Kulturë
Gjon Keka: Bijtë e Kastriotit dhe Ballabanëve
E diele, 17.04.2016, 06:14 PM
Bijtë e Kastriotit dhe bijtë e Ballabanëve
Nga Gjon Keka
Jemi në Shekullin XXI dhe kombi ynë gjendet në një udhëkryq historik,në njërën anë ekzistojnë mbrojtësit e vlerave rrënjësore e kombëtare të tij,ndërsa në krahun tjetër mohuesit ,të vëllazëruarit më armiqtë dhe mbetjet osmane.
Njëri krah përpiqet që të hedh dritë dhe të risjell apo më mirë të ringjallë vlerat e këtij kombi ,ndërsa tjetëri t'i shkatërroj dhe arrnoj me llojlloj ideologjish barbare pushtuesish.Pra sic shihet tani në mesin e kombit tonë kemi një betejë të atyre që mbrojnë dhe ruajn vlerat e tij kombëtare europiane dhe atyre që mundohen me cdo kusht, e mjet t'i zhdukin këto vlera ,dhe traditën e kulturën kombëtare arbnore europiane. Më saktësisht në njërin krah qëndrojn bijtë e Kastriotit ndërsa në tjetërin bijtë e Ballabanëve,Haxhiqamilëve dhe Esatpashtoptanëve.Dhe këtu ne mund të dallojm se kush është pasardhësi i Kastriotit dhe kush i Ballabanëve, Haxiqamilëve dhe Esatpashtoptanëve të sotëm. Këtu pikërisht këtu shihet se cili është duke punuar për një komb brenda familjes europiane dhe me identitet europian ,apo për një komb marionet e pushtuesve dhe ideologjisë së tyre të errët.Sic dihet arbnorët asnjëherë përgjatë historisë nuk kanë lejuar që atdheu i tyre të merr një drejtim krejtësisht ndryshe nga ai i paraardhësve të tyre, ata madje nuk kanë lejuar asnjëher që kombi të preket e njolloset si nga armiqtë e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.Sot ,në këtë shekull shohim devijime, shohim një përkundje në djepin e varfërisë, injorancës ,përqafimit të ideologjive rrënuese të huaja ,të mohimit dhe tendencës për ta ndryshuar imazhin dhe rrugëtimin historik të kombit tonë.Të gjitha këto vijn si rezultat i politikave të gabuara ndaj shoqërisë, kombit dhe shtetit.Po të kishte një politik konkrete, vizionare dhe e urtë kombi ynë në përgjithësi do të arrinte të zhvillonte veten dhe shoqërinë në mënyrë të shëndosh dhe të paimagjinueshme.Madje kombi do të bëhej një nga faktorët vendimtar në Europën juglindore,por meqë politikat e gjerëtanishme kanë qenë tërësisht të gabuara dhe në shpërputhje me vizionin ,traditën,identitetin, kulturën dhe demokracinë e kombit tonë atëher edhe pozita dhe gjendja e përgjithshme si ajo sociale, kulturore, ekonomike, e qeverisjes etj e kombit është e keqe.Ajo që sot të bjenë në sy është me tëpër rënia e një pjese të shoqërisë në një mjedis tagjik të corientimit, të zhvlerësimit dhe të mohimit të sakrificave të etërve dhe atyre që kontribuan për lirinë e kombit shqiptar dhe trasuan rrugën e tij ,ama rrugën europiane dhe jo ndonjë rrugë iluzioniste e cila do ta shpiente kombin në humnerë dhe vetshkatërrim.Sot si asnjëherë shohim një intensitet në rritje të elementeve dhe simboleve pushtueseve në trojet shqiptare, një skllavërim apo riskllavërim me vetëdëshirë ,sepse një rënie në krahët e djallëzuar të armiqëve historik do të thoshte rënie në gjumin e përjetshëm të vdekjes kombëtare,kulturore dhe identitare.Historikisht shqiptarët nuk kanë luftuar kundër një pushtues për t'u skllavëruar tek një pushtues tjetër,por për lirinë,për pavarësinë, për ruajtjen e kulturës, gjuhës ,traditave dhe identitetit të tyre kombëtar europiane.Prandaj të liroshesh nga zingjirët e barbarisë nga një pushtues dhe të biesh ,apo ribiesh me vetëdëshirë në duar të përgjakshme të një pushtuesi tjetër poashtu barbar është njësoj sikur një fëmije i sapolindur, e që ky fëmijë e ka emrin Liri t'ia japësh në duar të huajit përgjithmonë dhe ai huaj është i fshehur në lëkurën e qengjit nga jashtë ndërsa brenda është një ujk me gojë të gjakosur historikisht,një armik i madh i kombit tënd dhe të ardhmes së tij.Paramendoni një gjë të tillë,t'i dhurosh lirinë në duar armikut të vjetër,cfarë do të bëhet me atë liri, asgjë tjetër pos riskllavërimit dhe rihelmimit të kombit me ideologjinë e tij.
Prandaj shtrohet sot pyetja se pse nuk e duan lirinë, pse nuk e duan vetveten shqiptarët,pse nuk e duan atë që është e vetja, traditën, kulturën, identitetin europian etj, por duan që ta shkulin me rrënjë dhe në vend të saj ta vënë një të huaj e që kjo e huaj sigurishtë që asnjëherë nuk do të jetë pjesë e kombit dhe shpirtit të tij,por do të jetë gjithmonë artificilae dhe shkatërrmitare si për kombin ashtu edhe të ardhmen e brezave.Por sidoqoftë nga e gjithë kjo ka ende arbnor me gjak Kastrioti që nuk do të lejojn që kombi ynë të helmohet ,të futet në errësirën e pushtuesve dhe ideologjisë së tyre barbare dhe as në skllavëri ,por do t'i mbrojnë themelet dhe rrënjët e kombit arbnor europian ashtu sic i mbrojiti Gjergj Kastrioti.Shqiptarët ende nuk e kanë përfunduar betejën me armiqtë e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, posa ta përfundojnë këtë betej do të shihet edhe dielli i lirisë ,të vërtetës dhe i paqes jo vetëm ndër ne si komb por edhe i tërë gadishullit ilirik.Dhe historikisht është thënë se „për shqiptarët cdo mendësi skllavëruese është e huaj“, kështu do të jetë edhe tani arbnorët e vërtetë nuk do të lejojn që kombi të skllavërohet dhe as nuk do të lë fatin në duar të armiqëve të tij qofshin ato të brendshëm apo të jashtëm. Arbnorët europian duhet ta mbajn fatin e tyre në duar të tyre, vetëm kur arbnorët të bëhen zot të vetes atëher do të ketë për kombin një të ardhme të sigurtë të rikthimit në familjen europiane.