E diele, 08.09.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Vahit Nasufi: Gjeneratës sime

E enjte, 21.04.2016, 07:01 PM


Vahit Nasufi

 

GJENERATËS SIME

 

Shpeshherë rri dhe mendoj -

Të kaluarën me mall kojtoj!

Për shokët e mi të gjeneratës -

Shpesh më ikë gjumi i natës!

 

Me gjeneratën e fshatit tim -

Djem e vajza pa dallim,

Jem rritë bashkë si binjakë,

Por, veç e veç, ne jem plakë!...

 

N`jetë erdhëm të dëshiruar -

Lindëm n`shekullin e kaluar,

Në vitin pesëdhjetë e gjashtë,

Fati ynë kështu ka dashtë!

 

Nga fëmijëria jem shoqëruar -

Gjithmonë ishim të bashkuar!

Lloj - lloj lojrash për t`u argëtuar -

Si vëllezët e motra jem nderuar!...

 

Bashkë filluam shkollën fillore -

Plot tetë vite n`bankat shkollore!

Por, kur e kryem klasën e tetë -

Ndarja vrragë na ka mbetë!

 

Ato që mësimet i vazhduan -

Me shokë tjerë u njoftuan...

N`shkolla t`mesme, e n`fakultete -

Këtu mbaron lezeti i kësaj jete!

 

Ishin vitet e lumturisë -

Ishte koha e dashurisë!...

Lum kush mundi ta shfrytëzojë -

Se më kurrë s`do ta përjetojë!

 

Për së treti, këtu jemi ndarë -

Me njëri - tjetrin rrallë jemi parë!

Mbajtëm lidhje përkohrsisht -

Por, lidhja jonë humbi krejtësisht!

 

Disa n`Atdhe punës ia nisën -

Disa vendëlindjen e braktisën!

N`mërgim zemra s`kënaqet kurrë -

Atje loti rrjedh si gurrë!

 

Disa prej tyre fatkeqësisht -

Nuk jetojnë më fizikisht!

Por, zëri tyre dhe fytyra -

M`rrinë përpara si pasqyra!

 

Sa herë shokët që takohen -

Ca lëvdohen, ca ankohen!...

Dikujt flokët i kanë ra,

Dikush t`bardha krejt i ka!...

 

Njëri - tjetrin kur e takojmë -

Me orë të tëra bisedojmë!...

Për gjeneratën malli s`na hiqet! -

Për njëri - tjetrin zemra na digjet!...

 

M`thuaj vallë, sot ku janë?

M`thuaj shëndetin si e kanë?

Sa janë t`lumtur familjarisht?

Si qëndrojnë ekonomikisht?...

 

Që nga vitet e rinisë -

Deri n`prag të pleqërisë,

Shumë ngjarje ikën n`harresë,

Por, shumë mbetën në kujtesë!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora