E marte, 05.11.2024, 10:39 AM (GMT)

Kulturë

Faton Mehmeti: Spektakli i rradhës

E enjte, 28.04.2016, 06:51 PM


SPEKTAKLI I RADHËS

Shkruan: Faton MEHMETI

Edhe si shumë herë të tjera Policia EULEXI-it së bashku me Policinë e Kosovës, herë ndaraz e herë së bashku, sot herët vazhduan spektaklin medial, gjoja për arrestimin e një grup të madh të organizuar kriminal, rreth 40 të dyshuar. Skenari i organizuar kinse për të luftuar krimin dhe njerëzit e përfshirë në te, ndërthen në vehte absurditetin e saj sa komik aq edhe tragjik, një drame të ciles i mungon përsonazhi i saj kryesor. Azem Syla  prej kohësh përflitet si ndër njerëzit e përshirë në krim dhe korrupsion, emri i tij lakohej nëper media dhe në biseda private, ndonëse të paket ishin ata që merrnin guximin ta shqiptonin emrin e tij. Për rastin në fjalë, thuhet se  hetimi ka të bëjë me një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më sot, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe dhe nga Serbia , i kryesuar nga Azem Syla. Me këtë rast vihet në dukje dështimi i prokurorisë e cila pas  dhjetë vjet arriti të zbuloi veprimtarinë e këtij grupi, si dhe dështimi tjetër pasohet nga policia e cila ka dështuar të arrestoj të dyshuarin kryesor, Azem Sylën.  Për më tepër përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit për ta përcaktuar vendndodhjen e, kanë rezultuar të dështuara.Në cdo vend te botës, kur një person është i dyshuar për veprimtari kriminale, ai mbahet nën vezhim nga organet shtetëror , per t’ia pamundësuar arratisjen. Arratisja e Azem Sylës, si edhe e ish kryetarit te Kaçanikut Xhabir Zharkut, zbërthen më së miri korrelacionin në mes politikës dhe drejtësisë, politika e udheheq drejtësinë në këtë vend. Krimi dhe korrupsioni nuk luftohen, derisa drejtësia diktohet nga politika, e politika mbron njerëzit e saj nga drejtësia, duke iu hapur atyre dyerve të arratisjes, prandaj njerëz të krimit preferojnë t’i shërbejnë politikës në mënyrë që të përfitojnë imunitet prej saj. Politika prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e krimit dhe kjo e dëmton demokracinë, që aspiron shoqëria jonë. Lufta ndaj tij duhet të zhvillohet çdo ditë, por jo me spektakël medial por me një strategji të qartë, për të arritur rezultatet e dëshiruara nga shoqëria jonë.Në shumë herë zgjedhim të bashkëjetojmë me këtë të keqe, pa patur kurajon për ta luftuar atë, se politika jonë nuk mbjellë shpresë, por krijon konflikte artificiale. Shumë intelektualë të ndershëm, që do t’i bënin nder vendit, nëse do të uleshin në karriget e merituara, janë penguar ose kanë braktisur karrierën e tyre në politikë. Kjo rrymë e pistë dhe e fortë i ka nxjerrë ata nga politika Ka ardhur koha që kësaj pjese të kalbur të shoqërisë, t’i grisen maskat dhe të përfundojë në burg. Përderisa individë të caktuar nga organet e gjyqësisë dhe ato të prokurorisë vazhdojnë të flirtojnë me politikën, nuk ka shpresë, por as besim, se do të minimizohet shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Shteti duhet të tregohet më i vendosur përball të keqës, së pari duke ndërtuar një sistem të qendrueshëm të së drejtës. Azem Syla e Xhabir Zharku janë rezultat i një sistemi të mbrapshtë qeverisës, ku krimi kontrollon çdo gjë, ndaj dhe është pak e besueshme se në këtë vend po fillon të vihet drejtësia, pasi sistemi është i kontrolluar nga krimi. Derisa ky sistem vazhdon të qeverisë këtë vend, do shohim më tepër spektakël e më pak drejtësi…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora