Kulturë
Faton Mehmeti: Pse dështoi opozita?
E diele, 17.04.2016, 07:54 AM
Pse dështoi opozita???
Shkruan: Faton MEHMETI
Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit. Këto dy kërkesa shërbyen si shkas që Kuvendi i Republikës së Kosovës të bllokohet për muaj të tërë, pasi opozita me hedhje gazi pamundësonte mbajtjen e seancave.Tri partit opozitare Vetëvendosje, Aleanca dhe Nisma u bashkuan për interesa të tyre, në emër të kauzës “ Ta mbrojmë republikën ”. Është edhe detyrë e çdo opozite të i’a bëj sa më të vështir maxhorancës qeverisjen, por po të ishte kauza e opozitës së bashkuar, e menduar mirë dhe e trazuar mirë, shumë shpejt do të mblidhte rreth vetes edhe shoqërinë civile, kështu që pesha e kundërshtimit do të ishte relevante., dhe si rrjedhoj edhe do të pamundësonte koalicionit qeverisës vazhdimësi të qëndrimit ne karriget udhëheqëse.
Ky bashkim i tri partive opozitare ishte krejt i panatyrshëm, pasi edhe në mes veti kanë shfaqur divergjenca konstante në veçanti VV dhe AAK. Përtej kësaj, tek qyetarët e Kosovës nuk zjuan koshiencën thirrjet e opozitës, pasi i’u mungonte kredibiliteti politik liderëve të opozitës. Si mund të besohet se me ardhjen në pushtet të partive opozitare korrupsioni do të zvoglohet në minimumin e pranueshën, se vendi do të ketë përspektiv, do të hapën vendet e punës etj. Të gjithë këto pikëpyetje lindin nga mosbesimi, kryesisht tek AAK dhe Nisma, respektivisht tek liderët e këtyre partive. .Sipas raportit të Agjencisë kundër Korrupsionit pasuria e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, arrin shumën 500 mijë euro, derisa të ardhurat mujore të tij shkojnë 1,700 euro dhe nga pensioni që i jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 225 euro. Shtëpia e tij arrin vlerën prej 300 mijë eurosh, me një matematikë sado të dobët i bije që për 20 vjet të mund të grumbullohen këto të holla, pa shpenzuar asnë cent.
Në anën tjetër lideri i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj gjithmonë është cilësuar në mesin e politikanëve më të pasur në Kosovë. Ai posedon pasuri të paluajtshme prej 900 mijë euro, duke përfshirë dy banesa, një shtëpi dhe një truall. Vozit një veturë Audi A6 në vlerë prej 30 mijë euro. E tëra pasuria e tij e deklaruar sillet në vlerën mbi 951 mijë euro, afro 1 milion. Ndonëse në disa raste për korrupsion është shpalur i pafajshëm, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë seancat për rigjykimin e tij.
Morali politik i Limajt dhe Ramushit për luftë korrupsinit, janë demagogji dhe aspak të morarshme.
Derisa ambasdat kryesore në Prishtinë në vazhdimësi kanë kundërshuar metodat e opozitës për kundërshtimin e asociacionin dhe demarkacionin, ndonëse qytetarët qy janë shprehur kundër këtyre marrëveshjeve, nuk u ngazëllyen nga populizmat e liderëve të opozitës, nga ata që kanë pasuri miloneshe e flasin për korrupsion.
Ky bashkim i panatyrësh me gjasë edhe u prish krejt natyrshëm , pasi konceptet politike të tyre janë të ndryshme. VV duhet të modifikoj metodat dhe qëndrimin ndaj bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti SHBA-së.
Një opozitë e fortë do të ishte në interes të Kosovës, do e sfidonte qeverinë që të punonte në interes të vendit, kurse një opozitë e dobët nuk le alternativë për qytetarët përveç se të votoj këta që janë në pushtet pasi “ s’ka më të mirë”.