Kulturë
Demir Krasniqi: Hipi hoxha në minare
E enjte, 28.04.2016, 07:59 PM
Parodi
humoristiko – satirike :
HIPI HOXHA NË MINARE
Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Libri ynë ka ndërruar jetë –
Do t’ varroset sot në drekë !”
Prej se doli interneti –
Librit i hyni ileti !
E zu ndryshku n’ bibliotekë –
Se me dorë kush s’e ka prekë !
Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Shumë gazeta kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se doli interneti –
Në gazeta hyni ileti !
Interneti u bë sebep –
Nuk i futë ma kush në xhep !
Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Gramafonat kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se dolën magnetofonat –
Ilet morën gramafonat !
Kush me dorë ma disk nuk prekë –
Për gjithmonë mbetën të shkretë !
Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Audio kasetat kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se dolën kompakt disqet –
Audio kasetat e panë si vdiqet !
S’ dëgjon kush ma audio kaseta –
Për gjithmonë mbeten të shkreta !
Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Kompakt disqet kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se doli interneti –
Kompakt disqeve iu hyni ileti !
Kush me sy nuk i shikon –
As me veshë nuk i dëgjon !
Hipi hoxha në minare –
Zu po thërret temxhit pa pare :
“Radio stacionet kanë ndërruar jetë –
Do t’ varrosen sot në drekë !”
Prej se doli në treg Vajberi –
T’ gjitha radiot i kapi vreri !
Kush ma valë n’ te nuk kërkon –
As program kush nuk dëgjon !...
Gjilan, më 26.04.2016. Demir KRASNIQI