Kulturë
Gëzim Llojdia: Aulona Inter Folk Festival
E diele, 15.05.2016, 07:59 AM
VLORA NËN PUSHTETIN E “AULONA INTER FOLK FESTIVAL” NJË MANIFESTIM I JASHTËZAKONSHËM I FOLKUT EUROPIAN
Nga Gëzim Llojdia
1.
“Aulona Inter Folk Festival” në edicionin e tetë, është njëri prej aktiviteteve më të mëdha kulturore në jug të vendit me pjesëmarrje nga shumë vende në fushën e trashëgimisë kulturore jo-materiale .Skena e muzikës popullore është një zhanër i madh dhe i gjallë i muzikës tradicionale dhe asaj popullore në pothuajse shumë qytete të rajonit mesdhetar, që ruajnë dhe kultivojnë traditat më të mira folklorike. Festivalet muzikore popullore janë një pjesë e rëndësishme e traditës dhe kryesisht skenës muzikore tradicionale. Ata shpalosin traditën kulturore të popujve të ndryshëm që ende ruhet dhe po trashëgohet si dhe u japin qytetarëve traditën kulturore, artistëve një shans për të shfaqur talentin e tyre në një audiencë shumë më të madhe .
"Çdo pranverë për 8 edicione, vitet e fundit, ky festival ka mbështetur, promovuar traditën kulturore shqiptare dhe të trevave shqipfolëse si dhe atë të popujve të Ballkanit dhe më gjerë të Mesdheut ku shumë artistë popullore kanë treguar talentin e tyre të jashtëzakonshme.
2.
“Aulona Inter Folk Festival” në edicionin e tetë u zhvillua në tre ditë në qytetin jugor.
Në ditën e parë 12 / 05 / 2016 në orën 19-oo në Sheshin “ Pavarësia”, Skelë dhanë shfaqet e tyre, grupe muzikore
1. Qendra Kulturore Fëmijëve .
2. Shqipëria, Ansambli “ Taip Madani”, Vlorë.
3. Kosovë, Trio Folklorike, ( H. Gashi, F.Berisha, D. Gashi), Klinë.
4. Bullgaria, Ansambli: “ ZAGORE “, Star-Zagore.
5. Polonia, Ansambli : “ MIETNIOËYACI “, Ëieliczka.
Në ditën e dytë në dt 13 / 05 / 2016 në orën 19-oo në Sheshin “ Pavarësia”, Skelë perfomruan grupet muzikore.
1. Grupi “Star Dance Folk .
2. Shqipëria, Ansambli “ Syziu Folk Dance”, Lushnjë.
3. Gupi Polifonik “ Buron kënga labe”, Athinë.
4. Maqedonia, Ansambli : “ SHQIPONJAT”, Shkup.
5. Kosova, Ansambli “ GURRA”, Gjilan.
6. Italia, Ansambli : “ Citta Di Castrovillari”, Castrovillar .
Në ditën e tretë dt 14 / 05 / 2016 në .Ora 10-oo Defile e kostumeve, parakaluan në bulevardin, “ Ismail Qemali”, Vlorë – Skelë të gjitha grupet pjesmarrëse .Në Orën 11-oo Koncert i Festivalit në Ceremoninë e hapjes së Sezonit Turistik, në Skelë. Koncert i madh me numra të zgjedhura nga grupet pjesëmarrëse përfshinte:
1. Shqipëria. Ansambli “ Çamëria”, Vlorë
2. Maqedonia
3. Shqipëria, Ansambli “Syziu Folk Dance”, Lushnjë
4. Kosova
5. Grupi Polifonik “ Buron kënga labe”, Athinë
6. Italia
7. Greqi
8. Bullgaria
9. Polonia
4.
Sejmen Gjokoli shprehet:Sot në qytetin bregdetar të Vlorës starton edicioni i 8-të i “Aulona Inter Folk Festival ,një nga festivalet më të bukur dhe interesant që zhvillohet n hapësirën mbarë shqiptare. Festivali hapet në datën 12 Maj,në skenën e sheshit“Pavarësia” në Skelë dhe mbyllet në 14 Maj, ditë kur në qytet do të kulmojnë veprimtaritë e Çeljes së Sezonit Turistik “ Vlora 2016”, organizuar nga Bashkia Vlorë.
Për tri mbrëmje me radhë Vlora do të jetë nën mbretërinë e flokut ballkanik e europian, duke përcjellë këngët dhe vallet folklori ke që vijnë nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës :si Polonia, Italia,Kosova, Maqedonia, Bullgaria,Shqipëria. Shqipëria do të përfaqësohet nga ansambli “Syziu Danc Folk “ , Lushnjë si dhe nga ansamblet “ Çamëria”, “Krahu i shqiponjës “Taip Madani” e “ Star Dance Folk” të Vlorës. Këtë vit në Festival, për herë të parë do të ngjitet në skenë s përshëndetëse dhe një grup nga emigrantët tanë në Greqi, grupi polifonik“ Buron kënga labe”që vjen nga Athina.
Në këtë edicion Kosova përfaqësohet nga ansambli i këngëve dhe valleve“ Gurra”, Maqedonia me ansamblin “ Shqiponjat”, Italia me ansamblin “Citta Di Castrovillari” të qytetit Castrovillari, Bullgaria me ansamblin “ Zagora” të qytetit Stara-Zagora, Polonia me ansamblin“ Mietnioëyaci” nga rajoni i Krakovës.
Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “ Aulona” Vlorë. Për tetë vite me radhë ky manifestim i madh folku zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkisë së qytetit duke qenë një nga aktivitetet kryesore të axhendës kulturore që pushteti vendor realizon në ditët e çeljes zyrtare të Sezonit Turistik. Festivali Aulona Folk mbetet një manifestim i jashtëzakonshëm i Folkut evropian dhe një promovim i veçantë që qytetet bregdetare realizojnë në hapje të sezoneve turistike. Përmes këtij festivali, si askund tjetër, realizohet një gërshetim i bukur i turizmit kulturor me atë natyror; të rërës, ujit të detit dhe freskisë së maleve për rreth. Edhe këtë vit organizatorët kanë programuar një axhendë të gërshetuar midis pjesës performuese e artistike në skenë, në rrugë, sheshe e mjedise të tjera në qytet por edhe vizita në objekte kulturore e historike si dhe në njohjen me rivierën dhe plazhet e Radhimës. Edicioni i Parë i këtij Festivali është mbajtur në vitin 2009 si një iniciativë private e shoqërisë civile për ti dhënë Vlorës një alternativë më shumë në zhvillimin e dimensionit kulturor të qytetit por edhe në shërbim të promovimit të resurseve të trashëgimisë kulturore e atyre natyrore. Si një nga vendet më të bukura e atraktive të brigjeve të Mesdheut. Referuar statistikave, përfshirë edhe edicionin e këtij viti, në Aulona Inter Folk Festival kanë marrë pjesë rreth 65 ansamble nga vende të ndryshme të Evropës dhe vetëm si kontribut i këtij aktiviteti në Vlorë kanë patur rastin të vijnë mbi dymijë festivalistë që në fakt kanë qene edhe vizitorët e parë që i vijnë qytetit në pragun e hapjes së sezonit turistik.Festivali ndan si trofe “Kupën e Festivalit” e cila deri tani ka shkuar në Sllovaki, Kroaci, Bullgari, Itali, Kosovë, Turqi dhe në Tiranë kur fitues u shpall Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, imazhin e të cilit mban edicioni i këtij viti.Aulona Inter Folk Festival, për shkak të standardeve që realizon, është i njohur dhe certifikuar nga CIOFF si dhe për çdo vit i shpallur në kalendarin botëror të Festivaleve Folklorike.