E diele, 28.04.2024, 07:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Rrëfimet e poetit të paepur

E enjte, 28.04.2016, 08:55 PM


Afirmimi i krijuesve tanë në botë dhe rrëfimet e poetit të paepur

(Mazllum Saneja, Letra Evës, Komograf, Varshavë, 2015)

Nga Baki Ymeri

Mazllum Saneja nuk është vetëm përkthyes i shquar i poezisë shqipe në gjuhën polake, por edhe poet i paepur që krijon ura të shëndetshme të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Polonisë. Në ambientin e Amfiteatrit të Lidhjes të Shkrimtarëve të Polonisë, këto ditë (më 27 Prill), u bë në Varshavë përurimi i librit me poezi të zgjedhura "Listy do Ewy (Letra Evës) i poetit dhe përkthyesit të mirënjohur Mazllum Saneja, përkthyer në polonisht nga autori dhe Ewa ?mieta?ska,  vepër të cilën e botoi Shtëpia e njohur Botuese polake "Komograf" (Varshavë,  2015).

Për veprën e poetit shqiptar me poezi të zgjedhura u mbajt një kumtesë të cilën e paraqiti poeti, romancieri dhe kritiku i njohur polak në botë, Andrzej Zaniewski. Për opusin poetik të Mazllum Sanejës folën kritikët e njohur polak Aldona Borowicz, Jan Kwestarz dhe Stanislaw Grabowski: “Biografitë e poetëve kanë nganjëherë fuqinë  e poezisë, shpesh shndërrohen në poezi, poema, rrëfime epike, nganjëherë në dimensione të miteve, të gojëdhënave apo të legjendave antike...” Kështu e filloi kumtesën e vet referuesi kryesor i përurimit të librit të Mazllum Sanejës, kritiku letrar Andrzej Zaniewski, për të vazhduar më pas se “Mazllum Saneja shkruan në gjuhën shqipe, në një gjuhë që përbën grupin e veçantë në mes të gjuhëve indoevropiane dhe, nuk ngjason me asnje gjuhë tjetër. Po, Mazllum Saneja shkruan edhe në gjuhën polake, të cilën e mësoi si autodidakt, ku më vonë ndjek kurset e gjuhës polake në Universitetet e varshavës, Vrocllavit dhe të Krakovit.

Sot Mazllum Saneja është emigrant në atdheun e tij të dytë – Poloni, i cili si një poet i shkëlqyer, ousider përshkon botën e vet – botën tonë, qarkullon në mes të Prishtinës, Gjakovës dhe Varshavës e Krakovikt, duke u përpjekur të na bind  se vlen të ëndërrosh, të lektisësh, të mbrosh të drejtat tua moralëe, të luftosh për vlerat universale përtej kohore, të drejtat njerëzore për liri, besim, mëvetësi, besnikëri, t'i qëndrosh besnik idealëve tua karshi vetvetes dhe botës. Konceptet sot të zmbrapsura, të harruara dhe të flakura mënjanë çfarë janë  - dinjiteti, nderi, ambicja, respekti, krenaria, virtyti, lavdia, ndërgjegja – gjithnjë për të janë më rëndësore, të gjalla, vendimtare në çdo hap, mbi vendimet e marra shpeshherë edhe karshi vdekjes, dëshpërimit, dhembjes,vuajtjes, hidhërimit.

*****

asnjë pikë loti

për mua

 

jeta e njeriut

qenka vetëm një udhëtim i pambarim

 

ndiej

madje edhe vdekjen

do ta kem të vetmuar

 

të shkruaj ty

që të mbahesh

si trime

(Të shkruaj Ty)

 

Duke i rrëfyer Evës, mikes besnike, poeti shfryn tërë dufin e mllefin, tërë vuajtjen e dhembjen, sepse vetëm Asaj i rrëfen sekretet e shpirtit të vet të sfilitur, sepse vetëm Ajo e kupton thellësisht tipin e personalitetit të tij të ndërlikuar, ia kupton çdo gjest, shprehjen e fytyrës, mënyrën e të folurit, të shkruarit, mënyrën e të veshurit e të ecurit. Letrat e poetit Mazllum Saneja do t'i mbaj gjatë në kujtesën time porsi sonetet e Petrarkës, "Letrat e Elzës" të Aragonit, rrëfimet tronditëse të Paul Eluard-it, frayat subtile të poetit të madh spanjoll Federico Garcia Lorces.

Rrëfimet poetike të Mazllum Sanejës nuk janë rrëfime të një dashurie rinore, po janë rrëfime të një dashurie të pjekur, të vetëdishme. Mazllumi është gjithnjë në klërkim të së vërtetës për vetveten. Ai ndjen nevojën e rrëfimit, të pëshpëritjes, të përshkrimit të ndjenjave të veta. Ai jeton në bredhëritje në mes të vendeve, të cilat e kanë zgjedhur. Apo ndoshta  ndërmjet atdheve, në të cilat është i diktuar përmes fatit, situatës dhe gjithashtu përmes mbrojtjes së dashurisë. Për një moment pyes se mos poeti i revoltuar nga realiteti i pasigurt dhe i ankthshëm këtu do të braktis vendbanimine qiraxhiut të pakënaqur në një vend tjetër, sepse tash një kohë të gjatë e ka molisur fati emigrantit të zhgënjyer në vetminë e trishtë të mërgimit, duke dëgjuar nganjëherë ato fjalë të tmerrshme: këtu je i tepërt, i padëshirueshëm, ekziston në fusha të huaja të shahut. Ky model i jetës së hidhur gjithnjë i ka intriguar dhe tërhequr botën e njerëzve të pangopur dhe përbuzës, duke vëzhguar me ironi dhe arrogancë botën e vegjëlisë:

*****

Nga çdo anë shoh tortura

rreth e përqark shtëpisë sonë

se ujqërit monstrumë sa vijnë e shumëzohen

 

(Ngritja e mendjes)

 

Monstrumë të tillë – demonë – hiena, i njohim, i dimë nga përdishmëria e realitetit polak. Indiferenca – Përqeshja – Inati – Mosdashja – Ironia – Përbuzja – Poshtërimi. Ndjeshmëria e madhe e poetit dhe përkthyesit brilant të poezisë çfarë është Mazllum Saneja, i cili gjithnjë në situata të vështira jetësore është gjendur para shumë provave dhe sfidavetë llojllojshme, para miqësive të zhgënjyera dhe grackave të fshehura e të kurdisura, premtimeve të genjeshtërta, e kushedi para sa e sa sjelljeve poshtëruese dhe të mbrapshta, që poeti i mbarti në shpirtin e tij të vrarë me një stoicizëm. Tronditës është ai besimi dhe karakteri i tij, i pathyeshëm në fuqinë e fjalës, që është më e fuqishme  se muret, grilat, burgjet, terrori, shfarosja. Dhe me fjalën poetike, Mazllumi shkruan dhe lëvron vargun poetik me një mjeshtëri të rrallë. Me forcën biblike të profetëve, duke shkuar gjithnjë i vetmuar fillikat në grumbull njerëzish–tingëllojnë strofat e poezisë të destinuara për të gjithë ata që kanë mbijetuar ose mbijetojnë sikur autori.

Dhe dashuria, një dashuri e thellë e një njeriu me përvojë dhe të thekur – e kredhur në zhgënjime, është e përshkuar  me plot frikë, shqetësime, çaste pasigurie, dhe si e tillëduhet të jetë. Eva, heroina lirike e “Letrave” e shikon poetin e vet rebel, me një ndjeshmëri të rrallë dhe mirëkuptim të madh. Ajo dëshiron të jetë njëkohësisht grua e vërtetë, mike besnike në përditshmërinë monotone, një engjëll-mbrojtës. Letra Evës janë një dëshmi e hidhur e kohës, reflektim i dilemave tona qytetëruese, të goditura  e të ngjeshura, me ndjenjën e vërtetë e të madhe njerëzore. Me fuqinë dhe saktësinë e fjalës poetike Mazllum Saneja  na përkujton Federico Garcia Lorcen dhe Rafael Albertin. Në letrat e tij poeti damkos, stigmatizon turpin e botës së përdhosur çfarë jane luftrat, uria , dëshpërimi, spastrimet etnike, indiferenca dhe mospërfillja e të pasurve karshi të varfërve.

Poezia e Mazllum Sanejës, ndonëse i kushtohet dashurisë, mbart në vetvete dhe këto damka. Poeti i revoltuar dhe i mbyllur në vetvete, nganjëherë i inatosur dhe i zemëruar vështron kohën si një materie e veçantë eksplozive, kupton kërcënimet

e kufijve të lënduar dhe të brishtë, në të cilat ne veprojmë me guxim dhe indiferencë, po më shumë në mënyrë absurde. Së këtejmi, duhet t'i dorëzohemi dashurisë, që të  kuptojmë më mirë botën, që të mos i frikësohemi, që të mos ikim në panik, po të mbetemi...

 

*****

emri yt

vaj dëllinje

i derdhur

kopsht i  dendësuar

lumë i rrëmbyer

burim drite

 

e bukur

si Jerusalemi

të shkruaj ty

mikja ime...

 

“Dhe, nuk bën asessi të lë në harresë pa theksuar rolin e rëndësishëm të redaktorit

Ewa ?mieta?ska, e cila bashkë me autorin Mazllum Saneja ka bërë me një mjeshtëri  të përkryer përkthimin e teksteve subtile dhe shumështresëse, që ndërlidh dhe afron në mes vete njerëzit dhe popujt...”, tha duke e përfunduar kumtesën kritiku i njohur letrar Andrzej Zaniewski. Ndërkaq, kritiku tjetër letrar Aldona Borowicz, duke folur për veprën poetike “Letra Evës” të Mazllum Sanejës theksoi se, “Optika e vështrimit poetik është e gjërë në shtruarjën e problemeve

jetësore jo vetëm të poetit. Duke i shkruar letrat për Evën poeti rrëfen për të papriturat e jetës dhe botës përreth dhe, lirisht mund të themi se kjo poezi është dhe një diagnozë e hidhur për botën në fillim të mijëvjeçarit të ri”

“Mazllum Sanejen – poetin dhe përkthyesin e njohur emigrant  mund ta krahasojmë me shkëmbin e vetmuar në oqeanin njerëzor' kështu e nisi fjalën e tij një tjetër kritik letrar Jan Kwestarz. Brenda botës së tij ekziston një femër si një engjëll-mbrojtës, ku i drejtohet poeti dhe, i shkruan letra, ndonëse nuk dimë se a thua vallë i dërgon këto letra, apo-jo? Duke i lexuar me vëmendje këto letra si lirika subtile të një cilësie të lartë, gjithnjë më shkon mendja tek poeti i rraskapitur nga sprovat e jetës së vështirë , që vetëm dashuria dhe besnikëria  e gruas së dashur i lejon atij, poetit të mbijetoi çastet më të hidhura dhe më të vështira në jetë”

Për veprën poetike të Mazllum Sanejes fjalën e mori edhe poeti dhe kritiku letrar

Stanislaw Grabowski, ku në mes tjerash tha se “Në këtë vëllim poetik fjalë kyqe çfarë janë: dhembja, trishtimi, dëshpërimi, ethet, vuajtja, uria, mërgimi, bredhëritjet, frika, vetmia, shqetësimi – diktojnë imazhe të vijëzuara, të cilat nukm mujnd t'i fshehish për një ditë pune, të cilat i gjejmë nëpër gazetat dhe mediat e përditshme brenda të ashtuquajturës politike  e madhe. Sot, kur fjala dhe zëri i poetit po humbet në një skaj të botës si një klithmë e mbytur, ku vendin e tij e ka zëvendësuar bota virtuale dhe e pandjeshme e Internetit, që gjithnjë më tepër  po i gremis vlerat me humane dhe më sublime njerëzore.

Gjithnjë para nesh shtrohet pyetja: a thua në botën apokaliptike, jo të krijuar përmes poetit, që ndodh realisht pa pjesëmarrjen e tij, vallë a ka ndonjë shpresë për ne, atëherë ku mund ta kërkojmë? Në vëllimin poetik 'Letra Evës' të Mazllum Sanejës shpresa është vetë dashuria, e cila na trimëron dhe na mban gjallë në jetë, megjithë  sëkëllditë dhe vuajtjet e përditshme,  e gjejmë elementin poetik të të kërkuarit - të kërkuarit e shpresës, ringjalljes së jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore”.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora