E diele, 08.09.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dëshmorët e Artanës

E enjte, 21.04.2016, 07:16 PM


Në përkujtim të  17 – vjetorit të  rënies :

 

DËSHMORËT E KOMUNËS SË ARTANËS

 

18 Prilli  ‘99 ,

Për çdo vjet na thërret n’ Artanë –

T’ bëjmë nderime për dëshmorë ,

T’ iu sjellim lule kurorë !

 

T’ shohim varret e përjetësisë –

Në Altarin e Lirisë !

Gjaku i tyre rrodhi si gurrë –

U flijuan për t’ mos vdekur kurrë !

 

Të përkulemi na thërret  dëshira –

T’ bëjmë urata sa më të mira!

Për bijtë tanë që  ranë  martirë –

Na e mundësuan t’ jetojmë të lirë !

 

T’ gjithë dëshmorët nga këto ana –

I kujton  për jetë Artana !

Ua këndojmë lavdin  dhe  nderin –

S’e  harrojmë Afrim Zymerin !...

 

Tre djem t’ lagjes   Vllasaliut –

Na i vrau dora e shpakaliut !...

Faredini , Shemsedini e Zijaveri –

Ranë n’ altar në atë  fushë  nderi !

 

Gjithë dëshmorëve të kombit tonë –

Lavdi  u qoftë për gjithmonë !

Mbi gjak t’ bijve të  Malësisë –

Mbijnë Lulëkuqet e Lirisë !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 19. 04.2016.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora