E enjte, 12.12.2024, 11:07 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Mjeshtri i estetikës letrare

E diele, 24.04.2016, 09:11 AM


MJESHTRI ARTIST I ESTETIKES LETRARE

.. nga lirika "Më zgjo pëllumbi i Noes", tek pamfleti "Të mbetesh gjallë".

...kumtim me esseistin prof.Vangjush Ziko

Parantese

Të flasësh apo të shkruash , për ish Mësuesin tënd të parë, është kënaqesi sublime, një përshtjellim ndjenjash, kujtime,  mbresa që janë ngulitur ne memeorjen tënde dhe kanë krijuar një vatër trunore, burim obligimesh për personalitetin tënd, një pjekuri moshore, e gatuar si edukatë ne karakter, që shfaqet si kulture etike mirenjohje dhe respekti njerëzor.

S'ka  më bukur dhe  simbolike me një mesazh jetësor kur thotë kënga shqiptare "Mësuesi im i parë", kush e ka dëgjuar:

-"Nuk të harroj...Ti mësove ABC-në...e të tjera".Mirënjohje respekt pa mbarim por dhe krenari.

Sa të lehtë aq të vështirë është të skicosh portetin e pedagogut tend të Letërsisë,  mjeshtrit,  zanaçiut që të fali të mësoi zanatin, profesionin tënd të jetës, "profesori i Letersisë", që për mua mbetet Ai,  ndërsa unë, nxënës student i përjetshëm i fjalës, i leksionve të tij. Zanatçinjtë , në për gjithesi nuk ta shesin profesionin,

duhet ta blesh vetë, por veç asaj mbajnë dhe seketet profesionale specifike, nga pervoja e asimiluar, por Prof.Vangjush Ziko,

është dhe mbetet i rralle, si person, intelektualdhe mjeshter letrar, që dhuntinë e tij profesionale të krijuesit letrar,

jo vetem ia dhuroi studenteve te tij, por dhe sot në "moshën e bardhë", jep "leksione"në opinion dhe ne mediat letarare.

Te shumta jane shkrimet e tij, pa perfshire ketu komentet letrare, per vepra apo per poezi, në forme sugjerimesh,

per persosjen e mjeshterise letrare dhe të pjekurise artistike.Ai zoteron dhe nje etike , edukate letare, kur shfaq mendime,

kur e shpreh qe ne fillim, me delikatese, duke nisur me shprehjen :-"Unë mendoj.....".Par ai mbetet per ne krijuesit, nje "profesor"i pashtershem

dhe i pavdekshem.

I kam të ngulitur si tani para syve te mij, ao mësimet e tij, kur na jepte lenden e Estetikes ,

zakonisht neper seminaret kur diskutonin per veprat letare, kur na perifarzonte me thenijet lapidare te tij per ne, po shrkuaj

thelbin e tyre:

"-Ju, jeni Mësuses Letërsije, por dhe krijues e kritike te mirefillte letare, këtë mos e harroni,

se jeni pasqyre e nxenesve dhe lexuesve tuaj, me fjalen dhe me shkrimet tuaja, per studentet jeni model shembull."

Dhe vazhdonte here pas here, -"kur flisni a shkruani per nje veper letarare apo per nje krijim,

së pari duhet te dalloni , dy gjera qe ne fillim, tjeter eshte autori dhe tjeter krijim letrar,

qe hehra heres shafaqen veçmas dhe here unifikohen, ...Mos ngateroni opinionet me ate ç'ka shkruan autori...Se ndodh qe autori,

do te thote te shfaqe nje mendim te tij, here e thote hapur dhe here e mbulon neperujra, qe ta kuptoje lexuesi. Por kur s'e kupton lexuesi,

vepra apo krijimi mbetet pa vlere...e shume te tjera thenije  si keto, qe mund te mbushen libra te tera ,

aq sa mbaj mend une tani pas disa dekadash.

-"Kur te lexoni apo te komnetoni nje krijim letarar, kini parasysh, veruni ne roln e mjekut,

qe diagnostikon pacientin, per te mjekur semundjen por dhe te semurin, apo me thelle kur doni te hidhni shenimet tuaj

per librin apo per poezine e dikujt, si permbledhje,  recension, kumtese, kritke letare apo rezyme,

duhet te uleni mbi librin, si kirurgu per operim.Ai me bisturi, operon pastron, plaget dhe ben "bay-pass"e, ju vijoni ate thelbesoren,

pra ndajeni grurin nga egjrat, si bejne nenat tona kur shoshin grurin, dhe te mundoheni te gjeni me lapsin tuaj, margaritarin te fshehur brenda molusqeve,

ne thellesine e detit.

-Dhe ne fund, kete mbajeni mire mend, me siten tuaj, te nxirini pahun e mielit,

per te gatuar nje bakllava perfekte, qe ti emebelsoje tegjithe , dhe autorin dhe lexuesin,

t'i jape hakun, por dhe reston per ate qe eshte lodhur.".Keto citime nga goja tij, e prof.Vangjushit,

mbeten te paharuar per ne.Por le t'i mbyllim me kaq, se edhe tani ai i thote me se mirie me realiste

e me te besueshme se une..."

I shkruajta keto fraza modeste si parantese e portretit te tij mjeshteror, edhe per debulusen qe ndjej,

por dhe si idhulin tim krijues.Prof.Vangjush Ziko i perket, asaj plejade letrare, te kollosve te Letrsise tone moderne,

Letrare Kombetare, me Dritero Agolin, Isamil Kadarene, Agim Shehun e te tjere, jo veten qe studjuan jashte,

ne Universitetin"Gorki"ne Rusi, por qe i kane dhe dhe japin akoma e sot, tonin dhe pararendesen

me veprat e tyre brilante letare.

Veprimtaria e tij krijuese letarare, megjithes ne nje moshe te thyer, eshte ne ngritje kulmore maje ajzbergeve te polit  aty ne Toronto te Kanadase

ku jeton tani, per te thyerj akujt dhe mposhtur te ftohtin me ngrohtesine e vargjeve lirike dhe me shpupurisjene mallit

per Korçen plake dhe nuse, aty ku buron muza e tij letarare, me moton -Perditshmeri krijuese.Kjo me shtyu dhe per te shkruar serish per per profesorin,

me risi te reja ne krijimtarine e tij te pashtershme letrare.

-Siç dihet, Vangjush Thoma Ziko ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1931,  ku kreu dhe arsimin e tij të mesëm. Arsimin e lartë

për letërsi e bëri pranë Institutit të Letërsisë “M. Gorki” në Moskë. Punoi si mësues i letërsisë pranë gjimnazit

“Raqi Qirinxhi” dhe si pedagog i letërsisë dhe i gjuhës ruse në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Shkruan poezi,

dramë dhe perkthen nga gjuha ruse. Vëllimin e parë me poezi dhe dramën e parë i botoi në vitin 1959.

Është kryesisht një poet lirik.Poezia e tij dallohet për lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike.Drama e tij

ka natyrë psikologjike. Ai i është përkushtuar gjithashtu përkthimit të poezisë lirike ruse.

Ka botuar përmbledhje të veçanta të poezive të A.S. Pushkinit, S. Eseninit, E. Eftushenkos si dhe Antologjinë

e Lirikës Ruse(katër vellime),  ku ka përfshirë rreth peseqind poezi të më shumë se treqind poetëve rusë

që nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjete gjer në fund të shekullit të njëzetë.Te njohura jane botimet

me vellimet poetike:-Kenge per Duart, /Takim me Malet, /kenget e grurit, /Galerite e Nentokes, /Magjia e Dashurise, /

Ditari Kanades, /Monologu i Ajzbergut, Kulla ime e Babelit, /Ketu prane polit te Botes, /dhe "Me zgjo pellumbi i Noes",

si dhe dramat, libretet dhe filmat te njoura per spektatoret.

Është autor i një sërë studimesh, esesh dhe skicash letrare si dhe bashkautor tekstesh të letërsisë,

ku kryesisht levron mendimin esseist te mjeshtrise krijuese letarare.

Ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore dhe letrare të rrethit të Korçës dhe në ndihmë të talenteve të reja

dhe ka qënë aktivizuar në botimin e disa revistave periodike kulturore.

I është dhënë Urdhëri "Naim Frasheri"i klasit të parë dhe "Kurora e Krijimtarisë 2006"nga Klubi Letrar

"Bota e Re"për krijimtarine e tij letrare. Që prej shtatorit të vitit 2004 jeton në Kanada pranë femijëve të tij...

Mjafton te peremendim dy nga veprat e shumta per Korçen e tij ku u lind, u burrerua dhe ju perkushtua,

"KORCA, -qyteti dhe kujtime"si dhe "HIMNI I DASHURISE KORCARE, serenata"per te dhene nje pasqyre krijuese,

tablo te peisazhit te tij artistik letrar, per te na dhuruar ne dhe trashegemise qytetare, vepra monumentale, muzele

historike-letrare, si pasuri e potencialit te tij te pasur intelktual, si avlemend tezgjahu i mjeshterise artistike letare, dhe si nje mesazh jetesor,

per pasurimin e metejshem te traditave kulturore artistike letrare te qyteterimi modern,

te popullit dhe kombit tone artdashes.

Duke ndjekur traditat me te arira gjurmuese te lirizmit poetik ne letersine shqipe

qe nga fillesat e saj e deri ne apostujt si Noli, Konica, Migjeni, Lasgush Poradeci e te tjere  dhe i ndikuar

dhe nga ajka e lirizmit poetik boteror, kryesisht atij rus, frances ai do te startoje dhe do te garroje pa finish,

liriken e gjalle poetike shqiptare, konteporare me ate modernen bashkekohore, duke na dhene vellime poetike te pjekura, unikale dhe universale,

njerezore dhe jetesore siç eshte velimi i fundit:

-"Me zgjo pellumbi i Noes"-poezi nga Vangjush Ziko

Pata fatin qe kete vellim poetik, pedagogu im i letersise, i nderuari prof.Vangjush Ziko,

te ma dhuroje ne dore duke me shkruar dhe autografin.E mora me vete ne Florida,  Amerike ku jetoj rreth njezet vjet i laruar, e shfletoja ne aeroplan,

lexoja poezite me njefryme, dhe me dukej vetja jo sikur isha ne aeroplan por sikur fluturoja me varken e Noes,

mbi oqean, me "pellumbi e Noes".Ky liber eshte redaktuar nga mjeshtri aritis i poezise lirike, poeti "byrazeri"dhe bashkefshatariim koleg Skender Rusi,

binjakezim poetikme me recezentet Vangjush Saro dhe Kosta Nake, firma te njohura profesonale letrare.E thene qe ne fillim,

vellimi poetik me rreth 150 poezi, ne 160 faqe, eshte nje veper kulmore, "Ajzberg shqiptar", letrar qe lodron ne hapesisre dhe ne oqenan

midis Torontos dhe Korçes, si "pellumbi i Noes"qe mban dhe titullin sinjifikativ te librit , nje nder poezite qe mbyll kete cikel poezish,

por qe eshte ne fluturim , duke nga leshuar perdite poezi te reja, ndiqni postimet e tij ne Facebook e do te befasoheni

dhe do te ushqeni shpirtin me kenaqesi njdesore te papare.

Poezite fillojne me titujt"Parajsa ime", "Globi yne", -duke e kerkuar parajsen ne toke, ne apartamentin ku jeton

plot fantazi:-/Dhe une/sternipi i Adamit te lashte/gezoj jeten/

ne kete (me demek) parajse/qe ndertova vete/..."Eppur si muove"/(e tha galileu)/pallati yne i ngjan Dheut, /

si varka e Noes, /lundron drejt se panjohures.

Me tej mediton me filxhanin e kafese, "Nje fjale engopur me shprese":-C'ti bej botes mosperfillese, /qe poshte ballkonit zhurmeron, /

qe s'i bie ndermend per poezine, /qe ti neper mjergull kerkon./Kerkon vargjet qe ti gdhendesh, /si mjeshtri pinokun prej druri, /fjalet ti veshesh, /me mendafshin e nurit, /Mos u merzit./Kafeja zjeu./Shtjere ne filxhan, /zemerim dot nuk shpertheu, /

nuk u derdh, /kajmaku i saj./..."Nje kreher bredhi te marr, /ti kreh rete e shpupurisura, /si floket e Ajnshtajnit./Mos me del nje Diell tjeter, /a planet shejtani, /

me gazmor se planeti yne i vjeter./...dhe "Ne vend te balsamit, /(mbi plaget e ejetes), /te vinim nje fjale, /

te ngopur me shprese."

Le ta lemë lexuesin tani, te shuaje kersherine me ngrohtesine e vargjeve brilante te poezive, duke u ngopur me shpresen,

motua, emblema e jetes tone.Pasi e lakon neper vargje Noen, simboli i shpreses, ai do te vendose ne fund te vepres,

poezine, ajken poetike,  me se biblike por njerzore , tokesore, e cila eshteshkruar dhe ne kapaket e vellimit poetik,

"Me zgjo pellumbi i Noes":-Njerzori det i stuhive./det pa uje , /dallge pa fund./Me shkembore te egra brigjet, /det igjakut kuqeblu./-Si amfibi qe harroi detin, /dhe mesoi zvarrisjen, /Nuk pyes se ndot veten, /se lekura ime griset./-Notoj e pres, /me shpres ne zemer, /mes detit qe shkumbezohet./-Kur te bjerre dallga e eger,

/me zgjo, Pellumbi i Noes."

-II-

PERQASJE, me pamfletin "Te mbetesh gjalle" te Michel Houellebecq

Ndersa per studjuesit, kritiket letrare dhe krijuesit ne pergjithesi mendoj se eshte me interes

te permend disa fragmente te shkurtera nga doreshkrimi i tij i publikuar, "Duke lexuar Manifestin krijues të

Mishel Houellebecq është një nga shkrimtarët francezë më të lexuar të shekulli të njëzetenjëtë,  duke i bere keshtu

edhe me konçize ato esset e profesorit, qe permenda me lart,  te transmentuar tek ne studentet.

Krijimtaria e tij artistike dhe ajo eseistike prek dhe trajton problemet e sëmura të jetës bashkëkohore duke bërë

edhe diagnoza paradoksale.

Në esenë e tij “TË MBETESH GJALLË” (1996) ai rrëfehet dhe mediton,  sjell përvojën e vet mbi probleme të filozofisë

së krijimit poetik. Manifestin e vet ai e quan “Udhëzues për fillestarët” dhe e ndan në katër pjesë:

“Në fillim duhet të vuash”,  “Të përdorësh gjuhë të artikuluar”,  “Të mbijetosh”,  “Të godasësh vendet që dhembin”.

Ja si shkruan Prof .Vangjush Ziko, duke e perforcuar, medminin per mjeshterine letrare, me ngjyrime te tija

porfesionale per kete "manifest letarar":

"-Në dallim nga “manifestet” e poetëve të epokave të mëparshme,  ai nuk hyn aq në problemet e detajuara të procesit krijues dhe të përvojës personale të krijimit poetik se sa i mëshon raportit të poetit me realitetin dhe ndikimit të tij,  luftës së ashpër për të krijuar duke mbijetuar në një botë armiqësore,  mediton mbi jetën dhe etikën e poetit dhe problemet e pasqyrimit të realitetit në artin poetik. Poezinë e shikon dhe e gjykon nga pozita e krijuesit të angazhuar në një realitet të ashpër,  të mbingarkuar me problemet shoqërore të mbijetesë si njeri dhe si krijues me idealin e dashurisë dhe mirësisë,  që sfidohen orë e çast nga filozofia e egër ekzistencialiste e mbijetesës,  e cila i ve vulën e vet të pamëshirshme jetesës së çdo individi dhe të çdo krijuesi; krijimtaria e tij është e afërt me atë të Bodlerit dhe Dostojevskit,  me filozofinë e Nitches,  Shopenhaurit,  Sartrit. Ai nuk i bashkëngjitet asnjë rryme apo drejtimi konkret letrar bashkëkohor,  nuk e mohon traditën dhe nuk synon të krijojë një stil modern. Për Michel Houellebecq,  letërsia,  në përgjithësi dhe poezia,  në veçanti,  duhet të mësohet me çdo gjë që sjell

realiteti bashkëkohor,  ajo është një poezi e lindur midis supermaketeve,  kullave të zyrave,

një poezi paradoksale e raskapitjes dhe e pikëllimit,  që nuk mund të jetë,  kursesi,  një poezi idilike,

romantizante dhe gazmore.

1.”Në fillim duhet të vuash”

Që në krye të manifestit të tij mbi krijimtarinë poetike ai na flet për raportin midis vuajtjes edhe jetës. Në themel të botës,  shkruan ai,  “është vuajtja”. Për poetin është vendimtare periudha e adoleshencës dhe përfytyrimi i krijuar nga secili mbi botën:“Vuajtja është pasoja e domosdoshme e veprimit reciprok të çdo pjese të sistemit... impulsi i parë poetik i përket fillimit të fillimit,  vuajtjes...juve ju përket ta njihni dhe ta ndryshoni” ,  shkruan Michel Houellebecq; bota për atë është një “diskotekë” që grumbullon diziluzione dhe sa më shumë që të mbledhësh nga këto,  aq më mirë është për poetin. Poeti duhet të gërshetojë uurrejtjen ndaj vetes (që e shtyn ndaj jetës idilike) dhe të të tjerëve,  që,  si sirenat,  duan ta ndjellin dhe mashtrojnë me ëndrrën e një jete iluzore. Për të,  mund të bëhesh poet,  vetëm duke harruar të jetosh si një njeri që e shikon botën me syze rozë. Rruga e krijimtarisë poetike kalon,  pikërisht,  nëpër këtë kalvar torturues të plagëve të njëpasnjëshme që na shkakton jeta; duhen njohur “dinakëria dhe ashpërsia” e jetës,  duhen njohur mirë këto,  që të arrish të kuptosh kontradiktat e jetës,

të depërtosh në thellësinë e tyre që të mund t' i pasqyrosh realisht. Ky ballafaqim me këtë realitet i shkakton

krijuesit ndjenjën e stepjes,  e ngurimit,  drojtjes. Është pikërisht ky çast psikologjik,

që shkakton tek poeti ndjenjën e hidhërimit. “Hidhërimi”,  pohon Houellebecq,  është pjesa përbërëse e çdo

krijimtarie të vërtetë”. Ky është çasti i lindjes së frymëzimit. Vetëm në këtë çast duhet ulur për të shkruar.

2. Të përdorësh gjuhë të artikuluar”

Michel Houellebecq me “gjuhë të artikuluar” nënkupton paraqitjen e strukturuar të frymëzimit poetik me anën e gjuhës (fjalës) dhe vargut. Atë nuk e preokupon shumë kërkimi i formave të reja stlistike; ai pranon format klasike të vargëzimit,  me kusht që ato të përdoren pa u sforcuar,  por të jenë adekuate me ndjenjat dhe mendimet e poetit,  pa i gjymtuar këto. Ai nuk i ve detyrë vetes të krijojë,  patjetër,  forma të reja. Ai është i mendimit se format e reja “burbuqëzohen” gradualisht nga format e vjetra,  të cilat pësojnë ndryshim si rezultat i trysnisë së objektit të ri poetik,  forma e re,  zakonisht,  bie në sy vetëm kur ky proces i “burbuqëzimit” arrin etapën e vet përfundimtare. Ai e krahason këtë proces me evolucionin në botën e kafshëve. Pra,  ai nuk i mohon format klasike të vargëzimit,  por,  nuk mohon as domosdoshmërinë të formave të reja të strukturimit,  që i kërkon mentaliteti i ri krijues.

Lidhur me gjuhën e poezisë,  ai nuk është idhtar i absolutizimit të rolit të gjuhës në poezi,  të punës skrupuloze me shumëllojshmërinë kuptimore të fjalës,  pra,  nuk i jep prioritet absolut dhe nuk e quan synim parësor kërkimin e individualitetit figurativ; parësore për të është strukturimi i fjalëve në përputhje me stilin gjuhësor të epokës,  sepse fjalën e artikuluar e paraprin vetë poezia (frymëzimi). “Në fillim,  thotë ai,  ju nxirrni britma të artikuluara”. Rëndësi kryesore ka që ato ndjenja apo emocione subkoshiente të kapen dhe të mos zgjatet koha për t' i “thërmuar” këto britma,  ato duhen “materializuar” në vargje sa më parë. Por,  të shkruash poezi nuk do të thotë të bësh “punë”: “Shkrimi i poezive nuk është punë,  është short”; vargëzimin ai e quan “instrument” të fuqishëm të çlirimit të energjisë poetike. Ai e krahason këtë akt me ligjin e fizikës,  që thotë se fuqia shndërohet në lëvizje kur ajo vihet në veprim..

Për Houellebecq ka rëndësi vendimtare çasti i marrjes së penës në dorë. Në qoftë se në atë çast je i pushtuar nga një dhimbje paroksike (që të ka dërmuar shpirtërisht) nuk duhet shkruar,  sepse,  edhe sikur të kesh forcë për të shkruar,  rezultati do të jetë i mjerë. Duhet shkruar kur ke arritur qoftë pakëz ekuilibër shpirtëror.

Ai pohon edhe të vërtetën e lashtë të krijimtarisë poetike se çasti i lumtur nuk është çasti i lakmuar

për të krijuar poezi të vërtetë. Poezia e vërtetë lind gjithmonë nga dhimbja....

3. “Të mbijetosh”

Mbijetesës së krijuesit,  “higjienës” së jetës së tij të përditshme të të shkruarit,  si rrallë shkrimtarë të tjerë,  i kushton një kapitull të veçantë ,  duke e vlerësuar atë si një nga kushtet e vazhdimësisë dhe “shëndetit” krijues.

Në këtë kapitull të mesazhit të tij Michell Houellebecq del në problemi i mbijetesës fizike të poetit,  si qenie njerëzore. Si lejtmotiv të kapitullit të tretë ai ve një thënie të shkrimtarit francez të gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë,  Zhul Renard: “Megjithatë letërsia është i vetmi lloj i veprimtarisë që të lejon të mos fitosh asnjë grosh,  pa rrezikuar të bëhesh objekt talljesh”.

Ky kapitull trajton probleme praktike të jetës së krijuesit dhe të sendërtimit të krijimtarisë. Houcellebecq e fillon me çastin më “fatal” për krijuesin,  “shterrimin”,  gjë e cila ndodh pa dëshirën e tij dhe të cilën ai është i detyruar ta pranojë. Mungesa e dëshirës për të shkruar është ose paralajmërim i ndrimit të formës së krijimtarisë,  ose paralajmërim i “vdekjes” reale të krijimtarisë. Motivet apo shkaqet pse shkruan poeti janë të ndryshme dhe kontradiktore: egoizmi apo përbuzja,  vrazhdësia e jetës apo vuajtja,  kjo është një enigmë. Problemi i krijimtarisë nuk ka të bëjë me jetëgjatësinë e krijuesit,  sa ka të bëjë me ankthin e ndjenjës së kohës e cila shkon pa u kuptuar; me mjedisin e duhur të jetesës,  me atë se sa e vlerëson; të gjitha këto momente mund të sjellin situata pezmatimi apo zemërimi,  apati dhe shterpësi krijuese. Në këto raste duhet këkuar ndihma e nevrologut apo e spitalit,  por jo për një kohë të gjatë; duhen shfrytëzuar format e ndryshme të ndihmës sociale,  duhet pranuar ndihma financiare e miqve pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes; “poeti është një parazit i shenjtë”,  shkruan Michel Houellebecq.

I rëndësishëm për moralin e krijuesit është botimi,  qoftë edhe rrallë,  qoftë edhe në organe të dorës së dytë;

e rëndësishme është që krijuesi të lerë gjurmë të lexueshme të ekzistencës së vet....

4. “Të godasësh vendet që dhembin”

Kapitulli i katërtë,  pra,  ka të bëjë me dinjitetin dhe paqortueshmërinë e krijimtarisë poetike,  si një krijimtari dhe etikë e një krijuesi të lidhur ngushtë me problemet e përditshmërisë njerëzore. Michel Houellebecq është një shkrimtar,  brenga krijuese e të cilit është e lidhur,  jo vetëm me angazhimin e tij artistik dhe estetik,  pa të cilat nuk bëhet fjalë për art të vërtetë,  por edhe me brengën njerëzore të mbijetesës. Këtë e dëshmon krijimtaria e tij e pasur dhe aq shumë e lexueshme në botë,  “përleshjet” e tij me fatin e njeriut dhe problemet e mëdha të dashurisë në shekullin e “revolucionit seksual” dhe të së ardhmes së individit në një botë kaq kontradiktore dhe kaq të ashpër e të pamëshirëshme me probleme dhe plagë ulëritëse humane; ai është një krijues sfidant dhe i guximshëm; një personalitet,  shpesh herë i pakuptuar apo i keqinterpretuar,  i anatemuar,  por i vendosur në misionin e tij për të trajtuar konfliktin tragjik në ndeshjen midis idealeve humane dhe realitetit të ashpër.

Në plan të parë ai ve ndjenjën: “çdo gjë që nuk vjen drejtpërdrejt nga ndjenja,  ka vlerën zero”.

Detyra e poezisë është që të pasqyrojë sendin në formën e pastër të perceptimit të tij,  pa hyrë në lidhjet midis shkakut

dhe pasojës; ndjenja mund të jetë e pëlqyeshme ose e papëlqyeshme,  ajo është njëheresh objekt i filozofisë dhe i poezisë,

që të dyja i bashkon akti i gjuhës.

Ai nuk punon shumë me vargun,  ai priret më shumë drejt fotografimit të çastit poetik,

synon të sjellë përditshmërinë qytetare bashkëkohore,  jep dhimbjen njerëzore duke përdorur gjuhën e përditshme,

shkruan ashtu siç flitet,  i kushton më shumë vemendje krijimit të atmosferës dhe jo retorikës poetike; duke krijuar atmosferën konkrete,  ai i le mundësi lexuesit ta plotësojë me përvojën apo imagjinatën e vet poezinë. Mënyrën e të shkruarit të tij shpesh e quajnë “hiperrealizëm”, (hiperrealizmi apo fotorealizmi rrymë e artit bashkëkohor që po kalon edhe ne letërsi,  që do të thotë të përshruash realisht atë që shikon ose atë që përfytyron,  në mënyrë dinamike,  ekspresive dhe të copëzuar).

-Michel Houellebecq është poeti,  eseisti,  prozatori më problematik dhe më i shitur në Francë dhe në Europë,

i përkthyer në shumë gjuhë të botës." (V.Z.)

FJALE pa fund...

-Me ndjenje pangopesie, per te thene me shume per Prof.Zikon, se i meriton, pa superlativa, siç me kritikojne koleget,

per te qene me real dhe i besueshem tek lexuesi, megjithese i kam shprehur velersimet e mija per Të,

ne shume komente e studime letarare, ai meriton me shume vemendje dhe interesim ngaopinioni letarar dhe medait tona letarare,

per t'u studjuar , qemtuar, hulumtuar, per ata qe ai na ka falur thesarin e tij te pasur letraro-artistik-kulturor-qytetar,

per ta vendosur ne altari dhe obeliskun tone Kombetar .

Pra desha te shtoj diçka modeste per Të, jo per mua sinqerisht, per te treguar,

ate te qenit njerzor me pare se krijues, nga kujtimet e mbresat e mija te shumta me te , ish student ne Korçe,

duke veçuar nje moment mbreselenes dhe te paharuar, ne krijmtarine time letrare.

Pronovoja librin tim ne Shqiperi, ne qytetin e Bilishtit, "DEVOLL-ALBANI, sprove",

midis pjesmaresve ishte i pranishem dhe Profesori, i cil edhe ai si une kishte ardhur per t'u shmallur ne Shqiperi,

ne Korce, nga Kanadaja.

Pasi u takuam familsht me mall te papershkruar e befasues, ai e prishi ate rregullin akademik

te kortezise te promovimeve, duke e mare fjalen i pari, ne krahe meje, duke folur per mua dhe krijimatrine time ,

gjate me lokuenca letrare.Sa ndjenja kenaqesiaq dhe u futa ne siklet,

me dukej sikur me levdonte pa merite, u djersita. U memocionova, dhe e falenderova vetem me dy fajale te thjeshta.

Pas ceremonive zyratare beme nje tok muhabet, dhe kenduam serenatat korçare, aq te dashura per ne...

Edhe tani degjoj zerin e tij ne telefon te fresket si dikur nga Kanadja, shamallem..dhe me gjallerohem me energji shprese,

per te jetuar dhe por dhe provoj te shkruaj mbi gjurmet e krijmatrise te tij, te ketij  artist  krijues, poet, shrkimtar, studjues,

perkthyes porfesoinist letrar i gjuheve te huaja, mjeshtri i madh Esseist,  poet shqiptar .Mos tu dredhte dora, mos te shterofte pena, o poet mendjendritur shpresedhenes.

Mirenjohje, krenari, respekte pa mbarim.

Luan Kalana,  Florida SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora