E shtune, 27.07.2024, 03:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Dhimitri Pojanaku: Zemrat shqiptare që rrahin larg

E merkure, 18.05.2016, 07:52 PM


Dhimitri Pojanaku

Poet, prozator

Shqipëri

ZEMRAT SHQIPTARE QË RRAHIN LARG ASHTIT MËMË

Nganjëherë më shkon mendja se emigrimi ka lindur tok me njeriun.Ndoshta,një antar i fisit të lashtë,gjatë një zemërate a grindje, ka kaluar në fisin tjetër...ndoshta, ndonjë romatik më i çartur, i mërzituar nga krejt fisi, ka ikur  qindra  kilometra larg, ka zënë një vendbanim të ri,më pas ,ose ka ikur natën në fis e është kthyer me rrëmbyesen që i pat kish pikuar zemrën ose e ka harruar atë,ka torrollepsur pas ndonjë  tjetre, e tok kanë ngritur një shtëpi të re,një rrugë të re,një qytet të ri...

Kështu tok me emigrimin lindi edhe malli midis të ikurve dhe të mbeturve në tokën amë….që aher do jenë dëgjuar thirrjet e gjakut,që kapërxejnë det e male ,ultësita e  lartësira…

Malli krijoi më pas edhe lotët,pritjen,edhe vetminë.

xxx

Pyetja sa janë shqiptarët larg mëmëdheut është bëra ndoshta që kur lindi emigrimi.Pyetja me kalimin e viteve, u përsos.Mirë, të vjetërit që u rritën e m`u plakën disi në tokën amë,po më të rrinjtë, a kanë mall?Po ato që lindin përtej viseve shqiptare,do e flasin gjuhën e ëmblël shqipe?Po sikur nënat që vrapojnë nëpër jetë,të mos u këndojnë dot ninulla ku gjuha kalon si rrjedha  e ujit, nga vala në valë?! Po sikur dadot  të mos dinë shqipen dhe ninullat të këndohen në gjuhë të huaja?

Veç gjuhës,mos do shuhet edhe malli?Se malli për vendin,trashëgohet.

Që kjo mos ndodhë mendoj se shqiptarët nëpër botë duhet “mbledhur”.Jo,për kthim në atdhe,jo,kjo do ish gati sa e pabesueshme aq e parealizueshme.Mendoni se vaporë do duheshin?Sa areroplanë?Ata janë rritur jashtë,janë shumuar,kanë arritur maja në vendet emigruese,ndoshta edhe  vendet pritëse më nuk i lëshojnë,tashmë edhe nga lindja e dashurive te reja.Aher,si mendon t`i “mbledhim” do pyesni ju.Po para kësaj do u tregoj diçka të vogël,më tëpër mbi fuqinë e mallit..Një fqinjit tim,punëtor duar-artë,kasap me nam,që merr për shitje krerë nga kullotat më të jeshiluara të tokës amë,i erdhi vëllau nga Amerika.Vetëm erdhi ,fëmijët ishin nëpër shkolla.Më thanë se pas tre ditesh “amerikani”iku.U hapën fjalë se ishin zënë.Valla ai i pat kërkuar një dhomë për verim.Po unë mbajta pleqtë,thosh nëpër mëhallë kasapi,u rropata,ku të gjej një dhomë për të?Fëmijët po rriten, ,këmbët kanë filluar t`u dalin përjashta  djepit.Si qënka kjo punë kështu.Fundja ai dollarka  ka,i yni gjysh na ka lënë një skërkë buzë lumit,pse nuk ndërton atje?!Këtu thosh,amerikano-shqiptari,kam hisen e tim eti,kam mallin.Çudi kjo punë e mallit, thosh kasapi,si mundet të sjellë edhe sherr?!Jo,nuk e lë.Do ja lë e do ja bëj dhomën kupë.Duhet të jetë mall i vërtetë.Ai është larg të gjithëvë,larg meje,motrave,gjyshërve,stërgjyshërve…Ndryshe mund ti`a vras mallin dhe ky është mëkat!Mëkat I madh!

xxx

Jo,më thotë dikush,nuk mbildhen dot,është njësoj si të kapësh zogj me dorë në fluturim.Po,mos u çudisë entuziamsmi im,mund të mblidhen.Ja,nëse çdo kush do shkruaje historinë e vet,do,do bëhen dhjetra ,qindra vëllime,,atje do gjendet historia shqiptare,ato do përkethehen në çdo gjuhë të botës dhe gjithkush,sa ta shfletojë librin  do mund të  dije tashmë fare lehtë ,se ku jane shqiptarët në botë,gjurmët që lënë atje,gjithcka!Ky libër do jetë jo më një peme por pyje-pyje gjeneze.Libri do të ndodhet në çdo bibliotekë,në Manhhatan,Alaskë,Tokio,Moldavi,Taxhikistan,etj  etj,madje edhe në një fshat të largët të Greqisë apo Norvegjisë ku jetojnë si çobenë apo fermerë qoftë edhe dy-tri familje shqiptare.Po kështu duhet të ndodhë dhe do ndodhë! A s`ju duket edhe Ju,vepër madhore,nje vepër që duhet të na rrëmbejë të gjithëvë e të na bëje autorë të saj?!

Xxx

 

Vimë tani edhe tek një pyetja e lashtë pothuaj sa emigrimi.Përse shqiptarët në emigrim bëjna çudira,ato që nuk i bënin dot në tokën amë?Më duket se këtu ka një sekret si ajo e miqësive të reja.Ju kujtohet kur duam të zëmë një miqësi të re,a nuk përpiqemi të shfaqim anën tonë më të mirë,më superioren,më delikaten në duhet, dhe më të fortën në e lyp nevoja?Për të fituar këtë miqësi ,nëse miku a mikja që presim të lidhemi,kërkon të lëvizim p.sh një mur,që ndoshta ne nuk lëviznim dot me gisht as një fije bari, e dini që do e bënim?Do na jepte fuqi dëshira për të mos e humbur miqësinë,dëshirë e cila do zgjonte e vidhoste nga vendi çdo gjurmë të fjetur dhuntie drejt qëllimit final,lëvizjes së murit..Kështu ndodh,fillimi për t`i hyrë ne zemër vendit të ri,i kthen gati shqiptarët në magjistarë.Ndaj kështu filloi që pica e shqiptarit  të çmendte Tokion ose çikollata e vajzës shqiptare në Itali  të tundojë fëmijë edhe pleq,ose Miran në Dallas ta duan pleqtë në azil bash a bash me fëmijët e tyre e ndoshta,pak,pakëzzz më shumë,ose avioatorët shqiptarë të çajnë qiejt e Alaskë, ose Irenës rrobaqepëses së  Detroitit ,t` i këndon peri ne gjilpërë,ose…ose…

(vijon)

Maj 2016

Contact me poetin:

Dhimitri Pojanaku facebook

Email:dhimitripojanaku@yahoo.com



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora