E hene, 07.10.2024, 10:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Si dukeshin spiunët e UDB-së

E merkure, 04.05.2016, 08:01 PM


SI DUKESHIN DIKUR SPIUNËT E  UDB-së

 

I mbajë mend do burra dikur  në mes nesh –

Që i mbanin mustaqet prej veshit në vesh !

Përmbi cep të syrit mbanin plisa t’ bardhë ,

Duhan kaçak pinin gjithë me qelibar !...

 

Përmbi gjoks e  mbanin sahatin  me qostekë ,

Përmbi këmisha vishnin gjithmonë do jelekë ...

Nëpër oda rrinin  kudo n’ ballë t’ oxhakut –

Duke bërë biseda me burra t’ konakut !...

 

Çatalloheshin rrugëve t’ qytetit e  t’ fshatit –

Me allti  në brez e me  pushkë rreth  krahit !

S’ lënin gjë  për  rreth për pa e përgjua –

Kush me kënd  n’ mes nesh është duke  u shoqërua ?!

 

Përgjonin në  oda çka  po bisedohet ,

Për  t’ ardhmen tonë çka planifikohet ,

Nëpër  muhabete  çfarë këngësh  këndohen ,

Cilat stacione në  radio  dëgjohen  ?!...

 

N’ dasma , në fejesa dhe  n’ çdo   muhabet –

Kush me çfarë kalibrash me  armë   po qet ?!

A po qet  me pushkë , apo  me revole ,

Me pushkë  gjuetie që i mbanin  prore ?!...

 

Darka  n’ sofër t’ bukës  i zinte me besë –

Sabahu i  çelte n’ zyra t’ UDB-së ?!

Keqpërdornin bukën  edhe  mirësinë –

Punonin për UDB- ën edhe pabesinë !...

 

Këta burra  shiteshin si njerëz të pa punë –

Por ,  të gjithë e dinin se ishin spiunë !

Gjithandej shqiptarëve kujt ia kanë ngrënë bukën –

N’ shërbim të tradhtarëve ia kanë përmbysë kupën !

 

Por , spiunët Zoti s’i  ka lanë rahat –

Fëmijët e tyre  iu kanë lind sakat !

Gjithmonë para syve me iu rrinin  fëmija –

Për të mos harrua çfarë  kanë bërë të këqija !...

 

Gjilan, më 18.04.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora