| E diele, 08.05.2016, 08:42 AM |
I N V A L I D I
Prej gjakut të jetës është liria jonë
Lufta UÇK-së disave u duket asgjë
në luftë i kam humbur gjymtyrët
shumë nga tanët tretën mërgimeve
Me gjak trimash çliruam Kosovën
liria gjak prej gjithsecilit ka pirë
me mija kanë rënë në beteja, dhe
me mija të lidhur na i pushkatuan
Kosovë, jam krenar me luftën që
bëra, unë vet e zgjodha veten në
luftën për liri, vdekjen e kam parë
disa herë, lufta m´i mori këmbët
Prej gjakut të jetës është liria jonë
toka sërish i takon barit dhe luleve
tashti jam ( invalid ) i pa rëndësi
njeri i pamjaftueshëm për vetveten
Jam i nderuar që isha pjesë e luftës
e jo një i shtirur dhe tregëtarë lirie
kam një mbesë me emrin, Shqipëri
luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!..
Rrustem Geci - Dortmund, 2016