E diele, 28.04.2024, 01:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Marjana Gjergji: Fytyra jote

E hene, 25.04.2016, 08:01 PM


FYTYRA JOTE

-CIKEL  POETIK NGA MARJANA GJERGJI-

-Nxenese ne klasen e 9-te te shkolles At Zef Pllumi, Shengjin-

 

KUJTIMET

 

-1-

E sa shpesh mbremjeve

Dal e shoh yjet

Per kujtimet e femijerise

Flas me ta.

Drejte qiellit plot me drite

Me mbesin syte

Kujtimet me vijne

Larg shume larg.

 

-2-

Ne driten e henes

Shoh duart e nenes…

Tek me puth shtratit

E pergjumur

Neteve te vona.

Nuk e di pse lotet

Qe kam derdhur e llastruar

Me vijne si imazh i

Turbullt pa drite neonesh.

 

-3-

Ne driten e yjeve shoh

Mijera kujtime

Shoh edhe ditarin qe

Mbaja fshehur

Nen jastek...!

Aty  ku enderrat e para

Kam shkrojtur me ndrojtje

Aty ku mbi nje çeles te vogel shkruaja çdo „sekret“.

---------------------

 

STINET

 

-1-

Ia ndjeva hapat pranveres

Tek vinte lehte shtruar

Mbi blerim

Ne petale lulesh

Te bardha

Shkundin krahet fluturat

Plot gëzim.

 

-2-

Ia ndjeva kengen

E bukur detit...

Tek shkumezonte embel

Permbi breg.

 

-3-

Ia ndjeva doren

Vjeshtes se artë

Tek shtronte qilimin

Mbi gjethe te verdha

Shtegtaret shkunden krahet per rruge te larget.

Folerat mbeten bosh tharë

Nga etja...

 

-4-

I preka me dore floket e bores

Mbi rrugica e peme

Gjithçka zbardhojë

Ne oborr kumbonin zerat

E femijeve…

Papritur u ndjeva si ato…

Njesoj.

----------------------

 

FYTYRA JOTE

 

-1-

Ne naten e ftohte eci e vetmuar

Fytyren tende mbi xhamin e dritares sime e shoh

Te pikturuar

Zgjas doren qe ta prek

E shpirtin ngadalë

Fillon te ma vret.

-2-

Pse boten e vetme ma le‘

Qe ta eksploroja dhe me

Njerez te padeshiruar jeten

Ta kaloja?

 

-3-

Fotot e albumit kur filloj e i shfletoj

momentet qe kalonim bashke i kujtoj

 

-4-

Kur ne mbremje syte

Drejte qiellit i drejtoj e yjet nje e nga nje filloj e i numeroj me shpresen se zerin tend nga lart

Nje nate do e degjoj

 

Me dhe fjalen qe

Kurr prane meje

Sdo mungoje dhe prane cdo veshtiresie me mua do qendroje.

------------------------------

 

PER TY KOSOVA IME

 

-1-

Lart ne qiell pellumbat fluturojne dhe ne sot njezeri me ta gezojmë.

-2-

Sa shume dite ne lufte

Kaluan e sa shume nena djemt e tyre ne prag te deres i vajtuan

-3-

Nje lahute nder male ushtinë e shqiptareve te dridhurat ne zemer fillon e jau shtjen.

-4-

Ka ardhur dita te gezojme ka ardhur dita pervjetoret e pavaresise se Kosoves ne te gjithe sebashku ti festojme e amanetin e te parfeve tane ne vend ta çojmë.

-5-

Veç me  liri e pavaresi

Ne gjithmone te rrojme.

---------------------

-Per ZSh-ne, nga Shengjini, prill 2016-



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora