E enjte, 10.10.2024, 02:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Vebi Klaiqi: Agime djaloshare

E merkure, 04.05.2016, 08:10 PM


Tufë poezish

 

Vebi Klaiqi

 

Agime djaloshare

 

Mos e kërko mallin,

në cicërimën e zogjve,

sepse e gjen në shpirtin tim.

 

Mos e kërko,

Pikëllimin,

horizonteve pa mbarim,

atë e gjen,

në dhimbjen që kam për ty,

në largësinë që na tretë.

 

Mos e kërko,

elegjinë,

në vajin  e motrave dhe nënave,

sepse,

elegjia jam unë vet.

 

 

Fundi apo fillimfundi

 

Miqtë e mi,

ai po ofron,

si  rrufeja  po vjen,

apo ndoshta,

vetëm po më duket,

dhe po gaboi,

në përceptimin e kohës.

 

Edhe më tej,

besoi,

në mosekzistimin,

apo në të qenit ndryshe,

alter ego,

i thoshim dikur.

 

Mëdyshja,

në vazhdimësi,

po më përcjell,

nuk po e di,

ku është,

fillimi,

apo fundi,

dhe cili apo cilët,

janë në radhë,

aut alter.

 

Sidoqoftë,

kësaj po i vë,

një pikë të madhe,

për të nisur,

një fill të ri.

 

Në anën  tjetër,

të bregut,

nga ku dëgjohen,

zëra    rinj,

dhe vjen inspirimi,

për poezinë e re,

e cila me siguri,

do ti bëj ballë,

kohërave të pa kohë,

dhe stuhive  pa fund.

 

 

Qielli

 

Qielli është,

i kaltër,

si deti,

edhe shiu,

ka ngjyrën,

e  syve.

 

Bota është,

bërë qull,

nga lotimi i tyre.

 

Nuk ke dëshirë,

të mbjellësh,

as lule,

nga se,

nuk e dëshiron,

venitjen e tyre,

-fundin.

 

Kështu refuzon,

fillimin,

mbjelljen,

rritjen.

 

Përkundër dilemave,

të shumta,

po ta them,

sinqerisht,

se e dua,

botën,

kështu si është.

 

I dua lulet,

Sytë,

Dhe,

lotët e tyre,

qiellin, detin,

me kaltërsitë e tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora