E shtune, 20.04.2024, 08:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Alexandru-Cristian Milo? në gjuhën shqipe

E diele, 22.05.2016, 01:58 PM


Alexandru-Cristian Milo? në gjuhën shqipe

(I fshehur ndërmjet yjeve, Amanda Edit, Bukuresht 2016)

Nga Baki Ymeri

Alexandru Cristian-Milo? u lind në qytetin Bistrica të Transilvanisë (23/09/1952). Është poet, prozator SF, dramaturg dhe inxhenier linguist rumun.  Shkollimin fillestar e kreu në Oradea, liceun në Colegiul Na?ional Liviu Rebreanu në Bistricë, Fakultetin e Medicinës Gjenerale në Kluzh-Napoka. Preokupime ekzistenciale: pedagog shkollar, metodist, gazetar, drejtues i Klubit UNIVERS SF në Bistrica. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë, si dhe anëtar i disa shoqatave ndërkombëtare të krijuesve në SHBA, Itali, Japoni etj. Laureat çmimesh nacionale dhe internacionale për poeti, themelues i shkollës së kozmopoezisë, anëtar i disa shoqatave rumune për studimin e fenomeneve të panjohura ajrore, Qytetar Nderi i qytetit Bistrica.

Vepra: Botoi 20 libra të kozmopoezisë, prozë SF, publicistikë. Ndërmjet viteve 1987 dhe 2015, botoi: Këngë për agimet e ditës, Yje të përkujtuara, Qenje drite, Emra nga qielli, Sirtari astral i profetit, Poemat e njeriut elektrik, Poemat e bimëve, Princesa fluturimtare vllahe, Burgu i kohës, Rrugët e qiellit, Koha e Babilonit të kaltërt, Kombi kozmik,  Libri i oqeanit, Fëmijët kozmikë-raca e re, Filizat e memorjes kozmike, Poema të ritakuara nën Sirius, Die bits des kosmishen gedachtnisses, Qytetarë të kozmosit, Allo, le cosmos a l'appareil, Filozofi siderale, Bibla e rrëshqanërëve, Laser, Kozmos, Jug Galaktik – 4 histori kozmike të Tokës, Liga e bardhë dhe njerëzit metadimenzionalë, Kozmonautë të bardhë.

REFERENCA KRITIKE

“Bardi bistricean është një trubadur i Njeriut Kozmik, i fotoneve të klonarëve, të ADN-së. Risia dhe guximi i këtij poeti qëndron në faktin se vepron me konceptet e shkencës dhe teknikës, nëpërmjet të cilave mendon imagjinativisht dhe i komponon me zhdërvjelltësi metaforat e mirëfillta... Alexandru Cristian Milo? ilustron një hipostazë figurative të poetit, një zbavitës i degdisur në botën e përfytyrimeve, në mënyrën më të veçantë.” (Gheorghe Grigurcu)

„Abstrakcionet dhe sentimentet tubohen si në një vërshim të papritur e të pakontrolluar, duke prurë me to ishuj poezie, thuajse të mbetura nga librat paraprakë të këtij autori fantast, që boton revistën Univers SF”. (Nicolae Prelipceanu)

“E gjithë kjo poezi është një mënyrë për të trajtuar, për të denoncuar dramën e humanitetit tokësor – nëpërmjet sentimentit të përkatësisë së tij në një komunitet kozmik. Është poezia e një frymëmarrjeje të re. Është poezia e një diskursi të ri.” (Constantin Ciuble?an)

 

Zogj guri

 

Shtëpitë janë zogj guri

Dritaret, flatrat e tyre!...

 

Oradea e çapkanllëkut tim

 

Prej këtu, prej këtu, prej këtu,

Prej këtu duket Dielli!...

 

Përralla e Re e të Përhiturës

 

Kur njerëzit na vijnë në shtëpi,

Atëherë edhe nëna ka vend në tryezë!...

 

Çifti ideal

 

Ai ishte një baba,

Një nënë, ajo, ishte!...

 

Tru atletik

 

I konektuar në yje,

Si në korentin elektrik!

 

Klieshe 1980

 

Lulja e kërkon dritën,

Qyteti autostradat,

Burri, gruan dhe fëmijët a tyre...

 

Muri i kishës

 

Tre gra të veshura gjatë rrugës

E masnin me ruletë murin e kishës,

E masnin gjatësinë e jetës?!...

 

Rezerva

 

Kundërmon ajri i pranverës

Erëmirë,

Ngopu!...

 

Në qetësi

 

Unë,

Unë e pashë lindjen para se të lindë,

Unë,

Unë e pashë perëndimin para se të perëndojë,

Ti,

Ti mund të shkosh në Qetësi!...

 

Bota

 

E lodhur

Zog metalik, stelar,

Nga,

Do të

Fluturosh?

