E shtune, 27.04.2024, 07:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Rexha: Librat e urrejtjes serbe

E diele, 08.05.2016, 09:44 AM


LIBRAT E URREJTJES SERBE NDAJ SHQIPTAREVE DHE DASHURISE FRANCEZE

Nga Nexhat Rexha

Me 3 maj 2016 ne Gjilan paraqiten 6 libra te rrallë të botuar nga shtëpia botuese Klubi i Poezisë, Tiranë.

Koha e njeriu, janë arkitektët e ndërtimit të botës në krijimin e ngjarjeve, të cilat ndërtojnë e ndryshojnë epoka. Bota shqiptare në këtë arkitekturë të ndërtimit të fatit e dukjes së atdheut të tij për fat të keq më shumë ishte ndërmjetësues se sa farkues  për të.

Historia e veprimit  dhe historia e ndërtimit i kanë labirintet e tyre, të cilat  në të shumtën e  rasteve kalojnë nëpër ngushticat e dhembjeve e sakrificave  të mëdha.

Në këto zhvillime e procese ngjarjesh njeriu e kultura jonë në të shumtën e rasteve ka qenë e pozicionuar në udhëkryqin e kobshëm. A thua kush ka ndikuar?, që fati  e pozicionimi në këtë udhëkryq të luaj rolin e shtegtimeve për vonesat e mëdha  në momentet më vendimtare në përcaktimin e fatit tonë.

Konsiderojmë se për t`iu afruar këtyre dilemave e depërtimeve nëpër shumë ngjarje e kohë dhe për të ndriçuar arsyet e fluiditetit  depërtues e përvetësues në autoktoninë tonë nga pushtues të ndryshëm, faktorgrafinë  shumë funksionale e bindëse mund ta gjemë në aktivitetin, punën që kanë pasqyruar njerëzit e devotshëm në të gjitha periudhat historike.

Duke krijuar mundësi të realizuara konkrete, arrijmë të shpalosim këto vepra te “Klubi i poezisë” nga Tirana,  të cilët në kohë të fundit kanë botuar libra që i kanë munguar kulturës sonë në gjuhën shqipe, ani pse ato kanë qenë të botuara në gjuhë të tjera, të cilat  paraqesin, dëshmojnë fatin e ndarjes së tokave shqiptare. Këto libra na vijnë si rezultat i përpjekjeve me vullnet, profesionalizëm e dashuri për atdheun nga poetet e studiuesit Rexhep Shahu e Izet Duraku, në mbështetje financiare të biznismenit e njeriut të fjalës e veprës për të mirën e kombit z.Flamur Lutfi Hoxha.

Në këtë konstelacion veprash  të shkruara e të botuara më parë, vijnë edhe librat e botuar nga “Klubi i poezisë”, të cilat sjellin njohje të reja për pjesën më të madhe të lexuesit shqiptarë. Duke e ditur e patur mundësi  për lexim e njohje që prof  Zekeria Cana  pati botuar të plotë librin e Kosta Novakoviqit ” Katër muaj nëpër Shqipërinë e Mesme” si pjesë të saj në veprën “  Shpalime historike” në vitin 1982. Si dhe pjesë të  librit të “Misioni politik i Ballukxhiqit në Shqipëri më 1913” Mirëpo, seria e  botimit të librave nga  “Klubi i poezisë”, për lexuesin e sotëm shqiptarë ka rëndësi të madhe, sepse  në faqet e këtyre librave  gjejmë ngjarje e ndodhi nga më të ndryshmet.

Libri i Vlladan Gjorgjeviçit “ Shqiptarët e fuqitë e mëdha”, pastaj libri i Vasa Çubrilloviqit” Shpërngaulja e shqiptarëve” janë libra që janë cituar, përmendur e  folur më shumë, kurse për lexuesin e  lirë nuk kanë qenë pjesë leximit. Kurse, shkenca jonë historiografike nuk ka shpalosur ashtu si duhet këto libra antishqiptare, të shkruara me diktate të politikës serbe të asaj kohe, të cilat kanë luajtur edhe rolin e tyre shumë funksional në shpërnguljen e shqiptareve nga tokat e tyre.

Rexhep Shahu & Izet Duraku i kanë dhënë vetes misionin e njohjes konkrete për librat, që janë shkruar me prejudikim antishqiptar, ata rikujtojnë të kaluarën dhe çortojnë kohën e tanishme, se nuk duhet të harrohen  projektet, ngjarjet e politikës serbe ndaj çështjes shqiptare. Edhe në këto vlime të demokracisë  njeriu e politika shqiptare, sikur nuk kanë koordinimin e tyre kombëtar.

Prandaj, librat e  botuar nga “Klubi i poezisë”, artikulojnë e sjellin mesazhin  në ndërgjegjësimin e fatit tonë kombëtar, sepse politika është ajo që ndërton të ardhmen e një vendi. Në serinë e këtyre botimeve për lexuesin tonë  botohet për herë të parë edhe libri i  Justin Godart “Shqipëria në 1921”, i shqipërur nga Mirdash M.Shehu, që dallon nga librat tjerë të përmendur më lartë dhe  si pjesë hyrse  është botuar punimi i  Nobelistit të Paqës e senator i Francës, D`Estournelles de Constant me titull “Unë i kam  shumë borxh Shqipërisë” në brendi shihet se autori ka paraqitur ngjarje shumtë komplekse për copëtimin e tokave shqiptare, ato me Malin e Zi.E që kontributi i tij është shumë i rëndësishëm për fatin e Shqipërisë në vitet e  më vonshme që bënë Constant në karrierën e tij  diplomatike.  ?shtë libër që dikton se si duhet shkruar historia dhe si duhet të jetë njeriu i shkencës, paqes nëpër proceset e mëdha kohore.

Historia  shqiptare nëpër shekuj i ka trandjet e veta  dhe në këto kapërcime me diversitet të kalkulimeve  edhe më utopike,njeriu ynë nuk shteroi përkundër  padrejtësive që iu bënë atij.

Personalitetet  e dalluara kombëtare në raste të ndryshme arritën të pasqyrojnë  e bartin mesazhin e vendit të tyre. Shkenca serbe luajti rolin më negativ në përhapjen e propagandës antishqiptare,duke mos zgjedhur mënyra e metoda të vazalitetit  të tyre. Këto veprime i përhapën në dëm të çështjes shqiptare,duke qenë gjithnjë në koordinmin me fuqitë  ndikuese të Evropës dhe  përkrahjen ruse në të gjitha kohët. Ndikimi e fuqia e Rusisë luajtën rolin  në të gjitha konferencat e  nivelit më të lartë,ajo pa zgjedhur mjete në fuqizoi shtetin e politikën serbe. Në këtë betejë të pandërprerë kultura  shqiptare u degradua në mënyrën më të pakuptimtë. Botërisht dihen elaboratet, projektet  e shumta serbe.Në këtë seri të botimeve “Klubi i poezisë”,  e autorët Rexhep Shahu& Izet Duraku kanë rikthyer për lexuesin e ditëve tona edhe njërën ndër veprat më antishkencore, më antinjerëzore atë të Vlladan Gjorgjeviqit “ Shqiptarët e fuqitë e mëdha”, në këtë libër shqiptarët përshkruhen me virtyte nga më të këqijat deri në absurditet si, “njerëz me bishta”,duke mos e ndaluar turpin vetëm në shkollat serbe,por ata vazhdojnë edhe nëpër qendrat e ndryshme të Evropës,duke e përkthyer atë edhe në gjuhë tjera.

Ky libër e këto damkosje  brenda faqeve të tija i detyruan intelektualët  tanë që në konferenca Evropiane të paraqesin turpin e tyre. Si,Fan Noli e Gjergj Fishta duke prekuar këto faqe të turpshme të Vlladan Gjorgjeviçit në konferencat Evropiane i detyruan diplomatët serb edhe të ikin nga salla e konferencave.

Të nderuar të pranishëm .

Këto pesë libra që sot po i prezantojmë në Gjilan kanë  rëndësinë e vlerësimit dhe  të ruajtjes së kujtesës. Njeriu dhe faktori kohë krijojnë e ruajnë hallkat e kujtesës,sepse në këto hallka kujtojmë në qytetin tonë e më gjerë, se në vazhdën kur po shënojmë “Ditët e Agimit” lidhim fatet dhe personalitetet tona. Në këto ditë  këto  libra bashkë me protagonistët e tyre Rexhep Shahu& Izet Duraku ,na rikujtojnë historinë e dhembjeve të gjata njëqindvjeçare,kur propaganda serbe saldoi korozionin e librit tonë , këto libra rikthejnë të gjitha kohët. Sidoqoftë, zgjimi i ndërgjegjes vjen nga frymëzimet e ideologëve paraardhës,ajo ruan e komunikon në thellësi dashurinë që nuk shteron.

Këto libra që i kemi para nesh sot,të munguara për shumë shtresa të dijes për njëqind vjet,ato sot duhet të trokasin në verdiktin e institucioneve tona, të cilët mbajnë përgjegjësinë  e stacionimit të tyre aty ku jeta buron dituri.

“Klubi i poezisë”, në kryeqytetin shqiptar i ka dhuruar këto libra  njeriut tonë ,për të ngadhënjyer e mundur të djeshmen,për të rikthyer kujtesën,  se mendja e fjala e njeriut në libër mund edhe fuqinë e armës. Ajo dikton udhën e fatit,ajo e fuqizon shtetin, e ruan stabilitetin kohor, ndërton e ngritë  vetëdijen kombëtare.

Rishfaqja e dokumentaritetit ,ruan  e shenjëzën të gjitha veprimet shkrimore më të cilat krijohen biografitë protokolare të njerëzve udhëheqës,kështu qenia kombëtare artikulon e kanalizon  universin e gjeneratave në vazhdimësi, si dhe  krijon filozofinë e lëvizjeve avancuese për shtetin e kombin.

Ndërsa, protagonistët e këtyre projekteve madhore te“Klubi i poezisë”, i përgëzojmë  edhe për shuamë  vepra të tjera me të cilat  ndriçojnë rrugët e identitetit tonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora