E shtune, 27.04.2024, 03:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Harallamb Kota: Përkthimi i doktoraturës së Nuçi Kotës

E hene, 25.04.2016, 07:43 PM


Përkthimi i doktoraturës së Nuçi Kotës, "Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro - grek"

Nga Harallamb Kota, studiues i historisë

Desh Zoti i Madh i të gjithë shqiptarëve, Gjergj Kastrioti –Skënderbe, që të puqesha në kohë të ndryshme, me dy intelektualë të shquar: Remzi Pernaska dhe Uran Butka. Më parë nuk njihesha me ta. Me Uranin u takova tek “Postiqja”. Isha me historianin Hysen Kordha. Uran Butka, u prezantua thjesht dhe më tha: “Ju Kota-t keni qenë gjithmonë patriotë të vendosur për të mbrojtur çështjen shqiptare. Kam disa dokumente

për Koço Kotën dhe të birin Nuçi Kotën e do kem kënaqësinë t’ju a jap”. Shumë i këndshëm ishte edhe takimi me gjuhëtarin Remzi Pernaska. Remziu banon në Francë dhe punon në Universitetin e Sorbonës në Paris. Me të mbërritur në Tiranë, pranoi ftesën dhe u takua me Mua dhe Hysen Kordhën tek lokali “Taivan”. Remziu është fjalë pak dhe tepër i kujdesshëm në bisedë. Sidoqoftë

të tre u ndjemë shumë mirë dhe kuvenduam sikur të njiheshim prej vitesh. Kisha lexuar artikullin e tij, me titull “Nuçi Kota, intelektual i dorës së parë”, botuar tek “Gazeta Shqiptare” në rubrikën

“Milosao”. Ishte e para herë që botohej një shkrim i tillë dhe biseda jonë u përqendrua pikërisht në këtë temë. Prof. Remzi Pernaska dinte shumë lidhur me familjen e Nuçit. Duke qenë se Remziu është gjuhëtar, e ngacmova paksa dhe i thashë: -Fjala Kota, sipas Spiro Kondës rrjedh nga fjala Gur. Sipas Neritan Cekës, lycotas është nënshkrimi i një gdhendësi apo skalitësi, i cili ka gdhendur në Gur në Bylis një nënshkrim për Asklepin perëndinë e mjekësisë. Gjuhëtari

ynë, u mendua pak dhe tha: -Kota, do të thotë më shumë se Gur, do të thotë “Gur i Shenjtëruar”. Këtë kuptim ka edhe në latinisht edhe në frëngjisht. U befasova, por u ndjeva tepër mirë.

Në fund të bisedës, Remziu më premtoi të më japë dy botimet në frëngjisht të doktoraturave të Nuçi Kotës dhe materiale të tjera lidhur me familjen e tij. Letërkëmbimi elektronik nëpërmjet e-mail-ve, midis meje (H. Kota) dhe Remzi Pernaskës, filloi me mbërritjen e Remziut në

Paris. E-mail –i, i parë mban datën 13 shtator 2015 ora 7:31, ku unë i kërkova të më dërgoj kopjen e doktoraturës së Nuçi Kotës “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek” . Po atë ditë në ora 10:03, Remziu më përgjigjet: “Për sa i përket doktoratës së Nuçit, kopjen time ia kam dhënë zotëri Uran Butkës për ta përkthyer dhe botuar. Kërkojani atij. Nëse nuk jua jep, drejtohuni zonjës Susan Kotta, e cila jeton me Thomanë, në adresën: Susan Kotta, NEW YORK USA.

Ndërkohë, shpjegon me e-mail-et e tij z. Remzi, do i drejtohem edhe Skënder Zogut, mos disponon ndonjë kopje në arkivin e Mbretërisë. Përgjigja e Skënder Zogut adresuar Remziut ishte negative. Në ndjekje të problemit, unë (H.Kota) i dërgova znj. Susan Kotta një kërkesë me Zarf Posta Shqiptare, në adresën e sajë në SHBA. Si duket, znj. Susan ka parë më të mundshme komunikimin me z. Remzi, të cilit i dërgon më 20 tetor 2015 një e-mail, ku ndër të

tjera ka thënë: “Ju e kuptoni, jam e sigurt, që unë jam tashmë pronare

e veprës së tij dhe kështu, çdo pasash i cituar duhet të mbetet besnik

me tekstet dhe kontekstet e origjinalit”. Kopje të doktoraturës, nuk u gjetën as në shtëpinë e znj.Susan dhe as në Paris. Problem i madh dhe shqetësim!!. Për fat, kopja u

gjet pas shumë kohësh në Tiranë në shtëpinë e z. Uran Butka, i cili ma dorëzoi duke më uruar punë të mbarë. Pasi u gjet kopja e doktoraturës, botuar në frëngjisht (Libër me 207 faqe), i dërgova e-mail, zotërisë Remzi Pernaska ku i shkruaja: ”Më dërgo Lejen e zonjës

Susan Kotta, për përkthimin në gjuhën shqipe dhe botim”. Me email-

in, e datës 4 dhjetor 2015, Remzi Pernaska dërgon “Lejen e zonjës Susan Kotta, për përkthimin në gjuhën shqipe dhe botim”, të "Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro - grek"

doktoraturës së Nuçi Kotës, Librit “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek” dhe shënon: “Tani e keni lejen dhe mund ta përkryeni ndërmarrjen tuaj fisnike”. Leja e znj. Susan është në frëngjisht dhe e përkthyer nga Prof.Nonda Varfi dhe Viktor Bakillari. Shkëmbimet e e-mail-ve, lidhur me çështjen Nuçi Kotta, vazhduan gjatë deri më 4 mars 2016, ku unë (H.Kota) e bëj me dije zotin Remzi Pernaska, se: “përfundoi përkthimi i doktoraturës nga gjuha frënge në gjuhën shqipe dhe Libri “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek” ka hyrë në udhën e

botimit”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora