E shtune, 20.04.2024, 06:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Viron Kona

E diele, 29.05.2016, 01:00 PM


Sekreti i lavdisë

 

Ëndërron të bëhesh i famshëm?

Sekretin, a e di?

Qiriri bën  dritë,

duke djegur veten e tij.

 

Mollët apo shporta?

 

Nisa të heq nga shporta mollët e kalbura,

por ato kush e di pse s`kishin të mbaruar,

kur më në fund gjeta shkakun, u befasova,

s`e kishin fajin mollët, qe shporta e infektuar.

 

Alarm!

 

Gardhin e parkut kapërceu një dre,

i lirë me erën nisi të vrapojë,

në pyje, livadhe e...  shina treni,

... ekspresi i linjës,  s`mundi të frenojë.

 

U shkrua në gazeta, u komentua në televizione,

intervista pa reshtur, debate pa pushim,

dreri që aksidentalisht e shtypi treni,

për një populli të tërë u kthye në shqetësim. 1).

 

1).Subjekti i poezisë është frymëzuar nga një episod i ngjashëm në Suedi

 

Ullinjtë e vjetër

 

Enden nëpër shekuj,

  rrudhur, të heshtur,

çdo njëri prej tyre,

një legjendë e vjetër.

 

Dea e Butrintit

 

Kur hyjnesha Dea 1). u kthye në vendlindje,

portën Skea 2). hapi Butrinti me gjëmim,

gurët antikë në themele u drodhën nga malli,

statujat kthyen kokat, iu përkulën me nderim.

 

1).Perëndesha e Butrintit (Dea), kokë mermeri burri në një shtat gruaje 2,5 m të lartë, është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Vepra me vlera të rralla u  grabit dhe u dërgua në Itali. U rikthye në vitin 1981.

2).Porta u zbulua nga Misioni Arkeologjik Italian në vitet 20 dhe 30. Arkeologu që bëri gërmimet, Luixhi Maria Ugolini, e quajti porta Skea, si porta e madhe në Trojë, kopje të së cilës thuhej se e kishte parë Enea në Butrint.

 

Xhordano Bruno1).

 

Duke e djegur,

padashur e shndërruan në flakadan,

qielli e mori në kraharorin e tij,

yjet e vunë në ballë.

 

1). Xhordano Bruno (1548-1600): filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian. U dogj për së gjalli në turrën e druve nga Inkuizicioni në Romë në vitin 1600. Pikëpamjet e Brunos mbështeteshin në mënyrë të veçantë në teorinë heliocentrike të N. Kopernikut.Gjyqet” që bënte në Mesjetë inkuizicioni, ishin si “gjyqet” e xhihadistëve sot.

 

Vargjet që  shkrova për ty

 

Le të mbeten vargjet,

në bllokun tim të thjeshtë,

s`të kam falur për tradhtinë,

por bllokun s`mund ta hedh.

 

-Hidhe bllokun tej,-

më tha një ditë mendja.

-Mua, ç`do të më bësh?-

më pyeti qetësisht zemra.

 

Nëse e ke shkruar me zemër

 

Vogëlushja diku ngatërroi vjershat,

që sapo i kishte shkruar,

vente dhe vinte në dhoma,

i kërkonte  e nervozuar.

 

Mos u mërzit, o bij,

i tha nëna ëmbël,

nuk t`humbasin vjershat,

po t`i kesh shkruar me zemër.

 

Është jeta jonë

 

Është jeta jonë,

s`kemi pse  e shkelim,

s`ka  thënë kot “i pari”:

“Korrim çfarë mbjellim.”

 

Gri

 

Jashtë derës,

kishte mbërritur vjeshta,

punëtorët komunal pastronin rrugët,

nga gjethet e vyshkura, të zverdhura...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora