Kulturë
Ukshin Zajmi: Sakrificat e familjes Kosumi nga Tygjeci
E premte, 15.04.2016, 09:00 PM
Sakrificat e familjes Kosumi nga Tygjeci
Nga Ukshin Zajmi
Në familjen Kosumi të fshatit Tygjec te Dardanës, (ish Kamenicës në Kosovë), nënfamilja Behluli që rrjedh nga Rama e Zenami, ndjenja atdhetare asnjëherë nuk është shuar, por ajo përditë e më shumë është zgjëruar duke arritur deri në sakrificën për atdhe. Se është kështu, dëshmon rrjedhëshmëria e veprimeve nëpër kohë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për mbrojtjen e trojeve shqiptare të përcaktuar në Kongresin e Berlinit, u angazhuan të gjithë banorët e kësaj ane. Pas Luftës së Velegllavës, që u zhvillua në muajin qershor të vitit 1944, udhëheqja ushtarake e mbrojtjes se kufirit të Kosovës, e dinin se forcat e ashtuquajtura partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Serbisë qenë të shtrenguara nga sulmet çetnike për t’u larguar nga territori i Jabllanicës nëpër Kosovë e për t’u kthyer, siç thonin ata, sërish në territor të Kopaonikut. Mirëpo, dihej se kah kalonin këto forca, shkretonin vendin duke vrarë e plaqkitur, andaj kufiri mbrohej ditë e natë. Me 26 korrik të vitit 1944, në orët e hershme të mëngjesit në kufi, te Kika e Velegllavës, u hetuan forca të shumta të ushtarëve serbe që synonin hyrjen në territor të Kosovës. Sipas ditarit të Koça Popoviqit, komandant i sapozgjedhur i Shtabit Kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Serbisë, kalimit të këtij kufiri ia mësyen divizioni i 11, 14, 24 dhe i 25-I, i kësaj ushtrie. Pra, rreth 8000 ushtarë.
Forcat ushtarake shqiptare të komanduara nga Fuat Dibra dhe ato vullnetare të komanduara nga udhëheqësit lokale e nën drejtimin e Mulla Idriz Gjilanit, hetuan levizjet dhe me një gjuajtje me top nga kisha në kufi të Tygjecit e Gmicës lajmëruan ardhjen e forcave pushtuese. Edhe në front filluan krismat nga armë këmbësorisë. Në këto rreshtime luftarake gjindej edhe Ahmet Fetah Kosumi. Babai i tij Fetahu, duke dëgjuar rrjedhën e krismave të armatimit, vendosi që të shkon në front për të parë djalin Ahmetin, por edhe për të ndihmuar në mbrojtje. Me të arritur në Lakun e Zhujës, Fetahu hyn në front dhe duke luftuar, armikun e shtyjnë nja 50 metra në brendi të kufirit në Serbi. Aty i hargjohet municioni dhe kërkon nga shokët plumba. Kur shoku i tij, Duli i Januzit, ia hedh disa plumba. Ai zgjatet për t’i marr dhe zbulohet dhe qëllohet nga ushtarët serb dhe në at vend, pra në Lak të Zhujës, edhe vdes. Po këtë ditë në vendin e qujatur Kroi i Lakut vrahet edhe udhëheqësi i kësaj njësie të mbrojtësve të kufirit Lam Shahiqi. Kuptohet se edhe kjo luftë përfundoi në favor të forcave shqiptare, duke u prapsuar forcat e ashtuquajtura partizane, të cilat, sipas Koça Popoviqit ishin 10 herë më të medha se forcat shqiptare.
Kufomën e Fetahit, sipas rrëfimit të Shaban Ramës, dëshmitar okular, me qerren dyrrotëshe, që e bartën Lam Shahiqin deri të shtëpia e tij, e sollën Fetahun deri te shtëpia e Abaz Sijarinës, ku ka dalë qerrja e familjes dhe e kanë marrë, e të nesërmen me 27 korrik të vitit 1944, e kanë varrosur në varrezat familjare në Tygjec. Përndryshe Fetahu ishte 43 vjeçar dhe pas vete la djemt:
Ahmetin, Ruhanin e Lamin, pasardhësit e të cilëve tash jetojnë në Prishtinë.
Nga kjo familje, pas tetë muajsh , në mars të vitit 1945, në Ferizaj në vendin e quajtur Kërshllajat mbi mullirin e Kukajve u vra edhe Mehmeti i Bajramit, nip i Fetahut. Në mars të vitit 1945, me largimin e shqiptarëve nga udhëheqja kryesore e njësive partizane të Kosovës, e me qëllim të zbrazjes së saj nga meshkujt e aftë për të mbrojtur trojet e veta, u dha urdhëri për mobilizim të meshkujve prej moshes 15 deri në 75 vjeqare, e për t’i dërguar në Frontin e Sremit dhe në ate të bregdetit Adriatik. Në këtë mobilizim u morën edhe të gjithë meshkujt e familjes Kosumi: Ahmeti e Ruhani të Fetahut, Mehmeti i Bajrami, Rrustemi i Behlulit, Shabani i Mahmutit dhe u sollën në Gjilan. Këtu, udhëheqësi i fshatit Demiri i Veselit kërkoi nga përgjegjësi i komisionit pranues, Giga i Lenkut, serb nga Maroca që, Mehmetin ta kthej në shtëpi, se ishte i vetmi djalë, por, ai nuk pranoi, andaj nga ky grumbull meshkujsh u kthye Ahmeti. Meshkujt e Tygjecit, nga Gjilani udhtuan për Ferizaj, këtu është qëndruar 12 ditë dhe gjatë kësaj kohe është punuar në bartjen e municionit që ka mbetur nga Gjermanët.
