E shtune, 27.04.2024, 10:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Invalidi

E diele, 08.05.2016, 08:42 AM


I   N  V   A   L   I   D   I

 

Prej gjakut të jetës  është  liria jonë

Lufta UÇK-së disave u duket asgjë

në luftë  i  kam  humbur  gjymtyrët

shumë nga tanët  tretën mërgimeve

 

Me  gjak  trimash  çliruam  Kosovën

liria gjak  prej  gjithsecilit  ka  pirë

me mija kanë  rënë    beteja, dhe

me mija të lidhur  na  i pushkatuan

 

Kosovë, jam  krenar  me  luftën 

bëra, unë vet  e  zgjodha  veten 

luftën për liri, vdekjen  e kam parë

disa  herë, lufta  m´i  mori  këmbët

 

Prej gjakut të jetës  është liria jonë

toka sërish i takon barit dhe luleve

tashti jam ( invalid )  i  pa  rëndësi

njeri i pamjaftueshëm për vetveten

 

Jam i nderuar që isha pjesë e luftës

e jo një i shtirur  dhe tregëtarë lirie

kam një mbesë me emrin, Shqipëri

luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!..

 

Rrustem Geci - Dortmund, 2016



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora