E merkure, 11.12.2024, 12:22 PM (GMT)

Kulturë

Marius Chelaru: Vehbi Miftari në gjuhën rumune

E merkure, 25.05.2016, 07:31 PM


Atje ku filluam të ngrejmë mure në ajër

“Aty ku jam rritur s'ka pasur shumë pemë

Aty ku kishte ne i shkulnim

Kundër armiqve i përdornim”

Prej degëve të trupit e ndërtonim stivën e druve

Ku na piqnin në radhë pa u ngutur...

Sidoqoftë

Atëherë i njihnim armiqtë edhe pa i parë

Tash i shohim e kujtojmë se i kemi miq

Tha miku që sapo më vdiq në prehër

Vehbi Miftari, Drunjtë në kopsht)

Nga Marius Chelaru

Bota e poezisë së Vehbi Miftarit ka gjithfarë muresh dhe dritaresh të hapura drejt „projekteve” me kuptime e kërkime të ndryshme. Për shembull, në poema si „Parajsa” ku dritarja na del si dëshmi kohe me vetullën duke pritur fëmijët nga kopshti, apo „Skëterra” ku dritarja është „Pëlhurë që më ndante nga ti”. Tek-tuk ndeshemi me dritën, me përpjekje e humbje, me konflikte dhe kërkime të shumta për ta kuptuar “tjetrin”. Por, në anën tjetër, edhepse tematika nuk është monokrome, ndjehet fuqishëm frymëmarrja e konflikteve që e patën përvëluar Kosovën në kohën e ish Jugosllavisë. Një konflikt i fshehur që priste momentin e përshtatshëm për shpërthim. Pastaj, thekson autori me fjalë të tjera, se luftërat dhe izolimi na e shumëfishuan “afshin dhe dëshirën për jetë”, por, thot poeti, me të gjitha këto, kodifikimi i kufinjve nuk na e shembën besimin dhe ëndrrën për ta parë botën pa mure.

Në gjithë këtë „pëlhurë” fjalësh të qëndisura, jeta duket si një tematikë që zë vend elementar në këtë vepër. Ndoshta duke u nisur nga ideja se të jetosh nuk është një investim i madh! Mjafton të besosh në gjëra të imta dhe të përkujtosh se ato e kanë krijuar botën përreth, duke mos harruar se „pa ëndrra njeriu shndërrohet në një qenje të tmerrueshme”. Apo se jeta duket të jetë „një kuadër i vendosur nga jashtë/ dhe se në të kemi vënë pamje dhe deklarata”, kurse rreziku fanitet, mes tjerash, nga ajo se „ne do t’i zgjerojmë kufinjtë e lirisë”.

Njësoj si Toynbee, ai që mendonte se historia ka ciklet e saj, në spirale, me njëfarë tipi të paradigmës së një mënyre të ripërsëritjes në koordonata për diskutim, Vehbi Miftari beson se madje edhe „Krishti ka parë për herë të fundit në pasqyrë / se rikthimi vazhdon drejt rrënjëve”, i bindur se „njerëzimi duhet të ketë/ një defekt të madh”, me një fjalë „mbylljen në vetëvete dhe gabim” që përsëritet prore dhe prore e prore. Përndryshe, shkruan autori, edhe „Adami e dinte se edhe ne”, se „historia do të përsëritet mbi një pjatë” dhe se, edhe në anën tjetër, se „mëkati do të thellohet vazhdimisht”. Sintagmën „gabimi” autori e përsërit disa herë, sepse „ndodh vazhdimisht”. Atë e has „në qosh të rrugës/ në fillimin e hipotezave”...

Dhe megjithatë, përse po ndodhin të gjitha këto? Pyesja veten vezhdimisht nëse bota flet për të njëjtën gjë, shkruan autori, „ngase asnjëeri nuk e kupton plotësisht tjetrin”. Të jetë besimi që na mbështet, por edhe na vë në opozitë me botën, por edhe me ne („njeriu ka nevojë të bëjë disa linja ndërmjet disa urave të ndodhura në distancë/ dhe të besojë në kryqin që mungon!), të jetë mënyra në të cilën e „ndërtojmë” në mëndjen tonë historinë, mbi çdo pëllëmbë vendi tjetërsoj („po ato kujtime stërgjyshore me të cilat/ e kemi kompletuar kohën e shpërndarë gjatë viteve”)? Apo vetëm „përfytyrimet janë të krijuar për të shërruar njerëzimin nga vetmia”, ngase „këto do të rrisin besimin dhe frikën se kanë mbetur më në fund”, por edhe „dëshirën për të rifreskuar njohjen e gjërave”...

Duket se, siç mund të krijojmë një përfytyrim nga lekturimi i këtyre teksteve, na përkujtohet Gaston Bachelard-i, ai që thoshte se, edhe pse „jemi të fshehur në shtëpi”, „kundrojmë përjashta”, duke bërë fjalë edhe për një eksterioritet që është më ndryshe nga interioriteti dhe intimiteti i asaj dhome nga e cila kuptojmë se bota „është më e madhe”, qoftë edhe kur e farkojmë jetën e ditëpërditshme, një soj përkëdheljeje madje edhe kur nuk duket se e kemi këtë, ngase, nganjëherë, duket se “jetojmë me shkretërim në këtë botë”,  sepse “për çdo ditë frymëmarrim të njëjtin ajër/ dhe nuk ia mësojmë kurrë aromën”. Pastaj..., arrijmë ta mbajmë të fshehur “në kuvli”, “jetën prej dylli” dhe të “përkujtojmë se do të jetojmë/ aq kohë sa vdekja do të na harrojë”.

„Tjetra” ka edhe ajo një përfaqësim në këto tekste, disi në dy „drita” që duken se shëndrisin në dy drejtime të një bote të përafërt, por të cilat takohen e s’takohen: „ti je tjetri që të shëmbëllen në mënyrë të përsosur/ ai të cilit i flet”, përballë asaj kur „më pëlqen ikona yte/ por jo ti, që ndryshon shumë nga ajo”. Më në fund duhet të arrijmë edhe te kuptimi/ marrëveshja se „angazhimi për paqë” don të thotë edhe „besim i pakufishëm ndaj lirisë së tjetrit”, sepse „liria është fuqia e shpirtit/ dhe po ajo që na fton të ngjitemi majave”.

Përndryshe, rrezikojmë të shikojmë jo vetëm me sytë e shpirtit, por në realitet, ku ta dish se ku „karvane të gjatata të mërguarish/ duke u kthyer në shtëpi/ duke na i përkujtuar edhe muret e shtëpive/ edhe për luftën e përfituar pa ne!”. Apo, duke shikuar ndonjë shpat të harruar nga pemët apo ndonjë ish livadh, do të themi se Vehbi Miftari, „atje ku jemi rritur nuk ishim pemë të shumta frytdhënëse/ atje ku ishim ne i shkulëm/ përkundër armiqve që i patëm shfrytëzuar”...

Thoshja se nuk është një seleksion monokrom, ngase ka edhe vargje që mbeten në kujetsë si ndjenja dashurie, madje edhe ideja e një personi të pritur / të dashur, për nënën (apo për vdekjen e saj), për vendlindjen dhe historinë e saj („ky lumë që gjarpëron nëpër kujtime/ është jeta e stërgjyshërve të mij/ dhe e stërgjyshërve të stërgjyshërve të mij”), dhimbje (që, nganjëherë, „i rikthen lulet e marsit/ mjafton ti prekish, ti po largohesh”), pastaj për nevojën e kujtimeve („pikëmbështetja në të cilën shpirti kthehet gjithmonë/ në një kujtesë të paarritshme”), por edhe për faktin se sot, „muret nuk janë të mjaftueshme”.

Është një përzgjedhje që na e ofron (në versionin rumun të Baki Ymerit, që na ka prurë pranë shumë autorë shqiptarë), një hapje drejt botës së një autori interesant, por i cili, sipas opinionit tim, i jep lexuesit një përfytyrim tejet interesant lidhur me tematikën dhe mënyrën e tij për të shkruar.

Vehbi Miftari është një autor i cili e gërshton lojën e metaforës, të tropeve, me dëshirën për të transmetuar shëmbëlltyra dhe përfytyrime , apo për të hyrë në „lojën” e pyetjeve ekzistenciale, dhe i cili thot për vetëveten: „unë jam në të vërtetë i varfër/ nuk kam tjetër pasuri veçse atë të këtij qielli/ dhe të yllit që e mbaj në dorë”, dhe beson se „duhet ta ushqejmë jetën/ para se të bëhemi një labirinth i degdisur”. (Jash, Rumani, 4 Prill 2016).



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora