E diele, 28.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Unë e due Lizën

E marte, 17.05.2016, 07:06 PM


Potpuri këngësh parodie, humori dhe satire :

UNË E DUE  LIZËN SE MA BANI VIZËN

 

-Kënga e parë -

 

Oh , mori nane ,

Diçka du’  me t’ than- e :

Nuk e du’  Kosovën ,

S’ e  du’  fakultetin,

Nuk e du’  Azizën ,

Se ma soll kiametin ,

Por e due  Lizën –

Që ma bani vizën !

 

Prej poteres s’ Azizës –

Uk , m’ u  ka ba shpija !

Se për sytë e Lizës –

M’ dogji dashunia !

Soll për hatër t’ vizës –

Që m’ nxori prej krizës !

Veç për sytë e Lizës –

Ia dhashë dysh , Azizës !

 

Nëpër klube t’ natës –

U njofta  me Lizën !

Për inati t’ babës –

Zoti ia ruejt kthizën !

Nga meraku i vizës –

Për hatër t’ devizës !

Për me dalë prej krizës –

Jam ba rob i Lizës !

 

-Kënga e dytë –

 

Moj nane, moj nane ,

A po vjen në Zvicër – e ?

Unë po vij , por s’ kam me se –

S’ ka kush ma banë vizën – e !

 

Jam njoftu’  me Lizën –e ,

Ajo ta banë vizën – e !

Liza na i banë vizat – e ,

Zoti e ruejt nga mizat – e !

 

Po banë nana – haj medet ,

Qysh bajmë darsëm në gurbet ?!

Hajt, moj nane, mos kijë dert ,

Na qet Liza n’ selamet !

 

Do t’ bajmë darsëm për merak –

Me gjermanë e me zezakë !...

S’ e  harxhojna as nji rrogë –

Se me thasë po bajna drogë !...

 

Hajde, nanë, e ruenaj  thminë –

Ta banë Liza, garancinë !

Hajde nanë, përkundna  djepat –

T’i  ndreqë Liza, tana letrat !

 

Kënga e tretë –

 

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –

Na ka dalë nana , azil !

S’ ka ma gëzim e ma shyhret ,

Se me marrë nuse n’ gurbet !

 

Ka dalë nana, në oborr –

Nusja e mirë, por synin  qorr !

Po rrehë nana , me shuplakë –

Nusja e mirë, por koka plakë !

 

Vallëzon nana, me nji kamë –

Nusja e mirë, s’i kish tre dhamë !

Po hanë nana , kikirika –

Nusja e mirë, por kish perika !

 

Po knon nana , zanin pushkë –

Nusja e mirë, po ish kanë vejushkë !

Hajt, moj nane, mos ki gajle –

Liza e ka penzinë e madhe !...

 

Kënga e katërt –

 

Kalle, kalle, ndiz fitilin –

Nanës tonë ia dhamë azilin !

Nanës tonë ia dhamë azilin –

Of, aman, aman, aman !

Shote, moj, mashalla –

Nana, moj, erdh te na !

 

Kalle, kalle, qitja flakën –

E lamë t’ renë , e morëm plakën !

E lamë t’ renë, e morëm plakën –

Of, aman, aman, aman !

Shote , moj, mashalla –

Plaka erdh te na !

 

Of, of, of, sa mirë ta bana –

Qi nuk t’ lash n’ Kosovë , te nana !

Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana –

Of, aman, aman, aman !

Shote , moj, mashalla –

Nana , moj, erdh te na !

 

Edhe nana e ka ditë –

Për gurbet , ty, qi  t’ ka rritë!

Për gurbet, ty , qi  t’ ka rritë –

Of, aman, aman, aman !

Shote , moj, mashalla –

Nana , moj, erdh te na !

 

S’ ka ma gëzim e ma shyhret –

Se me e marrë nanën n’ gurbet!

Se me e marrë nanën n’ gurbet –

Of, aman, aman, aman !

Shote, moj mashalla –

Baba, moj, mbet tuj kja !

 

S’ ka ma vështirë e ma kiamet –

Se me e lanë babën n’ shpi vet !

Si e pastë ba, ai e pastë gjetë –

Of, aman, aman, medet !

Shote, moj mashalla –

Baba, moj, mbet tuj kja !

 

Kënga e pestë –

 

Na, n’ llokum e majna Lizën –

Po, po e majna !

Soll që i  bani djalit vizën –

Po, po e majna !

Na Lizën e majna n’ molla –

Po, po e majna !

As nji ditë s’ asht kanë te shkolla –

Po, po e majna !

 

Ojna, ojna,

Në Zvicër , do t’ shkojna !

Zvicrën do ta kallim –

Plakat do t’ ia marrim!

Ajna, ajna, ajna, ajna!

Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

 

Na Lizën e majna n’ arra –

Po, po e majna !

Soll që i ka flokët me lara –

Po , po e majna !

E majmë Lizën , n’ kikirika –

Po, po e majna !

N’ vend të flokëve i blejmë perika –

Po, po e majna !

Ojna, ojna,

Në gurbet do t’ shkojna !

Gurbetin  e kallim –

Plakat do t’ ja u marrim !

Ajna, ajna, ajna, ajna !

Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

 

E majmë Lizën n’ t’ kuq të vojës –

Po, po e majna !

Se s’i kish tre dhamë të gojës –

Po , po, e majna !

Djali i jem kish pasë nafakë –

Kish pasë nafakë !

Vet i ri e nusja plakë –

E nusja plakë !

Ojna, ojna ,

Në Evropë do t’ shkojna !

Evropën e kallim –

Plakat do t’ ja u  marrim !

Ajna, ajna , ajna, ajna !

Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

 

Na Lizës , ia këqyrim kthizën –

Ja këqyrim kthizën !

Se ia  bani vëllaut vizën –

Ia bani vizën !

Na Lizës, ia këqyrim barkun –

Ia këqyrim barkun !

Se ia  nxori nanës hakun –

Ia nxori hakun !

 

Ojna, ojna,

Në Evropë do t’ shkojna !

Evropën e kallim –

Plakat do t’ ja u marrim !

Ajna, ajna, ajna, ajna !

Tjarana, tjarana, tjarana , tjarana !

 

Na Lizës, ia këqyrim kamën –

Ia këqyrim kamën !

Se n’ gurbet na e qiti nanën –

Na e qiti nanën !

Na Lizës , ia këqyrim themrën –

Ia këqyrim themrën !

Se  ia plasi babës zemrën –

Ia plasi zemrën !

Ojna, ojna,

  Evropë do t’ shkojna !

Evropën e kallim –

Plakat do t’ ja u  marrim !

Ajna, ajna, ajna, ajna !

Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

 

Na Lizën , e majmë n’ sherbet –

E majmë n’ sherbet !

Se na e hupi vëllaun n’ gurbet –

O, vëllaun n’ gurbet !

Na Lizën , e kruejmë si lopën –

E kruejmë si lopën !

Se  ia  dha vëllaut Evropën –

Ia dha Evropën !

Ojna, ojna,

N’ krejt dynjanë do t’ shkojna !

Dynjanë do ta kallim –

Plakat do t’ ja u  marrim !

Ajna, ajna, ajna, ajna !

Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

 

Na Lizës , ia këqyrim synin –

Ia këqyrim synin !

Shpijes tonë ia futi drynin –

Ia futi drynin !

Ojna, ojna,

Në Evropë do t’ shkojna !

Evropën e kallim –

Plakat do t’ ja u marrim !

Ajna, ajna, ajna, ajna !

Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu !

Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!

Tralala, tralala, tralala, tralala !

T’ lumet na! T’ lumet na!

T’ lumet na! T’ lumet na !

Gjilan, 2005. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora