Kulturë
Neshat Mehmedi: Karnavalet ilire - falenderim publik
E diele, 17.04.2016, 07:42 AM
Me rastin e mbajtjes së manifestimit të paradokohshëm (13 mars, 2016) tradicional “Karnavalet ilire” të malësisë së Sharrit në fshatin Bozovcë të komunës së Tetovës, por njëkohësisht edhe të tribunës shkencore dedikuar enkas këtij manifestimi, Këshilli organizativ shfrytëzon rastin që të gjithë kontribuesve dhe pjesëmarrësve në këtë ndodhi kulturore t’u shfaq këtë:
FALËNDERIM PUBLIK:
Falënderojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pasi manifestimi i pagëzuar si “Karnavalet ilire në malësinë e Tetovës”, tanimë është institucionalizuar dhe mbahet nën patronazhin dhe përkujdesjen financiare të komunës së Tetovës. Falënderojmë me këtë rast edhe përfaqësuesin e komunës së Tetovës, përkatësisht shefin e Sektorit të Veprimtarisë Publike, Ahmed Qazimi, pastaj Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht përfaqësuesit e tij: drejtorin prof. dr. Skender Asanin, prof. dr. Sefer Tahirin dhe prof. dr. Sevdail Demirin. Njëkohësisht falënderojmë dekanin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Miftar Memetin, humanistin e përmasave mbarëkombëtare, Lazim Destanin (edhe pse nuk ishte i pranishëm), Një kohësishtë përshëndesim pagëzuesin (në vitin 2012 i pagëzoi Karnevalet Ilire), mbështetsin dhe përkrahahësin më të madh të ‘’Karnavaleve Ilire’’ – të ndjerin Prof. Dr. Fadil Sulejmani – themelues i Universitetit të Tetovës, Inspektorin Shtetëror nga Dibra, Nuri Kolecin, drejtorin e ShF ‘’Besa’’ Shefajet Rmadani të Veshallës, drejtorin e ShF “Rexhep Voka’’Ali Shefitin, pastaj drejtorin e Shoqërisë kulturore artistike ‘”Xheladin Zeqiri’’, prof dr. Jeton Pustinën, koreografin dhe vallëtarin e mirënjohur të Sh.k.a ‘’Xheladin Zeqiri’’, prof. dr. Remzi Matoshin, studiuesin prof. dr. Vebi Bexhetin, gazetarin e mirënjohur të përmasave mbarëkombëtare, Seladin Xhezairin, pronarit të Tv. Art, gazetarin e Tv Art, Blerim Jakupi, gazetarin e RTVM në gjuhën shqipe, Reshat Kamberi, si dhe të gjithë mediat që ndihmuan në informimin e teleshikuesve, pastaj Demir Reshitin - udhëheqës i emisionit “Më afër, fotografin e mirënjohur nga Prizreni, Syri Ramadani, fotografin e mirënjohur që eksploron bukuritë e Malit Sharr, Shahin Fazlija, regjisorin e talentaur nga Ohri që shpërtheu fuqishëm në majat e Malit Sharr, Agron Biba, drejtorin e Revistës ‘’Fidani’’ Berat Batiu, drejtorin e shoqatës ‘’Imer Prizreni’’ Ibrahim Skenderi, studiuesit, etnologët, shkencëtarët e Tribunës shkencore ‘’Karnavalet Ilire’’, me kryesuesin e saj - dekanin e Fakultetit Filologjik nga Universiteti i Tetovës prof. dr. Fatmir Sulejmanin, etnologun-studiuesin prof. dr. Izaim Murtezanin me kumtesën: Hermeneutika e karnavaleve Ilire të Malësisë së Sharrit, etnologun – studiuesin prof. dr. Nexhat Çoçaj nga R. e Kosovës me kumtesën Simbolika e karnevalive ilire në Bozovcë, etnologun – studiuesin prof. ass. dr. Besim Muhadri nga R. e Kosovës me kumtesën Karnavalet Ilire të Bozovcës - gjurmë lashtësie dhe paganizmi, Besim Cengun - studiues shkencor, kritik letrar dhe publicist nga R. e Shqipërisë me kumtesën Karnavalet Ilire në Malësinë e Tetovës – dëshmi e ekzistencës së elementit shqiptar në lashtësi, etnologun prof. dr. Hamdi Mediun me kumtesën Karnavalet Ilire, studiuesin shkencor Ismet Lecaj me kumtesën Krahasime etnografike lidhur me Karnevalet ilire të Bozovcës, etnologun nga ITSHKSH, mr. Rini Useinin me kumtesën Karnevalet ilire ne aspektin psikologjik popullor, studiuesin Abaz Çengaj nga R. e Kosovës me kumtesen Karnavalet Ilire në Malësinë e Sharrit dhe krahasimet Neshat Mehmedin me kumtesën Karnavalet Ilire në Malësinë e Sharrit – rregullat dhe veprimtaria ditore, si dhe mysafirët e pranishëm:, prof. dr. Ymer Domin nga R. e Shqipërisë, kryetarin e BL të fsh. Shipkovicë, Zekirja dhe Naim Vatën - mjeshtrin më me nam të punimit të gurit nga Shqipëria që ndihmuan me veshmbathje të karnavalistëve, si dhe profesorë e mësues, të gjithë mysafirët nga Veshalla e në mënyrë të veçantë gjashtë karnavalistët që e begatuan traditën e lashtë autoktone, mysafirët nga fshati Brodec, Shipkovicë, Lisec, Rasadisht, Sellcë, Llacë, nga Tetova e nga fshatrat për rreth, bashkëkatundarët e Bozovcës që treguan bujarinë, mikpritjen e rrallë që çdo kush e ka lakmi, përshëndes rininë e Bozovcës që është bastion i ruajtjes së traditave dhe të trashëgimisë mijëravjeçare duke përfshirë: Karnavalet Ilire, Ditën e Verës, Ditën e Luleve, Shëngjergjin dhe shumë elemente tjera që e karakterizojnë folklorin dhe etnologjinë e kësaj ane. Kërkojmë ndjesë nëse kemi harruar pa përmendur emra apo kontribues tjerë të cilët në mënyra të ndryshme ndihmuan në madhështinë e këtijë manifestimi mijëravjeçarë. Çdo lëshim nga ana e jonë është e rastësishme dhe e paqëllimtë. Ju lutemi për mirëkuptim! Pra, të gjithë bashkarisht promovuam vlera të trashëgimisë kulturore mijëravjeçare ‘’Karnavalet ilire’’, të përcjellura brez pas brezi deri në ditët tona. Pjesëmarrëja Juaj aq e madhe, anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe e institucioneve shtetërore ndikuan që ky manifestim kulturor të merrte përmasa tejet madhështore. Shpresojmë të takohemi përsëri në vitet e ardhshme në manifestime të kësaj natyre. Ju faleminderit për pjesëmarrje dhe përkrahje!
Zoti ju Bekofte!
Nga e djathta në të majtë ulur: Trim Biba, Studiuesi Ismet Lecaj, Gazetari Harun Ibrahimi, arsimtari Seladin Rushani. Në këmbë nga e djathta në të majtë janë: Regjisori – aktori Agron Biba, Gazetari I përmasave mbarëkombëtare Seladin Xhezairi, Mësuesi Neshat Mehmedi, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, Drejtorin e ITSHKSH prof. dr. Skender Asanin, Anëtarin e Itshksh prof.Dr. Sefer Tahirin, studiuesi I etnokulturës Prof.Dr. Izaim Murtezanin dhe koreografi I përmasave mbarëkombëtare Prof. Dr. Remzi Matoshi
Gjatë Tribunës shkencore ‘‘Karnevalet Ilire’’ në Bozovcë 13 mars, 2016 Bashkëorganizuar nga ITSHKSH Shkup dhe Këshillit organizativë. Kryesuesi i saj - Dekani i Fakultetit Filologjik nga Universiteti i Tetovës prof. dr. Fatmir Sulejmani duke përshndetur studiuesit
Foto e Karnevaleve Ilire, e vitit
1974 që flet më shumë se
sa 1000 fjalë!