Kulturë
Tefik Selimi: Mexhid Mehmeti – me artin e letërsisë
E marte, 24.05.2016, 07:09 PM
Mexhid Mehmeti – gjysmë shekulli me artin e letërsisë ...
Nga Tefik Selimi
Mexhid Mehmeti është një ndër figurat më të respektuara jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë. Ai shquhet, në radhë të parë, si mësimdhënës, gazetar, poet, por edhe si shkrimtar, i cili artit të letërsisë i ka dhuruar një opus të gjerë të veprimtarisë letrare. Pra, ky krijues preshevar, edhe me ditar në dorë, por edhe si njeri i pendës, ka bërë shumë për arsimimin dhe emancipimin e shqiptarëve në artikulimin dhe afirmimin e kërkesave të tyre politike. Pse jo? Mexhid Mehmeti është personaliltet i rrallë i jetës publike. Është njeri punëtor, gojë ëmbël, urtak, por edhe i shoqëruar me të gjithë njerëzit. Ai, thotë se, qetësinë shpirtërore e gjej duke lexuar e shkruar vepra. Ky është hobi i tij në jetë. Dhe, duke lexuar e punuar, ai ka krijuar një opus të gjerë të veprave, të cilat e kompletojnë këtë figurë si shkrimtar në mesin e shumë të tjerëve. Jo vetëm kaq.
Mësojmë se, Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”, që botohet në New York, i ka propozuar Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, që Mexhid Mehmetin ta dekorojë për kontributin e tij në letërsi si dhe në mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mandej, këtij propozimi i janë bashkëngjitur edhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Luginë të Preshevës, me seli në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri”, në Fushë Kosovë, ku jeton dhe është shpallur “Qytetar Nderi”.
Mexhid Mehmeti është i lindur më 11 qer¬shor të vitit 1948 në Zhu¬ni¬cë të Pre¬she¬vës. Shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Pre¬she¬vë, kurse Fakul¬te¬tin Filozofik, degën e Gju¬hës dhe Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Koso¬vës, në Prishtinë. Pas studimeve, ai punoi profesor i gjuhës dhe letërsisë shq¬ipe në Qendrën arsimore "Skën¬derbeu" në Preshevë. Pu¬noi përkëthyes e gazetar në "Flaka e vëllazë¬ri¬mit", në Shkup. Ndërkaq, nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fun¬dit në Kosovë (1999), punoi ga¬zetar dhe redak¬tor i kulturës në "Rilindja" - "Bu¬jku".
Po ashtu, Mexhid Mehmeti, shkrimtar, është prezantuar në disa antologji po¬e¬tike, në mesin e të cilave edhe në "Poets for ëorld peace" të Akademisë Botërore të Paqes "Stefan Gil" të Ka¬na¬dës, pastaj në disa tekste universitare, leksikone, albume, boti¬me kri¬tike etj., në shqip, anglisht, gjer¬ma-ni¬sht, rumunisht, boshnjakisht, kinezisht, mo¬n¬¬go¬lisht e gjuhë të tjera. Në dy mandate ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Ko¬so¬vës, ku ish¬te i anga¬zhuar në shumë alktivitete, për-fshirë këtu edhe juri¬të, komisionet e shumta etj. Pas kësaj veprimtarie të bujshme, ai është edhe fitues i disa çmimeve në poezi. Ndërsa, më 2006, për romanin "Shta¬të ditë pas vdekjes", mori çmimin "Hivzi Sulejma¬ni", të cilin LSHK e nda¬në për veprën më të mirë të vitit të botuar në prozë.
Sivjet Karvani Poetik për Fëmijë "Agim Deva" këtij shkrimtari preshevar ia ndau Çmimin "Ymer Elshani" për romanin trevëllimësh për fëmijë "ÇAMARROKËT", duke e çmuar si veprën më të mirë të vitit. Që nga paslufta, ai jeton dhe vepron në Prish¬tinë (Fushë – Kosovë), ku është shpallur edhe “QYTETAR NDERI”. Jo vetëm kjo.
Ai (Mexhidi) shkroi për këto 50 vite mbi tridhjetë vepra letrare. Andaj, ky krijues preshevar, gjer më tani ka botuar këto vepra letrare: Poezi: "Klithje e përmallim", (1977), "Frymëmarrje", (1984), "Peizazh i ngrirë", (1994),"Rikthim dhembjeje", (1998), "Pikë në zemër", (2005), "Përtej harrimit", (2008); Poema: - "Presheva", (1998), "Pallati me yje", (2006) (poemë për fëmijë); Tregime: "Lumja", (1982), "Puthja vrastare", (2003), Novela: "Hija e korbit" – (2005), "Zgafella e hutinit", (2005), Romane: "Shtatë ditë pas vdekjes"- (2006), "Furtuna", (2007), "Lëmë derrash", (2010), "Ishulli i vdekjes" – (2012), "Tuna" – (2012), "Kalvari", (2012), Romane për fëmijë: "Çamarrokët I" (2015), "Çamarrokët II"( 2015), "Çamarrokët III"( 2015), Drama: "Zibardhët", (1998), "Monstrumiada", (1998), "Ëndërroj për një ditë", (1998), "Vdekje e hijshme", (1998), Kritikë letrare: Vlerësime veprash e autorësh", (2015), Publicistikë: "Njeriu që rrezonte mirësi", (2010), "Masakrat serbe në Preshevë e rrethinë", (2014 (të pabotuara: )Në gjuhë të tjera: "Poezi të zgjedhura", kinezisht, (2010), "Gatanje" (Fall), boshnjakisht - ang¬li¬sht, (2012), "Naopta lunga" (Natë e gjatë), ruma¬nisht, (20¬12), "Anatomia del dolore" (Anatomia e dhe¬m¬b¬jes), italisht, (2013). Mësojmë se, Mexhid Mehmeti ka në dorëshktim mbi 10 të gatshme për shtyp.
Pesë dekada në botën e artit e letërsisë
Shkrimtari Mexhid Mehmeti, autor i 33 veprave letrare të zhanreve të ndryshme, e shënon 50 – vjetorin e botimit të tij të parë, me gjashtë tituj të rinj: një roman për fëmijë, tripjesësh, një përmbledhje vështrimesh e reçensionesh për vepra e autorë të ndryshëm, dy vëllime me poezi dhe një vëllim me proza poetike. Pikërisht në këtë përvjetor, Mexhid Mehmetit iu dha çmimi letrar “Ymer Elshani”, nga manifestimi letrar “Agim Deva” për veprën më të mirë për fëmijë të vitit.
Kur e pyetëm se si ishte nisja e parë me krijimtari, ai na shoti se, sivjet i mbush 50 vjet nga botimi i poezisë së tij të parë, poezi përkushtuese që ia ka kushtuar nënën së vet. “Po, këtë poezi e kam botuar në dialektin gegë në revistën “Zani i rinisë” në Prishtinë. Atëbotë, më 1965, ende nuk ishte në zbatim gjuha e njësuar letrare dhe gazetat e revistat shqipe, të paktat që botoheshin në Prishtinë e në Shkup, ishin në gegërishte. Më kujtohet si sot, gëzimi ishte shumë i madh, jo vetëm i imi, por edhe i familjes, shokëve të shkollës, mësimdhënësve. Gëzimet e tilla vazhduan pastaj, njëra pas tjetrës, me botimin e shumë e shumë krijimeve të mia të gjinive e të zhanreve të ndryshme letrare e publicistike nëpër gazeta e revista të kohës, siç ishin “Rilindja”, “Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Jeta e re”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Bujku”, “Plejada”, “Epoka e re”, “Bota sot”, “Kosova sot” etj., në Prishtinë, pastaj në “Flaka e vëllazërimit”, “Jehona” etj., në Shkup si dhe në disa revista në Shqipëri. Një numër poezish më janë botuar edhe në gjuhë të huaja nëpër antologji e revista në Itali, Bosnjë e Hercegovinë, Rumani, Mal të Zi, Serbi…”
Mexhid Mehmeti shtoi edhe këtë se, pos jetës shkrimore, është marrë edhe me gazetari apo publicistikë. Pse jo? Pas përfundimit të studimeve në Prishtinë, ai zuri punë si përkëthyes e gazetar në “Flaka e vëllazërimit” në Shkup, por aty nuk qëndroi gjatë, sepse kthehet në vendlindjen e tij, në Preshevë, ku punoi mësues letërsie nëpër shkollat e atjeshme për më shumë se një dekadë.
Megjithatë, më 1985 ai filloi të punojë si korrespondent i gazetës “Rilindja” nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Presheva, Bujanoci e Medvegja. Këtë punë e ushtroi derisa plasi lufta e fundit në Kosovë, 1999. Ai shton se, ka ndodhur ndryshime të mëdha, madje ndryshime epokale. Dhe thotë se s’ka si të quhet ndryshe ndryshimi nga robëria në liri.
Kur u zu fjala për Kosovën Lindore, ai shton se, “sa i përket pengut jetësor, mund të them se është Presheva, përkatësisht Kosova Lindore, e cila është ndarë padrejtësisht nga trungu amë dhe tani po përjeton njërën nga periudhat më të vështira të mbijetesës. Si kurrë më parë po përjeton zbrazjen e heshtur, në sy të botës demokratike, pa ndihmën e nevojshme të faktorit shqiptar të Shqipërisë e të Kosovës! Ah, shton Mexhid Mehmeti, - mos më daltë shpirti pa i parë të bashkuara të gjitha trojet etnike shqiptare! Ky ka qenë, është dhe do të jetë pengu im më i madh, derisa t’i mbylli sytë e të marr frymën e fundit” ka shtuar në fund, Mexhid Mehmeti, shkrimtar dhe publicist i një kohe.