 

Një familje e bashkuar

 

I ati im kolonel,

Nëna ime arsimtare,

Vëllau në gjimnaz,

Unë prore me sytë në Diell,

Një familje e bashkuar –

Mund të paramendoni vallë,

Ndonjë tjetër më të fortë?

 

Vagabond i fjalëve dhe i yjeve

 

Kam një qejf të çakërdisur

Të vagabondoj nëpër fjalë

Dhe yje,

T’i preki, t’ia mas pulsin heshtjes

Së ngujuar në to!...

 

Ardhmëriologji

 

Kush je ti që do të mi

Lexosh poemat?

Hapi gjerë dritaret

Dhe shiko, ditën, yjet!

 

Me Universin në duar

 

Ulu në piano

Dhe këndomë,

Deri në freskinë e agimeve

Gjithëçka që din më mirë,

Deklaratën më të çiltërt

Të dashurisë!...

 

Tekanjozllëk

 

Ja se ç’kërkojmë!...

Kërceva lart nga gëzimi,

Duke e kundruar

Në krejt rendin e saj,

Artistik!...

 

Rekuiem

 

Te koka e pleqve që vdesin

S’do të jeni kurrë të vetmuar.

Këta pleq kanë qenë edhe ata,

Dikurë, të dashuruar!

 

Këshillë fshehtësie

 

Të vish

Është gjithmonë shkuarje,

Të shkosh

Është gjithmonë ardhje,

Në mendime më mirë

Të mbetesh!...

 

Për Pashkë

 

Për Pashkë

Bryma e vonë mbi lulet e bardha të qershisë,

Për Pashkë

Në flokun tim të zi, fije të bardha!...

Për Pashkë

Një shportë me ve të ngjyrshme, këngëtare...

 

Etika Galaktike

 

Mendo!

Mendo në të vërtetë diçka!

Mendo diçka në të vërtetë!

Mendohu!

Mendomë!

 

Historia është një top

 

Historia është një top

Me njolla të mëdha gjaku,

E rrokullisur atypëraty

Derisa ndizet Hëna,

Ndizet dhe shuhet

Me kurreshtje nga topi në top,

Historia është një lajm

Me flatra përralle,

Në stadiumin e jetës

I stërkuqen mollëzat e faqeve,

Duke notuar nga gjerësia në gjerësi! hamletin në katarg,

Duke notuar në gjerësi!

 

 

Konfesione

 

Sipas babait, arumun.

Sipas nënës,rumun

Sipas meje, poet!...

 

Tre këshilla për ta kuptuar dëborën

 

Këshilla e parë:

Duaje dëborën me zemër fëmije!

Këshilla e dytë:

Shikoje dëborën me sy fëmije!

Këshilla e tretë:

Mësoje dëborën

Në gjendjen për të qenë, gjithmonë, fëmijë!

 

Portret minatori (në thëngjill)

 

Nuk pij alkohol,

Nuk pij duhan,

Nuk pij kafe,

Kam flokët e gjata, muzikale,

Frekuentoj Thellësitë

Dhe Lartësitë,

Të dashuroj dij, vetëm,

Si një minator i Yjeve.

 

Leje kalimi

 

Pjesa ime e ndritur

Dhe me pjesën tënde të pandritur,

Pjesa yte e pandritur

Dhe me pjesën time të ndritur,

Në shtratin ku ëndërrojmë.

 

Kopertina për vëllimin e ardhshëm

 

Çka më shërben biblioteka ime

E stërmbushur me libra?

Çka mund të pres nga ana e tyre?

Kur ti je për të gjithë një antikariat

Dhe ende i gjallë!

Dhe ende i dehur,

Si një kalimtar!

Verbërim i yjeve!

 

Njerëzit e Mileniumit 3

 

Jemi njerëzit e Mileniumit 3,

Shkencat e Teknologjitë na i zotërojnë jetërat,

Një Asketizëm Kozmik

Dhe Flatrimi i Pandërprerë,

Me Raketa,

Me Shpejtësinë e Dritës,

Në Kozmos!

 

Universi ynë, një Univers i ri?!

 

Në Sistemet galaktike të Universit

Yjet kanë forma të ndryshme dhe

Vërtiten me shpejtësi të ndryshme.

Sistemi galaktik,

Kështusoj, mund të lakohet, shkallë-shkallë.

Procesi i lakimit në disa

Sisteme Galaktike ende, ka,

Formën Spirale,

Na lanson Idenë

Dhe Informacionet

Për një Univers të Ri!...

 

Autorportret

 

Yll i largësisë jam,

Bie gjethi n’shkretëtirë,

I mugulluar përmbi Fjalë,

Shkruaj ç’jam e jam ai ç’shkruaj!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora