E diele, 28.04.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Greku dhe miti

E enjte, 05.05.2016, 09:30 PM


Greku dhe miti

Nga Ilir Muharremi

Ende është koha e artistëve veçanërisht letrarëve dhe filozofëve. Figura e miteve në art tashmë lakohet me guxim dhe gjithnjë përmendet ajo kërkesa e Zotit për një të mirë brenda njeriut. Por, ja që kam vërejtur në tekste letrare se kjo e mirë është kthyer në përqeshje dhe njeriu duhet ta zgjedh të keqen. “Urrejtja për vdekjen dhe padrejtësinë do të shpjerë pra, nëse jo në ushtrimin, së paku në mbrojtjen e të keqes dhe vrasjes” shënon Albert Camus. Lufta e djallit veçanërisht në poemën “Parajsa e humbur”, e preferuara e romantikëve, rrëfen dramën, por edhe në thellësi vdekjen (tok me mëkatin) si fëmijë të Satanait. Artisti i sotëm (i revoltuar), gjithnjë ndjehet i pafajshëm, bëhet fjalë për luftën ndaj së keqes, por ai heqë dorë nga e mira dhe përsëri shpallë mbretërinë e së keqes.

Po kthehemi në kohë. Njeriu e shpiku mitin dhe miti gjithnjë ruan diçka nga historia, e shumta trillimi dhe përralla. Eskili mitin e quajti si “Një histori e plotë, e treguar në një kohë të shkurtër”. Pastaj vazhdoji Aristoteli i cili te miti gjeti fillesën dhe shpirtin e tragjedisë. Çkado që  lakohet për kuptimin, lindjen dhe qëllimin e mitit, në thellësi gjejmë marrëdhëniet me Zotat. Në mite “gjejmë shpjegim” pse fryn era, si krijohen dallgët, kuptimi i diellit, sëmundjet, vdekja... E tëra kjo ndodhi para lindjes së shkencës, sepse kuptimi qe i pari, pastaj besimi dhe sot vërtetimi. Mitologjia është pronë idiote e përbashkët e gjithë njerëzimit, dhe ende edhe sot në art, letërsi dhe filozofi bënë pjesë në ndërgjegjen njerëzore dhe arriti ta forcojë më shumë figurën e Zotit. Sëpari greku krijoj besimin si adhurim të tokës “mëmë”, aty “përfitoj” fuqinë e verbër e pasuar vetvetiu dhe nuk i dëgjoj pasimet e forcave origjinale të natyrës. Pastaj, Romakët trashëguan mitologjinë Greke drejtpërdrejtë, sidomos Zotat Grekë-  Helenë. Çfarë Zota shpiknin Grekët? Qenë identike me qeniet njerëzore, me karakteristika fizike të pameta, dhe fuqi mbinatyrore. (Titanët – Dymbëdhjetë titanët e brezit të parë: Oqeani, Ceo, Krio, Hiperioni, Xhapeti, Kroni... qenë kanibal të zhveshur. Prometeu – dhuruesi i zjarrit të shenjtë. Zeusi- Babai i Zotave dhe i njerëzve, dritës dhe nxehtësisë. Hera – mbrojtësja e martesave në mitologjinë e helene. Poseidoni – Zoti i deteve. Dionisi – Zoti i verës dhe i kënaqësive fizike. Apoloni -  Zoti i diellit, muzikës, Arteve dhe Profecisë, njëherësh bir i Zeusit. Artemisa – motra binjake e Apolonit, perëndeshë e gjuetisë, pjellorisë dhe natyrës. Hermesi – Lajmëtari i Zotave, tregtisë dhe i parasë. Athinaja – perëndeshë e mençurisë, diturisë dhe drejtësisë, bijë e parapëlqyer e Zeusit. Aresi – gjigant, trupmadh, perëndi e luftës. Afërdita – perëndeshë e dashurisë për Grekët. Hefesti – Zjarr, forcë e natyrës. Demetra – perëndesha e bujqësisë. Hadi – Vendbanimi i tij qe bota e të vdekurve, perëndi e nëntokës. Hestia – perëndesha e zjarrit të vatrës. Erosi- perëndi e dashurisë sensuale. Cirja – magjistare, përgatiste shurupe dhe helme, i kthenin në kafshë të gjithë ata që i pinin. Hipnosi – perëndi e gjumit. Hekata – perëndeshë e fantazmave. Moirat – Hyjnitë e ngarkuara për përcaktim të fatit. Nemesida – perëndeshë e drejtësisë ndëshkuese, rivendoste rendin hyjnor. Pani – gjysmëperëndi e blegtorisë. Persefona – Perëndia e nëntokës, e bëri gruan e tij dhe e kurorëzoi mbretëreshë. Harpitë – ekzekutueset e dënimeve hyjnore. Shila dhe Karibda – krijesat e detit. Karititë – perëndeshë e bukurisë, joshjes dhe hijeshisë. Centaurët – gjysmënjerëz dhe gjysmëkuaj, rojtarët e pyjeve. Ciklopët – krijuesit e monumenteve parahistorike. Sfinksi – demoni me fytyrë gruaje. Gjigantët – forca kundër Olimpit. Gorgonat – pamja e vdekjes. Grifët – rojtarët e arit. Minotauri- rojtari i labirintit. Muzat – frymëzuesit e artit. Nimfat – mbrojtëset e vendeve të vogla. Pegasoja – kali i Olimpit. Sirenat – magjistaret e detit. Danaja dhe Perseu – lindja e një heroi. Herakliu – heroi i jshatëzakonshëm. Jasoni – eksploruesi i madh.)

Për ta kuptuar deri në fund atë që e thashë, duhet të marrim një analizë të thuktë, ngrehinën artistike të kulturës Apoloniane, të ndalemi pastaj në analizën e bazamentit mbi të cilin ngrihen gjithë mitet. Figura e Apolonit, figurë e një hyu i cili qëndroj përbri të tjerëve, si ati i të gjithëve. Në qoftëse njeriu afrohet me shpresën të gjejë ndonjë lartësi morale, e pret zhgënjimi, sepse gjen perëndi të paturpshme, me sy të zgurdulluar, pa mëshirë. Aty nuk shohë asgjë të hyjnishme (mitet greke), gjithçka aty bëhet për një luks, ngazëllim, lumturi. Edhe e mira dhe e keqja qenë të hyjnizuara aty (Grifët, Gorgonat, Muzat, Sfinski...) Jam një vizitor i habitur, deri në maksimum të shpirtit, vetes i drejtohem me pyetjen:  Çfarë lëngje hyjnore kanë pirë këta perëndi, që e paskan shijuar aq mirë jetën? Ngado që hedh sytë këtyre grekëve u buzëqesh fytyra e Helenës dhe Afërditës. Këto qenë figura ideale të ekzistencës së tyre. Greku i ka njohur, por edhe i ka përjetuar tmerret e ekzistencës. Për të jetuar qenë të obliguar t’i shmangen dhe të pjellin në fantazinë ëndërrimtare perënditë e Olimpit. Kështu të paktën mendonte Nietzsche-ja. Marrim Prometeun, forcat titanike që ju vërsulen me shumë egërsi, pastaj Edipin, fati i të cilit e detyroj Orestin të bënte mëmëvrasje, shkurt tërë kjo “filozofi” me veshje të pastër mitologjike, herë ishte e kapërcyer nga grekët me anën e ndërbotës artistike, ose ishte e fshehur prapa tyre, duke ja larguar sytë. Grekët për ta vazhduar jetën, është dashur të shpiknin perënditë. Perënditë e së bukurës Apolloni, instinkti i të cilit e bartë këtë, grekët qenë të obliguar të krijonin një rend të gëzuar të Olimpit. Ata i qan ferrat e dendura të trandëfilave dhe nxorën kokën lartë. Nuk kishte popull më të përvuajtur dhe të dehur se Grekët, andaj ishin të obliguar të mishëronin figurat e perëndive shkëlqimtare. Perënditë, e përligjin jetën njerëzore, këtë Greku nuk e theksoj. Vetë perënditë e bëjnë këtë jetë.

Te miti njeriu shpallë dëshirën për përjetësi, dëshirë për pafundësi, aty ku kënga bëhet me lavdërime për të. Këtë lakmi, “unitet” të njeriut, filozofi Shopenhauer e sheh si naivitet. Kjo gjendje e pakuptueshme lindi edhe parajsën e njeriut. Parajsa u vetëshpallë nga njeriu. Parajsa erdhi nëpërmjet artit, dhe duhet të pranojmë ndikimin e fuqishëm të kulturës apolloniane, që u mundua të shkatërroj Titanët, përbindëshat, përmes fantazmagorisë të korrë fitore. Rrallë arrihet një naivitet përmes bukurisë së iluzioneve. “Qëllimi i vërtetë fshihet prapa figurave të himerave”, shkruan Nietzsche. Këto trupëzuese të ëndrrave ndonëse të parealizueshme, greku në atë kohë si dhe njeriu i sotëm i zgjatë duart drejt tyre, kurse natyra arrin të veten. Njeriu këtu mbetet vetëm i gënjyer. Te greku qe vullneti ai që e shtyri drejt gjeniut dhe artit. Krijimit i bënin shumë lavdërime dhe ishte e logjike ta shihnin veten në sferat më të larta, por jo të shpalleshin perandorë. E vërej si sferë të përshtatshme për grekët, ishte ajo e së bukurës, sepse gjatë krijimeve të veta, ata shihnin vetveten dhe perënditë e Olimpit. Por, ky pasqyrim i së bukurës, për vullnetin helen qe luftë kundër talentit sepse u avancuam më shumë se ai i vuajtjes dhe mençurisë së vuajtjes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora