E marte, 25.06.2024, 08:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Koha migjeniane

E shtune, 30.04.2016, 04:37 PM


KOHA MIGJENIANE

(Cikel poetik)

 

GRUSHTI I MIGJENIT.

 

Ah, si nuk kam,

Një grusht të fortë,

E malit që s'bëzan,

Mu në zemër t'ja ngjesh.

 

Kështu shkruante,

Me penën e tij të artë,

Poeti yne i madh Migjeni,

80 vjet më parë,

 

Edhe sikur sot,

Migjeni të ishte gjallë,

Përsëri do kërkonte,

Një grusht të fortë,

Jo për të goditur malin që s'bëzan,

Por politikanët shqiptarë.

 

Ah, sikur ta kisha sot,

Atë grusht që kërkonte,Migjeni,

E ti godisja fort politikanët.

Që grushtin i tregojnë njeri tjetrit.

 

Ah, sikur ta kisha

Ate grusht  që kërkonte Migjeni,

80 vjet më parë,

Pa mëshirë do ta godisja,

Malin e madh të sherrit.

Që shqiptarët me njeri tjetrin i ndan.

 

 

FOLA ME MIGJENIN.

 

Të gjithë,

Shohim ëndrra në gjumë,

Flasim me të gjallë,

Flasim me të vdekur

Një natë të tillë unë

Fola me MIGJENIN.

 

Folëm gjatë,

Me njeri-tjetrin,

Shumë halle qamë,

Si poeti me poetin.

 

Ai më tregonte,

Për kohën e tij,

Askush nuk më çensuronte,

Fjala ishte e lirë,

Kurrë nuk ma prenë fjalën,

Edhe kur flisja keq për qeverinë.

 

Më vjen keq.

Migjenit unë i thashë,

Që ike shumë i ri nga kjo jetë,

Por ishe edhe me fat,

I thashë Migjenit përsëri.

 

Pse më tha Migjeni,

Unë nuk desha,

Të vdisja aq i ri,

Unë e doja jetën,

Doja të shkruaj shumë poezi.

 

Nëse do të,

Jetoje më gjatë.

O poet i fjalës së lirë,

Fjalën do ta prisnin me sopatë.

Dhe ti do të mbylleshe në qeli.

 

Ah!

Sa dëshirë kisha,

Që kjo ëndërr,

T'zgjaste pa fund,

Me Migjenin e madh të flisja,

Kjo bisedë t'mos mbaronte kurrë..

 

 

A DON TRITOL ZOTNI

 

I rashë me grushtin tem,

malit që s'bëzan mu në zemër,

mu sos veshtrimi pas xhamit,

t'u pa mollën e ndalueme me hangër...

 

As malin për tokë nuk e rrëxova,

as shijen e mollës nuk e provova,

s'i bleva këpucë të reja Lulit të vocër,

asnje kokër misër s'ja dhashë malsorit...

 

Pastaj më mori vdekja, dhe bëri mirë,

erdhën barabarët si bar stepash të egra,

si hije nate, fjalën lidhën me zinxhirë

re të zeza në qiell, në tokë tel me gjemba..

 

Une biri i shekullit t'vjeter në shekull të ri,

do të shkruaja poemën "A don tritol  zotni"

këto ishin fjalët e fundit te Migjenit,

në intervistën që më dha mua në ëndër!

 

 

MIGJENËT

 

Dhe përpara Migjenit,

ka pas Migjenë poetë,

ka dhe në kohën e sotme,

dhe në kohet që vijnë do ketë.

 

Por të qëndrojmë shtrember

dhe të flasim drejt për drejt,

më mirë dhe real se Migjeni,

mjerimit s'i shkruan asnjë poet.

 

Vargu brilant i Migjenit,

mjerimit i shkon në palcë,

varg-grusht me forcë shkëmbi,

varg-mal çdo germë dhe varg...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora