E marte, 12.11.2024, 01:56 AM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Pesë Maji qan

E diele, 08.05.2016, 08:22 AM


Pesë Maji qan

 

Nga Albert Habazaj

 

Me faqe të njomura më zgjohet mëngjezi mërgimtar,

Po vishet hijshëm me kostumin kuqezi për nderim.

Unë kthehem nga mendoj se bie dheu im shqiptar,

Rri gatitu për respekt të dëshmorëve të Atdhetut tim.

 

Për Shotat, Koci Bakon, Qemal Stafën, Margaritën, …,

Hajredin Bylyshin, Bajramin, Muminin e Hiqmetin e vogël,

Për ata, që lule u bënë për frymëmarrjen e lirë,

Që ranë të mos loz’ bota me ne, si me një gogël.

 

… U bënë  vite që ndër këto vise çdo ditë

Është pesë maj, ndaj qan Dita e Dëshmorëve.

Vyshken lulet…, sa dhe të fresktën dritë

E zbehin, sa e fëlliqin zuzarët e horrave.

 

Harrojmë që në jetë jemi, se ranë ata,

Harrojmë, a na humbtë e na u harruat emri! …

Po i ramë si dudumë të ndryshkurës matarà,

Po harruam nga vijmë, po u hutuam ku vemi.

 

Loti i Pesë Majit dhemb në kockë të dinjitetit,

Ekslipsohen elegjitë antike nga lot’ i dëshmorëve;

Dhe sjell Epopeja Skënderbejane e Lidhja e Prizrenit,

Pavarësia e Lufta e Vlorës kushtrimin e liritherorëve.

 

Filigran nderi ai ideal gjaku me dritë

I dëshmorëve si yje të Atdheut tim,

Dhembja e yjeve ngrihet në gjysmë shtizë,

Do të ulet, kur të vishet shpresa me blerim…

 

L’Aquila, 05.05. 1999;

Vlorë, 05. 05. 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora