E premte, 24.05.2024, 10:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Vepra të rëndësishme dokumentare

E diele, 08.05.2016, 11:24 AM


Vepra të rëndësishme dokumentare që i kanë munguar kulturës dhe historisë shqiptare…

Nga Tefik Selimi

Në sallën e KK të Gjilanit, në praninë e disa krijuesve artdashës nga Gjilani dhe Shqipëria e mese tjë tjera shqiptare, janë përuruar disa vepra të rëndësishme që i kanë munguar kulturës dhe historisë shqiptare. Është fjala për veprat: “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” nga Vllada Gjorgjeviqi, “Shpërngulja e shqiptarëve” nga Vasa Çubrilloqivi dhe “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë” nga Nobelisti i paqës e senator i Francës Pol D’estrunel De Konstan. Janë këto vepra të përgaditura nga aurorët shqiptarë, nga Izet Duraku, Rexhep Shahu (botues) dhe Recensent Nezir Bata. Këta sollën vepra të shqipëruara e të përgaditura nga autorët tanë, të cilat vepra kanë munguar gjer më sot. Të shtojmë se, organizimin e  përurimit të veprave në fjalë e ka bërë Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan.

Fillimisht, përurimin e veprave dokumentare e nisi Nazmi Musa, drejtor i Arsimit në Gjilan, i cilil tha se, sot po bëhet përurimi i tri veprave të rëndësishme dokumentare që gjer më tani s’i kemi pasur nëpër duar. “Janë vepra me interes veçantë e të rëndësishme, sepse autorët e tyre Vllada Gjorgjeviqi, Vasa Çubrilloviqi e të tjerë, kanë qenë ndër “intelektualët” më në zë që kanë bërë elaborate famëkeqe për shfarosjen e popullit shqiptar nga dheu i tyre stërgjyshor. Këta kanë hartuar platforma për më të zeza për popullin shqiptar. Andaj, sot këtu keni rastin jo vetëm të përurimit të tyre, por edhe ti bleni e ti shijoni si vepra që ia vlen t’i ketë secili lexues”.

Nexhat Rexha, krijues nga Dardana, tha se, njerëzit janë arkitektët e ndërtimit të botës në krijimin e ngjarjeve, të cilat e ndryshojnë botën. “Ja na erdhi mundësia dhe po i shpalosim sot veprat e “Klubit të poezisë” nga Tirana, të cilët, kohës së fundit kanë botuar vepra që i kanë munguar kulturës dhe historisë sonë shqiptare, ndonëse –veprat në fjalë kanë qenë të përkthyera në gjuhët  të tjera, të cilat e “rrëfyen” dhe dëshmuan fatin e ndarjes së tokave shqiptare. Pra, këto vepra në vijnë si rezultat i përpjekjeve me vullnet, profesionalizëm e dashuri për atdheun nga poetët e studiuesit Rexhep Shahu e Izet Duraku.

Këto vepra vijnë nga klubi në fjalë, të cilat sjellin njohje të reja për pjesën më të madhe të lexuesve shqiptarë. Siç dihet, për veprat në fjalë pak është përfolur, sepse nuk kanë qenë pjesë e leximit. Këto janë vepra antishqiptare, të shkruara me diktate të potikës serbe të asaj kohe, të cilat kanë luajtur edhe rolin e tyre shumë funksional në shpërnguljen e shqiptarëve nga toka e tyre. Ja për shembull vepra “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë” nga autori francez, Pol D’estrunel De Konstan, ka paraqitur ngjarje shumë interesante për coptimin e tokave shqiptare, ato me Malin e Zi. Këto “sende” pak kush i ka lexuar, por edhe i ka ditur e dëgjuar. Përkundër këtyre trandeve të popullit, njeriu ynë nuk shteroi përkundër padrejtësive që iu bënë atij”.

Duke folur për veprën “Shqiptarët e fuqitë e mëdha” të Vlladan Gjorgjeviqit”, N. Rexha tha se, “në këtë vepër shqiptarët përshkruhen me virtyre nga më të këqinjat deri në absurditet si “njerëz me bishta”, duke mos e ndalur turpin vetëm shkollat serbe, por ata vazhduan të fyejnë e përbuzin popullin tonë edhe nëpër qendra të ndryshme të Evropës, ku këto “të zeza” i përkthenin edhe në gjuhët të tjera. Nga këto fyerje dhe damka që pati e që plasoi kjo vepër dokumentare, intelektualët tanë u detyruan që në Konferencën e  Evropiane, ku folën Fan S. Noli e Gjergj Fishta, të cilët me argumente i hodhën poshtë këto faqe  të turpshme të V. Gjorgjeviqit e kolegëve të tjerë serbë, ku pas kësaj “ngjarje”, diplomatët serbë u detyruan të ikin nga salla e konferences në fjalë”.

Rexhep Shahu, botues tha se, më vjen tepër mirë që këto vepra, që i kemi përgaditur ne, sot po e gjejnë përurimin mu në Gjilan. “Gjilani e ka “fituar” me kohë primatin e qytetit të librit. Këtu po përurohen librat dhe libri po e gjen lexuesin e tij. Kjo na gëzon dhe na trimëron. Për këtë pritje dhe për këtë përurim, dua t’ju falenderojmë shumë. Po ashtu, një falenderim shkon edhe për Nazmi Musën, drejtorin e Arsimit në Gjilan, i cili e ka përkrahur këtë manfestim të përurimt të veprave tona këtu në Gjilan. Andaj, këta autorë, që i kemi përzgjedhur për t’i analizuar, janë ato figura “tipike” antishqiptare, të cilët, popullin tonë të ndershëm e kanë quajtur popull me bishta e fyrje tjera. Po ashtu më gëzon fakti se, këtu po prezentojnë një numër i të rinjve shkollarë të këtij qyteti, të cilët, nga këto fjalë tona, ata do të mësojnë të kaluarën e historisë sonë.

E falenderoj edhe recensentin Nezir Bata, i cili shumë është angazhuar dhe është marrë me këto vepra. Ne i kemi përgaditur gjashtë vepra të tilla, të cilat vepra janë të rralla dhe janë botuar në Tiranë. Ne në Shqipëri jemi rritur pa i ditur këto zhvillime që kanë ngjarë në popullin tonë. Besoni as asnjë nuk ka ditur se çka po ngjan këtu në Kosovë. Patjetër duhet ta njohim politikën e Serbisë, e cila ka planifikuar përherë projekte famëkeqe ndaj popullatës shqiptare. Duhet t’i përgjigjemi këtyre elaborateve djellakeqe, e me këto duhet të merren Akademitë e Shkencave, të cilat janë të thirura të merren me këto “sende” jo njerëzore që i kanë bërë shovinistët serbë ndaj popullatës shqiptare”.

Izet Duraku, autor i përgaditjes së veprës tha se, në mënyrë vullnetare apo i ngakuar nga Qeveria e tij, Çubrilloviqi ka hartuar platforma për shfarosjen, zhdukjen nga faqja e dheut popullin shqiptar. “Ai nuk mund të shfajësohet për projektet që ka nënshkruar, ku ka gjetur rrugët, mjetet, mënyrat, taktikat e shpërnguljes së shpejtë e të menjëhershme të shqiptarëve përmes metodave të luftës speciale, duke ua ngritur mendjen njerëzve, duke krijuar psikozën e përgjithshme të shpërnguljes. Familje, fshatra të tërë, njëherësh, krahina të tëra,duke i siguruar mjete udhëtimi falas nga agjensi të mëdha udhëtimi, duke u caktuar trena deri në Selanik, anije për në Azi, vetëm e vetëm të boshatisen sa më parë, sa më shpejt!” Ai shtoi edhe këtë se, disa gjëra është mirë të mos kujtohen asnjëherë. Sidomos të këqiat e kësaj natyre duhet të vihen në karantinë si murtaja”, ka shtuar Izet Duraku.

Nezir Bata, recensent i veprave tha se, këto projekte të autorëve serbë ishin aktuale për atë kohë për Serbinë.  Pra, vepra ka pasur për qëllim shpënguljen e shqiptarëve nga trojet e veta, por edhe “projekti” ideor qe shfarosja e një populli të tërë nga faqja e dheut. Pra, Serbia bënte spastrim etnik. Planet u hartuan jo vetëm për ta zhbënë një popull nga vatrat e tyre setërgjyshore, por plane u hartuan edhe për kolonizimin e vendeve shqiptare me ardhacakë nga Serbia e mese të tjera jo shqiptare. Prandaj, veprat e përgaditura nga Izet Duraku e Rexhep Shahu janë vepra reale historike, nga të cilat, lexuesi ynë do të mësojë për një ta kaluar tejet të rëndë të popullit autokton e jo pushtues”.

Në fund Nazmi Musa, drejtor i Arsimit në Gjilan tha se, ky popull ka vuajtur të  zitë e ullirit. “Duke mësuar historinë tonë, ne do të jemi më të përgaditur për të ardhmen. Andaj, nga këto vepra me vlera të shumta dokumentare, ne e mësojmë rrugëtimin tonë të nëpërkëmbur nga pushtuesi, i cili qëllimin e ka pasur t’na dëbojë nga ky atdhe, ku jetojmë dem baba dem. Autorët i falenderojmë për ardhjen në Gjilan në këtë përurim të veprave që i kanë përgaditur dhe për t’iu rënë në duar lexuesve sa më shumë se ia vlen, ka shtuar në fund, N. Musa,drejtor.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora