E shtune, 09.11.2024, 02:29 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e monopolit në Tetovë

E diele, 08.05.2016, 08:44 AM


MASAKRA E MONOPOLIT NË TETOVË

 

Prej Gollakut të  Kosovës –

Do t’ ia këndoj  një këngë Tetovës !

Me shumë mall e me shumë lot –

Për kujtim për jetë e mot !

 

N’ muajin Nëntor, Dyzet e Katër –

  Tetovë u bë  Masakër !

Sa shumë vite kanë kalua –

Kjo Masakër s’u harrua !

 

Kjo  Masakër e paparë –

Për  t’ shfarosë  popullin  shqiptarë !

U bë  n’ Monopol t’ duhanit –

Për  tmerrim të gjithë Ballkanit !

 

Këtë Masakër të kësaj ane –

E banë forcat partizane !

Në Tetovë dhe fshatrat mbarë –

Vranë qindra banorë shqiptarë !

 

Për viktimat na dhembë zemra –

T’i shënojmë të  gjithë me emra

Dhe  mbiemra të vërtetë ,

Por kjo punë  nuk është  e lehtë !

 

N’ Monopolin tetovarë –

Janë mbajt  12 mijë shqiptarë !

N’ këtë Masakër të paparë –

Dhjetëra njerëz pa faj janë  vrarë !

 

Partizanët sllavo barbarë –

Dyshonin se këta shqiptarë

I takojnë Ballit Kombëtar ,

Prandaj t’ gjithë këta duhet vrarë !

 

Për këtë plojë mbi tetovarë –

Me vaj flasin ca dëshmitarë ,

Se janë vra 1200 shqiptarë ,

Faktet flasin për 200 të vrarë !?...

 

Për ta kemi dhimbje n’ zemër ,

T’ gjithë me emër e mbiemër ,

Sa ma shpejtë  t’ identifikohen –

Kurrë për jetë  të mos harrohen !

Dokumentet UDB-ja i ka zhdukur –

Çdo gjurmë krimi për ta humbur !

Mizoritë që bënë ata djaj –

Kanë vrarë njerëz  pa asnjë faj !

 

II.

 

Monopoli i Tetovës akoma kullon gjak –

Viktimave t’ kësaj Masakre , mos t’iu hymë në hak !

U kem borxh atyre , që  pa faj  janë vrarë –

Pa pas hak , as hile , veç  pse  qenë  shqiptarë !

 

Der’  n’ ditët e sotme kjo vepër ndyrësirë –

Nga qarqe t’ caktuara , ka  ngelë  në errësirë !

Por , tash  kem mundësinë që gjërat t’i  ndryshojmë –

Emrat e të vrarëve shpejtë do t’i ndriçojmë !

 

Një dëshirë në zemër e ka çdo shqiptarë –

N’ objekt t’ Monopolit , t’ ngritët  lapidarë !

Viktimat e masakrës , me te të nderohen –

Dhe kurrë brez  pas  brezi , ata t’ mos harrohen !

 

As politikanët  servil  t’ asaj kohës ,

As ata të sotmit , n’ krye të Tetovës –

Nuk lejojnë t’ vendoset ndonjë përmendore ,

N’ Monopol t’ Tetovës , për nderë të dëshmorëve !

 

Dhe pas përfundimit t’ Luftës s’ Dytë Botërore ,

Sot e asaj dite është dyshuar prore –

N’ Monopol t’ Tetovës duhan ku është punuar ,

Aty  shumë shqiptarë  janë ekzekutuar !

 

Për këtë ngjarje  tmerri , ka veç  fjalë të  vjetra ,

E vërteta ç’ ndodhi –   nuk doli në vepra !

Ende nuk janë zbardhur misteret e vërteta –

Si u vranë shqiptarët n’ ato vite t’ shkreta ?!

 

Sipas ca dëshmive t’ historianëve t’ kohës –

Godinat e   Monopolit t’ duhanit të Tetovës ,

Nuk nxinin  shumë njerëz për t’i mbyllë n’ zandanë ,

Ashtu siç dëshironin sllavët partizanë !

 

Sipas dokumenteve t’ gjetura  arkivore ,

Të cilat  janë ruajtur deri më  sot prore –

  20  Nëntor , të  vitit Dyzet e Katër ,

Vendosën shqiptarët për t’i bërë masakër !

Aty u vendosën  rreth  800 shqiptarë ,

Që ishin t’ pafajshëm  qytetarë , fshatarë !...

Sllavo ushtarakët  n’ këtë  kamp ishin ndezë –

Aty  përpiluan një listë të zezë !...

 

Listë të zezë e t’  gjatë, plot me  djem  e burra ,

Që duhej t’ lanë  kampin  dhe t’ nisen me turra !

Ata do t’ marshojnë nën komandë t’ partizanëve –

Kinse do t’ luftojnë    front  kundër gjermanëve !...

 

Këtë manovër t’ errët , ata që e trilluan –

Shqiptarët  mendje mprehtë menjëherë  e kuptuan !

Por këtë plan tradhtie    urtësi e heshtën –

Nga se kundërshtimi paguhej me jetën !

 

Rreth një kilometër larg kampit në fjalë –

Të gjithë sipas listës me komandë kanë dalë !

Më 23 Nëntor , t’ vitit  Dyzet  e Katër –

Aty hapen zjarr  dhe sërish banë masakër !

 

Aty u pushkatuan rreth 300 djem e bura –

Rrugëve    Tetovës – u derdh gjak si gurra !

Le ta dijë armiku , se do t’ vjen një ditë –

Kur gjaku i dëshmorëve –  n’ Liri do t’ bëjë dritë !

 

Gjilan, më 03.05.2016.   Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora