E hene, 09.12.2024, 02:35 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Ndalesa e gjuhës shqipe nga osmanët

E premte, 29.04.2016, 08:11 PM


Ndalesa e gjuhës shqipe nga pushtuesi osman

Nga Gjon KEKA

Për ta kuptuar realitetin e sotëm të popullit shqiptar në përgjithësi duhet të kthemi dhe të shfletojmë historinë e së kaluarës e cila jo vetëm se bëhet mësuese për të sotmen, por edhe na tregon për vuajtje dhe qëndresën e kombit përballë pushtuesve të tij barbar.Historia e së kaluarës është një domosdoshmëri që brezat të mësohen ta gjykojnë atë jo me syzet të ndonjë ideologjie fetare por më syrin e pastër për të kuptur atë në thellësi, por edhe për të njohur udhën që duhet ecur. Një popull që nuk njeh të kaluarën e tij është i destinuar që të mos të ketë të ardhme. Një popull që nuk dëshiron ta njoh të kaluarën e tij ai popull nuk e meriton të ekzistoj dhe të ketë emër. Pa njohjen e së kaluarës asnjë popull nuk ka arritë t'i njoh hapat e tij të ardhshëm dhe të kuptoj rëndësinë e karakterit të tij kombëtar,  kulturor e identitar.Poashtu pa njohjen e së kaluarës asnjë popull nuk ka mund të njoh qëllimet e errëta të armiqëve të jashtëm dhe të brendshëm dhe të kuptoj sot se cili është armiku e cili miku.

Sidoqoftë për ta parë dhe njohur qëllimet e armiqëve të kombit shqiptar si dje ashtu edhe sot po i vendos këtu disa pjesë e që janë aktuale edhe sot sic nënvizohet se :„Tyrqit,  në vend qi t'i ndihmonin të përhapunit të kombësisë shqiptare,  kanë përdorun në c'do kohë të gjithë fuqinë e tyne për me e ndrydhun.Shqiptarvet u asht dashtun të luftojnë pa pushim për me ruajtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bamuna prej qeveriës tyrke për me i shkombsuem ; e kjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqoptare, qi regjistron historia tyrke, nga të cilat ajo e vjetit 1668 qe një nga ma të randësishmet tue qenë se muerën pjesë te të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Mjetet ma të dobishmet t'ashëmllesës janë fuqia e qytetnimi; mirpo, shi këto dy mjete i kanë munguem popullit shqiptar. Si serbët ashtu edhe Shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e Tyrqvet, po me këtë ndryshim qi Shqiptarët qeveria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët e vet në vend qi Serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne,  punë kjo qi u jipte leje me baman një propagandë të gjallë ndërmjet Shqiptarvet orthodoksë të Shqipniës së Sipërme.Mi këtë cështje i vlerti shkrimtar shqiptar, Emzot Bogdani, arqipeshkop katolik i Shkupit,  në parathanën e veprës së vetë të titullueme „Cuneus Prophetarum“ e të botueme shqip e italisht në 1680 në Padovë, ku kishte hikun e zanë vend,  thotë me hidhënim të thellë se gjuha shqipe ishte në rrezik me u shdukun fare në krahinët të Kosovësnga shkaku i salvimevet të Tyrqiës.“(Shqipnia përpara Konferencës së Paqës, Roma 1919 faqe 25-26)

Dhe sic dihet si dje ashtu edhe sot armqitë kanë të njëjtin qëllim, të njëjtin program për ta dëmtuar kombin shqiptar dhe prishur imazhin europian të kombit sic bënë edhe më parë sic potencohet këtu tepër qartë:„Armiqt i kemi të tanë me një organizim shekullor e ka mot e jetë qi punojnë për dam t'onë sa me fjalë, sa me pendë e sa edhe me të holla; këto mjete neve na kanë munguem kryekëput deri dje e na janë të pamjaftueshme ndoshta edhe sod, Ka njerëz në botën diplomatike qi tue na vumun thikën në fyt nee Shqiptarvet, kujtojn se janë tue shkadhitun një ferrë,  një bimë t'egër qi i ban jezullië përparimit njerzor! Kështu u a kanë mbushun menden agjentët e propagandistët e anmiqvet t'anë sa me fjalë aqë me libra të shkruem në gjuhnat ma të këndueshmet të botës.“(Shqipnia, 1919, faqe 3 )Prandaj duke parë këtë „duhet t'a dini ju Shqiptarë,  se anmiqtë e atdheës e të kombit t'enë punojnë si c' kanë punuem gjithmonë, jo vetëm përjashta, por edhe mbrenda në vendin t'enë,  e sidomos përmbrenda,  për me na qitun para botës, para atyne qi do të gjykojnë fatin t'enë, të damun e të përcamun, jo si një komb qi meriton jetën e vet më vete, por si disa fise qi s'kanë pasun kurrë bashkim njëni me tjetrin,  si njerëz t'egjër e të padishiplinë qi, po të lëhen me vete,  kishin me ngranë shoshoqin për së gjalli e kishin me turbulluem paqën e përgjithshme.“

Kështuqë për ta ndryshuar dhe prish qëllimet e armiqëve të kombit shqiptar qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm duhet sic nënvizohet këtu që„kjo kohë pra qi do të kemi përpara...mundet me na shërbyem për me ndircuem mendeet e zemrat e atyne qi janë të rrejtun prej animqvet t'anë e kujtojnë se tue na bamun keq neve janë tue i bamun mirë njerziës ; me i ndricuem edhe ma mirë se sa kemi mundun deri sod.“Duke i treguar me punë dhe vepra të mirë e më sjellje qytetëruese, por edhe të ruajtjes së vlerave europiane dhe gjuhës sonë, pastaj sigurisht që do të relizohej ajo që thuhet në këtë dokument se„Shqipnia e Shqiptarvet me kufjt qi i ka falun Zoti deri ku flitet gjuha e ambël e zogjvet të shqipes.“ Sepse „Kombi shqiptar dëshiron të punojë në paqë për me shvilluem pasuniët e vendit të vet;të bahet një element mbarsie në sinisiën ballkanike e të marrë radhën e tij ndër kombët tjera të qytetnueme.“(Shqipnia, 1919 faqe 12).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora