Kulturë
Qazim Shehu: Historiani që i hodhi dorashkën Schmitt
E diele, 17.04.2016, 10:06 AM
QAMIL ALUSHI HISTORIANI QË I HODHI DORASHKËN OLIVER SHMIDTT
Nga Qazim Shehu
Kohët e fundit më ra në dorë libri i autorëve Qamil Alushi dhe Mexhit Demiri :”Skënderbeu nga Marin Barleti tek Oliver Shmidtt”.Ky libër,ka si obkjeksion të rivendosë disa gjëra në udhën e së drejtës dhe të shikimit realist mbi figurën e Skënderbeut,si një figurë madhore e historisë shqiptare dhe asaj europiane.Natyrisht ,autorët,ve çmas Qamil Alushi, ësht ë një studiues i vjetër skrupuloz me njohuri të thella në fushë të historisë dhe të politologjisë, sepse këtë libër e shoqërojnë edhe dy libra të tjerë të spektrit analizues mbi socializmin dhe demokracisë liberale.Ka njerëz që punojnë në mënyrë të heshtur,ata janë modestë dhe aktivë njëherësh ,që nuk ndihen dhe nuk kërkojnë të flitet për ta.Për ta flet vepra dhe vepra e Qamil Alushit,pas leximit që i bëra asaj më solli një kënaqësi të posaçme.
I gjithë libri është ndërtuar në ty rrafshe të synimit:në dhënien e informacionit të plotë mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut duke e sjellë atë në kufijtë e problematikave të kohrave dhe në interpretimin e shumë fakteve që janë munduar të lëkundin studiues dashakeqës ose të painformuar si duhet për jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar.Si pikë referimi merret Barleti,Frang Bardhi po edhe autorë të tjerë si Noli,Aleks Buda,Kristo Frash ëri,Kasem Biçoku ,edhe autorë të huaj dhe, duke ardhur deri tek Oliver Shmidt i cili ka shkruar një libër për Skënderbeun,i njohur tashmë për lexuesin shqiptar.
Figura e madhe e Skënderbeut nuk ka nevojë të mbrohet, sepse ajo në vetvete është tërsisht e mbrojtur nga vepra që ai la pas, por shpesh njerëz të ndryshëm nën efektin e mbështetjeve të fshehta, janë munduar ose ta përvetësojnë(kujtojmë këtu Tomko Marnaviçin të cilit i dha përgjigje Frang Bardhi me Aplogjinë e shkëlqyer)ose përpiqen ta çmitizojnë duke qenë se legjendarizimi i Skënderbeut nuk ka ardhë si një prirje e mungesës së vlerësimit realist,po nga jehona e veprës së tij dhe adhurimi çfarë ai bëri.
Qamil Alushi së bashku me Mexhit Demirin,kanë zhvilluar një teksturë të thelluar shkencore ku ,duke i marrë çështjet me radhë,arrijnë që ,përveç citimeve, të sjellin interpretime që vijnë sa nga logjika e fakteve dhe dokumenti historik, aq edhe nga interpretimet që ngrihen mbi këtë logjikë fakti.Ata u kthejnë përgjigje historianëve të tipit Oliver Shmidtt që ,të mbështetur në të dhënat e kronistëve turq apo nga një prirje e gabuar, janë orvatur ta minimizojnë veprën dhe betejat e Skënderbeut duke i quajtur betejëza,ose të nxjerrin Skënderbeun si një udhëheqës partikularist, i cili u mori pronat feudalëve shqiptarë dhe i bashkoi ata me forcë,duke harruar se Skënderbeu nuk ishte politikan i interesave të shkurtra dhe të ngushta, po njeriu që luftoi për ideale të larta të lirisë dhe krishterimit.Gjithë marrëdhëniet që ndërtoi me princët shqiptarë ai i ndërtoi në emër të këtij ideali dhe, në libër gjejmë mjaft të dhëna të pakontestueshme që na e bëjnë të ditur këtë dhe tregojnë edhe një herë frymën dhe synimin dashakeqës të Shmidtt.Edhe aleancat që pati Skënderbeu me mbretin e Napolit ,Alfons janë marrëdhënie të cilat gjithnjë kanë synuar shtrirjen e kësaj alence në kufij të besueshëm të mirëkuptimit dhe të ndihmës dhe jo ato të vasalitetit siç pretendon Shmidtt.Autorët arrijnë në konkludojnë në përpikmëri mbi këtë qasje të gabuar dhe të japin shpjegime bindëse mbi të kundërtën.Po kështu, sot, mjaft po diskutohet mbi origjinën e Skënderbeut dhe kjo është normale, pasi mbi njerëzit e mëdhenj ka pretendime për shkak të lavdisë së tyre, po autori i referohet më së pari Barletit ,Bardhit dhe studiuesve të tjerë që kanë qenë bashkëkohës dhe të pakmëvonshëm, duke arritur në përfundimin e duhur bindës se Skënderbeu ishte nga Shqefni i Matit.Origjina e tij sillet gjithashtu edhe në spektrin e teatrit të veprimeve luftarake të Skënderbeut me kryqendër Krujën,po edhe me atë çfarë flet toponimia e dendur e rrethit të Matit ,mbi konceptin e shtrirjes dhe përdorimit të fjalës Emathia në mesjetë.
Po kështu një interpretim të gabuar u bën Shmidt marrëdhënieve të Skënderbeut me Hamzanë dhe Moisi Golemin,kur, në të vërtetë Skënderbeu i fali ata duke dëshmuar jo vetëm forcën dhe vitalitetin e këttij gjenerali gjenial, po edhe shpirtmadhësinë, bujarinë dhe aktin e faljes, çfarë nuk e bën Skënderbeun jo vetëm një luftëtar të sprovuar, po edhe një figurë të lartë humaniste.
Dihet se për Skënderbeun ekziston një literaturë e pafundme,për të janë shkruar drama,opera,poema nga të huajt ,libra të ndryshëm,po burimi mbetet Barleti ,vepra e të cilit njohu një botim të rrufeshëm në gjuhët kryesore europiane duke i dhënë Skënderbeut një ripërjetësim të sigurtë tekstor.Ishte kjo vepër atëhere që solli nëpër kohrat e mëvonshme që shumë shkrimtarë dhe historianë t ë riktheheshin drejt saj.Ndaj nëntitulli i këtij libri është plotësisht i justifikuar kur thuhet:nga Barleti tek Shmidttt.Qëllimi nuk është t ë na japë një magazinim faktesh dhe të vendosë në krye njërin apo tjetrin historian,po qëllimi mbetet të sjellë Barletin si më të besueshëm dhe kjo të vijë në një kundërvënie logjike ndaj tezave të Shmidtt,i cili edhe pse është marrë me Skënderbeun ,ka pasur një vështrim dashakeqës ndaj figurës së tij.
Edhe në vështrimet ndaj perandorisë osmane ai është treguar jo realist kur e quan atë një yllësi dhe veprimin e Skënderbeut një tradhti ,kur dihet se veprimi i Skënderbeut ishte një akt i madh lirie në luftën kundër një pushtuesi të egër dhe të tmerrshëm me pasoja jo vetëm për Shqipërinë, po për Ballkanin dhe Europën.Gabimet e Shmidttt, thonë autorët janë se ai nuk është referuar veprave të dorës së parë e më të hershme;së dyti ,Shmidtt i ka trajtuar ngjarjet nga një kënd konceptual dhe mënjanon analizat.Ai i është shmangur faktit se kjo luftë ishte e imponuar nga pushtimet osmane dhe nuk ishte thjesht një luftë fetare, siç do ta cilësojë ai ,po një luftë për liri.Shmidtt është mbështetur tek historianë falsifikatorë si Voigt,Biemi, Jorga,Marinesko,Ljubiç, Makushiev e të kronistëve turq.Po kështu edhe në trajtimet e gabuara të Gjon Muzakës mbi luftën e Skënderbeut.
Libri në fjalë nxjerr në dukje vlerat e Barletit si historian i dorës së parë duke sjellë teza dhe argumente të pakundërshtueshme dhe duke iu ruajtur anësisë për të marrë kredibilitetin dhe besueshmërisë që vjen tek e vërteta autentike.Po kështu ,ky libër na dëshmon se në shkencë nuk mjafton vetëm e dhëna, po sa ajo mbështetet me fakte dhe dokumente që ajo të mos i qaset një paraftyre të gabuar po të rrijë me këmbë në tokë;dhe kjo na tregon se autorët kanë lexuar shumë ,kanë shfrytëzuar arkiva, sidomos Qamili ka shfrytëyzuar në arkivat italiane;dhe u është dashur një punë e gjatë jo vetëm hulumtuese po edhe sistemuese dhe kjo shihet në ndarjen e paragrafëve , çështjeve dhe kapitujve, në mënyrë që organizimi kompozicional i librit ta gjejë sa më të besueshme arkitekturën e tij.Edhe pse Shmidtt mundohet t`ia zhveshë ato virtute të larta Skënderbeut që dëshmohen nga veprat e historianëve seriozë,ai nuk arrinta bëjë këtë të besueshme,jo vetëm se nuk është e vërtetë po se e vërteta e kundërt për Skënderbeut mbeten librat seriozë dhe kujtesa historike e popullit shqiptar.Nëse Barleti ka në veprën e vet një stil të nivelit oratorik të lart,panegjirik,kjo nuk e ka dëmtuar të vërteta jetësore dhe faktet konkrete mbi Skënderbeun,përkundrazi, ky stil ka qenë një mënyrë më e mirë që vepra të lexohet më me kënaqësi.Ky stil që përkonte me karakterin prej humanisti të Barletit dhe ishte i kohës,nuk mund të merret kurrësesi si mungesë e së vërtetës autentike.Autorët Qamil Allushi dhe Mexhit Demiri kanë shkruar një vepër e cila lexohet me kënaqësi,edhe pse këtu rreziku është i madh,sepse për Skënderbeun ka me mijëra faqe literaturë dhe duke qenë shqiptarë ata mund të binin ndonjëherë në dozën e për çmimit apo të sharjes,por d y autorët si historian ë të përgatitur dhe seriozë ,kurrë nuk e kanë bërë këtë,sepse gjakftohtësia dhe mungesa e emocionit shpërthyes është tipar i shkencëtarit dhe njeriut të ditur.Libri është shkruar me një fjalor të pasur terminologjik,me perifrazime dhe referenca të sakta,me citime,numër faqesh dhe renditje korreke të të ngjarjeve dhe të dhënave historike.Autorët kanë arritur që t`i bëjnë një mbrojtje figurës së Skënderbeut me dinjitet shkencor, po edhe të sjellin edhe një herë historinë e kryeheroit duke u dhënë lexuesve një vepër sa të thellë e të mirëkuptuar në tezat shkencore, aq edhe divulgative,një libër që mund të lexohet nga të gjithë dhe të merret informacion mbi të.