Ë shtë interesant, thot Shaban Rama, i cili ka qenë në këtë aksion, kemi bartur gëzhojat e granatave ve, e granatat veç. Një granatë ka qenë e rëndë 42 kilogram. Dy ditë pa u larguar nga Ferizaji për në Prizren e pastaj për në Tivar e frontin e Adriatikut, mbi mullirin e Kukajve grupi prej nja 30 vetave me municion në duar është ulur për të pushuar. Duke leshuar granatën në tokë, një pëlset dhe aty plagosën 22 veta. I plagosur rëndë këtu ishte Mehmeti i Bajramit, të cilin për në vendbanim, tek baraka në Sallahane-spitali i Ferizajit bartin e Rrustemi dhe Ruhani. Unë, thot Shaban Rama me një tjetër e morëm Ismajlin e Halimit për ta dërguan deri në vendbanim. Në ndërkohë arriten disa qerre dhe i morën të plagosurit. Prej Ferizajit, të plagosurit u dërguan nëpër spitale. Mehmet Kosumi, Ismajl Kosumi e Zahir Korça u dërguan në spitalin e Mitrovices, ku Mehmet Bajram Kosumi dhe Zahir Korça vdiqen, ndërsa në spitalin e Prizrenit janë dërguar Sejdi Bajram Kosumi e Zeqiri i Latifit-Pireva. Nuk arritëm të mësojmë emra të te plagosurve tjerë.
Në bazë të te dhënave, se Eshaloni i tretë, për në Tivar nga Prizreni u nis me 27 mars të vitit 1945, mund të thuhet se ngjarja e plagosjes në Ferizaj ndodhi me 24 mars të atij viti, me ç‘rast u plagosën 22 veta, prej të cilëve dy të cituarit më parë vdiqen.Mehmeti është varrosur dikund në Mitrovicë, varr ky që për familjen nuk është bërë i ditur asnjëherë, dhe kjo familje është shuar, nga se kur vdiq, ai ishte 21 vjeçar dhe i pamartuar, ndërsa babai i tij ishte i vejë dhe plak.Përndryshe, po këtë ditë ka ndodhur edhe një shpërthim granate, por ai në kazermen e Ferizajit, me ç’rast, si ç’thot Shaban Rama është vrarë një epror partizan, ndërsa është plagosur Sinan Ramë Krivenjeva nga Stagova e Kaçanikut, këtë autorit ia ka thane vetë Sinani.
Kjo familje edhe në luftën e fundit dha një viktimë - Përparim Behlul Kosumin-18 vjeçar.Përparimi bashkë me familje u përzu nga shtëpia me 30 mars të vitit 1999, nga rruga e Bledit në Prishtinë. Deri me 19 prill ata qëndruan në lagjen Bullaj të Marecit. Përparimi atje u paraqit në Shtabin e Zonës Operative të Karadakut në Zllashë , por në mungesë të armatimit, i thanë që të presë ftesën, të cilën nuk e mori. Pas largimit nga Bullajt, edhe Pëparimi përjetoi gogloten e rrugëtimit nëpër rrugën deri në Prishtinë. Pas shumë peripetive duke paguar jetërat e njerëzve, duke përjetuar plagosjen e dy dhëndurve Ibrahim Makollit e Shaban Tashollit, edhe Përparimin e ndanë nga kolona te shtëpia e Sabit Krasniqit në Makoc së bashku me Fehmi Makollin dhe sheh Aziz Makollin me 21 prill.
Trupi i pajetë i Përparim Behlul Kosumit u gjet në varrin masiv në Përronin e Thellë të Grashticës, te Mulliri i Arifit gjatë zhvarrimit që filloi me 17.10 të vitit 1999, dhe pas obduksionit u varros në varrezat në lagjen Hoxhaj të Makocit.
Pasardhësit e familjës së Behlul Ramë Kosumit, mbrenda 55 viteve, prej vitit 1944 e deri në vitin 1999, për mbrojtjen e tokës Dardane, pra Kosovës, dhanë tre veta: Fetah Behlul Kosumin me 26 Korrik të vitit 1944 në Kikë të Gallapit, Mehmet Bajram Kosumin me 24 mars të vitit 1945 në Kërshllaja të Ferizajit dhe Përparim Behlul Kosumin me 21 prill të vitit 1999,në Grashticë të Prishtinës.
Referenca:
1.Ali Sh. Berisha: Bashkia e Llukarit II, Prishtinë, 2000
2.Bislim Pireva: Dhuna shekullore serbe në Gallap, Prishtinë, 2010,
3.Institut za Istoriju Kosova: U vatri revolucije, Prishtinë, 1981,
4.Shefik Shkodra: Lam Hasan Shahiqi, Prishtinë, 2014
5.KO?A POPOVI?: BELEŠKE UZ RATOVANJE (http://www.znaci.net/00001/29_6.htm)
Rrëfimtarë:
1.Shaban Mahmut Rama, Gjilan, 2016
2.Muharrem Sejdi Kosumi, Koretin, 2016
3.Haqif Zahir Korça, Dardanë, 2016
4.Njazi Hajdari, Ferizaj,2016
5.Arsim Behlul Kosumi, Prishtinë, 2016