E premte, 29.03.2024, 03:41 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Arti i Franz Kafkës

E diele, 29.05.2016, 01:00 PM


Arti i Franz Kafkës

Nga Ilir Muharremi

“I gjithë arti i Kafkës është ta detyroj lexuesin ta rilexojë”, thotë Camus për Franz Kafkën. Rileximi vjen nga mungesa e zgjidhjes dhe sugjerimi i shpjegimeve në mungesë të bazës, ose jo zbulimi i qartë. Cili shkrimtar nuk e dëshiron një gjë të tillë? Të mos kuptohet dhe të rilexohet. Kafka kuptohet dhe interpretimi ndonjëherë ndodh dyfishë në veprën e tij. “Por do të vepronim gabim sikur të donim të interpretonim gjithçka në hollësi te Kafka”, vazhdon Camus. Këtu na vjen simboli si gjithçka në përgjithësi. Përpikëshmëria e shpjegimeve të hollësishme ose detajeve nga cilido artist, prapë nuk jep më shumë se vetëm lëvizjen. “Nuk ka shpjegim fjalë për fjalë”, vazhdon Camus. Nga ana tjetër vepra e vështirë është ajo simbolike. Por, te “Letër babait”, shpjegimin e hollësishëm e gjejmë te Kafka, dhe përjashtojmë simbolin. “I dashur baba! Kohët e fundit rasti e ka sjellë të më pyesësh se përse kam frikë prej teje. Si zakonisht , s’kam ditur të përgjigjem....”, shkruan në fletën e parë të librit Kafka. Në njërën anë ai ndjenë frikë nga babai, kurse kur fillon letrën prapë ndjenë frikë. Këtu gjemë shpjegim në hollësi sepse jeta nuk përjashtohet nga vepra dhe vetë fjala krijon kronologjinë e detajizuar. Ndonëse, as Kafka nuk e di për këtë hollësi sesa e ndjen lexuesi i ftohtë. Lexuesi pranon lojën e tij, qëllimi i çdo shkrimtari është ta bënë këtë. “Ta fillosh dramën nga shfaqja dhe romanin nga forma”, shkruan Camus. Drama te babai vërtetë kapet nga shfaqja, kjo vërehet nga e rëna e pikëlluar e lapsit të Kafkës: “Më akuzon për ftohësi, indiferencë, mosmirënjohje”, i drejtohet babait. Unë këtu shohë edhe revoltë dhe vetë Kafka tenton të klithë se mjaftë më gjërat kanë zgjatur tepër. Në një farë forme, autori mohon gjendjen prej robi, por edhe tenton të barazohet me të Zotin (babin), ose ta tejkaloj, dhe ta vë atë në gjendje prej robi. Në njërën anë, e mira e babait të tij qe se ai nuk diti të shtirej si çdo baba, ishte i drejtpërdrejtë. Këtë e harron Kafka në akuza që i bënë babait. Mirëpo, nuk ka dyshuar në dashurinë e babait. Kafka nuk mund ta pranoj se baballarët e tjerë shtiren, këtë e bënë nga revolta, sepse i revoltuari mendon se ka të drejtë, dhe çdo veprim i tij është i pagabueshëm. E pranon autori se diçka në raportin prind-fëmijë nuk shkon. “Nëse është kjo çka ke ndërmend, atëherë jemi në rregull”, shkruan Kafka. Fajin e hedh prapë te babai dhe autori shpërfaqet me revoltë të pastër. Ai krahason veten me babin, këtu nuk ka të drejtë, por e ç’veshë teprimin e akuzës kur përmend që vëllezërit e tij vdiqën që fëmijë. Biografia e karakterit të babait arsyetohet për nga ngjyra e dhunës. Kafka nuk diti ta kuptoj babin, ndonëse qe i brishtë për këtë.

Marrim “Procesin” ku J. Kafka akuzohet dhe sipas Camus nuk di për çfarë. Edhe nëse do të mbrohet prapë nuk e di përse. Atëherë, çdo avokati do t’i dukej e vështirë çështja e tij. Salla ku ai gjykohet është shumë e errët dhe pak e hiç  të madhe mund të kuptoj lexuesi aty. Mund të merr mend se e kanë dënuar, kaq... Nëse përpiqemi të gjejmë simbol në një tregim të tillë, ai do të mungojë. Dy zotërinj të veshur mirë vijnë dhe e takojnë të akuzuarin. E çojnë në një lagje periferike, ia vënë kokën mbi një gurë dhe e therin. Vështirë që mund të gjemë një simbol në këtë tregim, sepse vlera më e madhe është të qenit i natyrshëm, ndonëse si në veprën më lartë. “Natyrshmëria është një kategori e vështirë për tu kuptuar”, shkruan Camus. Më e lehtë është kur ngjarja i duket e natyrshme lexuesit. Në disa të tjera vetë personazhi i identifikon si të natyrshme ndodhitë. Por, esenca e tregimit është në personazhet e jashtëzakonshme me aventura ekstreme dhe tregimi bëhet më i ndjeshëm për lexuesin. Tregimi llogaritet në përpjesëtim të  drejtë me shmangien ndërmjet natyrës njerëzore dhe thjeshtësisë, të cilat prapë i pranon njeriu. Kjo natyrshmëri vërehet te Kafka. Te “Procesi”, gjithë e dimë se flitet për imazhin e gjendjes njerëzore, dhe atë çfarë dua të them romani është vetjak për Kafkën. Në faqet e para të romanit, autori na mëson që njeriu jeton dhe dënohet, pastaj tenton ta gjej një zgjidhje, kjo vjen pa ndonjë befasi. “Te këto kontradikta shquhen shenjat e para të veprës absurde”, vazhdon Camus. Vet shpirti fillon ta konkretizoj tragjedinë e vet përbrenda.

Vepra tjetër “Kështjella” është  kërkim i shpirtit drejt paqes, sekreteve mbretërore.... Pastaj, vijon “Metamorfoza”, e cila fillon me shndërrimin e personazhit kryesor Gregori , në një  kandërr. Kjo është historia e një burri të ri i transformuar gjatë natës, duke u kthyer në një të mallkuar për familjen e tij, një i huaj në shtëpinë e vet. Vepra është e natyrshme dhe e jashtëzakonshme dhe qëllimi gjithnjë qe se si do ta kuptonim mirë Kafkën? Përmes së logjikshmes dhe së përditshmes. Heroi Zamza te “Metamorfoza”, një përfaqësues tregtar dhe aventura e tij e mërzitë në shndërrimin në krimb, ngaqë padroni i tij ndjehet i pakënaqur nga mungesa e tij. Edhe te “Kështjella” detajet e jetës së përditshme dalin në planë të parë, këtu asgjë nuk shkon deri në fund, çdo gjë nisë nga fillimi, esenca është e shpirtit në kërkim të paqes. Këto ngjyra i takojmë te çdo krijues i madh: problemi në veprim, tendenca e së përgjithshmes me të veçantën. Kurse te “Procesi” kryeheroi mund edhe të mos jetë Kafka, por është Kafka. “Është një evropian mesatar”, shkruan Camus. Por, ja është si gjithë të tjerët. Ose vepra e Kafkës është si një pishinë pa ujë. Është një gjithësi e papërshkrueshme, dhe njeriu i krijon vetes mundësi shumë torturuese të notojë pa ujë. P.sh “Procesi” është sukses i madh, aty asgjë nuk mungon, kemi dëshpërimin, mishin, gjakun, revoltën... Por, ‘Procesi”, paraqet një problem të cilin “Kështjella” në fund e zgjidh. I pari është shkencë pa përfundim, kurse i dyti fokusohet në shpjegim. “Procesi përcakton diagnozën, ndërsa Kështjella përfytyron një kurim”, shkruan Camus. Ilaçi që rekomandon Kafka prapë nuk të shëron. “Ai vetëm se e përfshin sëmundjen brenda jetës normale”, vazhdon Camus. Ose “Kështjella” ruan sekretin e ilaçit të panjohur sepse gjithnjë e duam atë që na shtyp, pastaj krijohet shpresa. Si kjo vepër të pakta janë të tjerat sepse kërkimi është drejt së përjetshmes. Personazhet e Kafkës lindin përfytyrime drejt gjendjes sonë. “Kështjella” sipas Camus-it nënshtrimin ndaj së përditshmes e shndërron në etikë. Në fund të këtij libri gjendet episodi Barnabesë. Rruga që bënë heroi i Kafkës nga Frida tek motrat Barnabe, qe e njëjta rrugë nga dashuria me besim të fortë ose lartësimin i absurdit. “Përpjekja e fundit.... është ta takojë Zotin”, shkruan Camus. Por, në anën tjetër Kafka në vepra përdorë shpresën. Në momentin kur Kafka flet për tragjiken, shpresa bëhet më provokuese. Kafka godet mirë shpresën dhe “Procesi” është shkruar për tu realizuar “Kështjella”.

Nëse të tjerët kanë thënë për Kafkën se në thelb dëgjohen dëshpërimet dhe mungon rrugëdalja e njeriut, Camus përfundimin  e dërgon në rishikim. Ai klithë: “Ka shpresë dhe shpresë”, por as ai nuk jep përfundim në këtë shpresë. Lexuesi jeton në premtim. Më mirë që te Kafka nuk mendohet optimizmi dhe dedikohet gjithçka për zemrat e vështira. Por, edhe Kafka si shumë autorë të tjerë në fund e përqafojnë Zotin. Këtu mund të flitet për pak shpresë dhe kjo shpresë vjen përmes servilitetit duke besuar në mbinatyrshmen. Pse Don Kishoti, Zarathusra janë krijime të mrekullueshme arti, kjo për shkak se përmasat i kanë tokësore dhe vijnë nga këto duar. “Në përfundim të procesit që Kafka i bën mbarë gjithësisë takojmë njeriun”, shkruan Camus. Në fund, kjo botë në thelb është e shfajësuar dhe çdo insekt ka të drejtë të shpresojë, ndonëse kështu e ëndërroj edhe Kafka. Atëherë, vepra mbetet një madhështi jo shumë e vërtetuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora