuri përvojash ,

E fituar në bazë nevojash ,

Bëri që e tërë veprimtaria e tij –

T’ reflektojë si pasuri !...

 

Të arritur  me dituri ,

Për një atdhedashuri –

T’ reflektojë n’ çështje fetare ,

Arsimore dhe kombëtare !...

 

N’ misionin e tij fetar –

Atdheu ishte n’ rend të parë !

N’ çështje t’ ndryshme kombëtare –

Ishte lënda e tij primare !

 

TË DJEGUR NË ZJARR PËR SË GJALLI

 

Nga kriminelët serbë barbari –

Kurrë rehat nuk mbet shqiptari !

Do t’ këndoj një këngë nga malli –

Që janë djegë në zjarr për s’ gjalli !

 

N’ vitin  1921 ,

Kriminelët serbë të zi –

Në një kullë n’ Kovragë kanë hy ,

Kanë djegë  njerëz , kullë e shtëpi !...

 

N’ Kovragë , kullën e kanë kallë –

Njerëz  t’ ngujuar  i dogjën t’ gjallë !

Krerë të fshatit dogjën pa drojë –

Uçë , Rakosh e Bellopojë !...

N’ kullë t’ Kovragës , u dogj nga  flaka :

Latif Keça , Halil Mustafa ,

Murat Rexhepi , Hajzer Bajraktari –

T’ gjithë nga Uça i dogji zjarri !...

 

Haradin Ahmet Haxhijaj ,

Ai  Zenun Mustafë Haxhijaj ,

Kajtaz Salihu e Fazli Meti –

Nga Rakoshi , burra kimeti !...

 

Zenun Salimusajt  nga Bellopoja –

Tym e flakë i  dilte nga  goja !

Para shkieve nuk  dorëzohej ,

As nga vdekja nuk frikësohej !...

 

Trungu  i Muzli Sylës – familje e nderit ,

Prej nga  ishte gjyshi i Mulla Sadri Imerit –

U martirizuan 21 shqiptarë ,

Nga duart kriminele t’ serbëve gjakatarë !...

 

Nga këta njerëz të  vrarë  – burra t’ vërtetë ,

Prej tyre janë zgjedhur gjithsejtë  tetëmbëdhjetë –

Prej vitit 1900 deri më 1990 ,

  kohëra të  ndryshme ata  kanë dhanë jetë !...

 

Tre pas këtyre trimave  , në 1992-ten  -

Ranë në  fshatin Uçë , n’ mbrojtje t’ shkollës shqipe !

Aty ranë Hasan dhe Muharrem Hysenaj ,

Bashkë me Bajram Hoxhajn  , u bënë gurë bedena !

 

Kështu në  fshatin Uçë –  n’ këtë vatër kreshnike ,

Duke llogaritur  nga luftërat ballkanike ;

Vetëm prej një trungu t’ njohur  familjarë –

Nga serbët janë vrarë  mbi 80  shqiptarë !

 

Gjilan, më 24.03.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora